Refuzoi 7 herë Shqipërinë, Enea Mihaj: Nuk jam penduar, jam grek edhe shqiptar

Enea Mihaj, ishte padyshim emri që na surprizoi të gjithëve ne listën e bërë sot publike nga Panucci, për dy ndeshjet për Ligën e Kombeve, kundër Izraelit ( 7 shtator) dhe Skocisë (10 shtator).

Ai e ka refuzuar plot 7 herë Shqipërinë siç e pranon edhe vetë, por çfarë e bëri të ndryshonte mendim më në fund? A ndikoi fakti që Greqia nuk e grumbulloi atë? A është penduar që nuk zgjodhi që në fillim Shqipërinë?

Këto dhe të tjera pyetje, Enea Mihaj u është përgjigjur në një intervistë pët Telesport ku shpjegon arsyet pse zgjodhi më në fund të luajë me Shqipërinë dhe jo Greqinë.

Pse zgjodhët të pranonit ftesën e Shqipërisë tani, pasi më herët keni thënë se nuk jeni gati?

Zgjodha të pranoj ftesën e Shqipërisë, pasi më pëlqen Christian Panucci. Mënyra se si misteri është interesuar dhe më ka tentuar disa herë me radhë, pa u lodhur më bindi. Zgjodha të vij dhe t’i bashkohem kombëtares shqiptare. Një ndër arsyet kryesore ishte dhe trajneri ynë.

Çfarë ndryshoi? Mos vallë papritur e ndjetë veten shqiptar dhe filluat të ndjeni për flamurin, simbolet kuqezi?

Shiko, unë nuk mund t’i ndryshoj gjërat. Jam lindur dhe rritur në Greqi dhe natyrisht ndihem më shumë grek. Babai dhe nëna ime kanë lindur në Shqipëri dhe për këtë arsye jam dhe shqiptar, vendi i origjinës time. Jam grek dhe shqiptar. Njësoj si të përfaqësoj Greqinë dhe Shqipërinë, për mua me rëndësi ka të luaj futboll dhe të bëj më të mirën time.

A ndikoi në vendimin tuaj fakti se nuk morët ftesë nga Greqia?

Ndikoi mënyra se si këmbënguli Shqipëria për të më marrë. Kam marrë rreth 7 ftesa nga kombëtarja kuqezi dhe më kanë kërkuar me ngulm. Nuk është se pranova ftesën se nuk më ftoi Greqia, e pranova se u binda nga dëshira e mirë për të më pasur në ekip.

Jeni penduar që nuk zgjodhët më herët Shqipërinë?

Nuk mund ta them, pasi nuk isha 100 % i bindur për ta zgjedhur. E ke parasysh kur nuk je gati për të ikur në një ekip që nuk e do dhe as ekipi nuk të do ty? Nëse shkon nuk është mirë për asnjërën palë. E njëjta gjë dhe me ekipet kombëtare nuk isha gati dhe refuzova. E vështirë kur lindesh dhe rritesh me një kulturë tjetër, gjuhën nuk e di mirë, prandaj isha i pavendosur.

Tifozët e dinë situatën tënde, a keni ndonjë mesazh për t’i zbutur?

E di. Unë do të jap maksimumin në fushë për t’i zbutur ata. Dua të bëj maksimumin dhe të jap gjithçka kam për kombëtaren shqiptare. Me punën time do t’i fitoj dhe tifozët.

Çfarë objektivash keni me ekipin tonë kombëtar?

Para se të vija në kombëtare kam folur me disa njerëz në FSHF. Nuk dua t’i jap emrat. Doja të dija objektivat e Shqipërisë dhe unë jam bërë pjesë për të arritur objektivat e ekipit tonë./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8839,Camëri,116,Editorial,1936,Ekonomi,476,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1425,Iliridë,273,Kosovë,2543,Kulture,697,Luginë,58,Moti,2,Politik,1853,Reportazh,176,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,511,Video,549,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Refuzoi 7 herë Shqipërinë, Enea Mihaj: Nuk jam penduar, jam grek edhe shqiptar
Refuzoi 7 herë Shqipërinë, Enea Mihaj: Nuk jam penduar, jam grek edhe shqiptar
https://3.bp.blogspot.com/-z85v7ML7PDE/W4rb0uMkdZI/AAAAAAAAX9A/H0nHBz0fqccEkwzaWMI5D2xZCTp9iRtkQCLcBGAs/s640/Mihaj55-905x395.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-z85v7ML7PDE/W4rb0uMkdZI/AAAAAAAAX9A/H0nHBz0fqccEkwzaWMI5D2xZCTp9iRtkQCLcBGAs/s72-c/Mihaj55-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/refuzoi-7-here-shqiperine-enea-mihaj.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/refuzoi-7-here-shqiperine-enea-mihaj.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy