Salvini - Brukselit: Emigrantët do shkojnë në Shqipëri, doni apo s’doni ju

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini gjatë një tubimi partiak në Padova, u shpreh se pavarësisht kundërshtimeve të Bashkimit Europian, emigrantët do të shkojnë në Shqipëri.

Në 20 vitet e fundit jemi mësuar me faktin se emigrantët po vinin në Itali nga Shqipëria. Për herë të parë, pas 20 vjetësh, kemi arritur të dërgojmë disa emigrantë nga Italia në Shqipëri.

Por Europa thotë jo pasi ata duhet të shkojnë atje vetëm nëse duan. Në teori, këta njerëz po i largohen luftës por ne që i mirëpresim duhet t’i lëmë të zgjedhin edhe hotelin.

Nëse Shqipëria i mirëpret atëherë ne do t’i çojmë. Kaq! Nëse Brukseli është dakord, ne do ta bëjmë. Edhe nëse nuk është dakord, ne do ta bëjmë gjithsesi“, tha Matteo Salvini.

Disa ditë më parë, qeveria shqiptare iu përgjigj thirrjes së asaj italiane duke marrë 20 prej emigrantëve nga 150 të bllokuar në anijen ‘Diciotti’ në Catania.

Lajmi është përshëndetur nga autoritetet italiane dhe nga vetë Salvini, i cili u shpreh se qeveria shqiptare është treguar më e mirë se ajo franceze, së cilës sipas tij duhet t’i vijë turp. Përveç 20 emigrantëve që do të marrë Shqipëria, 25 do i marrë Irlanda, ndërsa pjesa tjetër e tyre do të strehohen nga kishat në Itali.

Pas lajmit se disa prej emigrantëve do të strehoheshin në Shqipëri, BE tha se emigrantët do të vijnë vetëm nëse emigrantët pranojnë, dhe jo me forcë. Kjo pasi Shqipëria nuk është pjesë e BE-së dhe nuk është as vendi i parë ku kanë zbarkuar emigrantët.

Për të dërguar emigrantët në Shqipëri, siç parashihet me marrëveshjen e arritur midis qeverisë së Romës dhe asaj të Tiranës, në rastin e personave të mbetur në anijen “Diciotti”, Italia duhet të marrë pëlqimin e vetë personave më përpara. Dërgimi i azilkërkuesit në një vend të tretë, pa e vlerësuar kërkesën për azil, përbën refuzim dhe nuk lejohet as nga BE dhe as nga e drejta ndërkombëtare“, tha zëdhënësja e Bashkimit Europian Natasha Bertaud./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7975,Camëri,108,Editorial,1712,Ekonomi,418,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1289,Iliridë,251,Kosovë,2377,Kulture,629,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,156,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,498,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Salvini - Brukselit: Emigrantët do shkojnë në Shqipëri, doni apo s’doni ju
Salvini - Brukselit: Emigrantët do shkojnë në Shqipëri, doni apo s’doni ju
https://2.bp.blogspot.com/-hW_Gb5zuVIQ/W4rLclvtTeI/AAAAAAAAX74/9P8HA5pdYX4_EY_IhUnIZb7fqNVB1dYdgCLcBGAs/s640/salvini3-1244560-905x395.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-hW_Gb5zuVIQ/W4rLclvtTeI/AAAAAAAAX74/9P8HA5pdYX4_EY_IhUnIZb7fqNVB1dYdgCLcBGAs/s72-c/salvini3-1244560-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/salvini-brukselit-emigrantet-do-shkojne.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/salvini-brukselit-emigrantet-do-shkojne.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy