Serbi-Kosovë, “betejë” edhe për ujin

I konsideruar si një nga pasuritë e Kosovës, liqeni i Ujmanit apo Gazivodës, furnizon me ujë më shumë se gjysmën e saj, e jo më kot është shndërruar në njërën prej pikave të nxehta të bisedimeve Prishtinë-Beograd.

Një pjesë e liqenit artificial të ndërtuar në vitet ‘80, shtrihet në Serbi, por serbët e kanë kërkuar gjithmonë edhe pjesën e Kosovës, që është më e madhja, megjithëse ish-funksionarë të lartë të kohës së komunizmit, këmbëngulin se Beogradi nuk ka bërë asnjë investim atje, por gjithçka është realizuar me fonde te buxhetit të Kosovës, e cila kishte asokohe autonomi nga ish-Jugosllavia.

Nga ky buxhet, sipas këtyre zërave, janë paguar edhe tokat e shpronësuara që gjenden në territorin serb.

Saktësisht, liqeni i Ujmanit shtrihet në veri-perëndim të vendit, në Komunën me shumice serbe të Zubin Potokut.

Ai është praktikisht më i madhi në vend, me sipërfaqe prej 11.9 kilometra katrorë dhe 370 milionë kub ujë. Hidrocentrali i tij prodhon 35 megaëatt për orë energji elektrike, ndërsa kanali Ibër Lepenc është 49 kilometra i gjatë.

Uji nga ky liqen artificial përdoret për ftohje të termocentraleve në Obiliq, për furnizim me ujë për disa komuna si dhe për ujitje në disa rajone të Kosovës.

Në rast thatësire të madhe si e vitit 2014, uji i Ujmanit është përdorur edhe për mbushjen e dy liqeneve pranë Prishtinës, Batllavës dhe Badovcit.

Shumë e konsiderojnë liqenin e përfunduar sot në qendër të vëmendjes si pasurinë më të madhe të Kosovës. Vetëm 8 orë mund të punojë Korporata Energjetike e Kosovës pa ujin që merr nga Ujmani, thuhet në shtypin vendas.

Në rast të ndërprerjes së ujit që shërben për sistemet e ftohjes dhe avullimit në termocentralet elektrike, Kosova mund të përballej me një kolaps energjetik./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8009,Camëri,109,Editorial,1724,Ekonomi,424,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1295,Iliridë,251,Kosovë,2382,Kulture,632,Luginë,49,Moti,2,Politik,1780,Reportazh,157,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,494,Video,499,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Serbi-Kosovë, “betejë” edhe për ujin
Serbi-Kosovë, “betejë” edhe për ujin
https://3.bp.blogspot.com/-rrzfJCmkk0s/W5VBeWxj61I/AAAAAAAAYJ0/fM32UmcAtpkkrHal28HfkLyZY8deFQ5xwCLcBGAs/s640/Liqeni-i-Ujmanit-905x395.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-rrzfJCmkk0s/W5VBeWxj61I/AAAAAAAAYJ0/fM32UmcAtpkkrHal28HfkLyZY8deFQ5xwCLcBGAs/s72-c/Liqeni-i-Ujmanit-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/serbi-kosove-beteje-edhe-per-ujin.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/serbi-kosove-beteje-edhe-per-ujin.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy