Shifrat e punësimit/ Njihuni me qytetet më ‘punëtore’ dhe më ‘dembele’ të Shqipërisë

Teksa në qytetin e Dibrës dhe Korçës, forca e punës është drejt shterimit, në Qarkun e Vlorës papunësia është gati sa dyfishi i mesatares kombëtare dhe Tirana e ka papunësinë 4.2 pikë përqindje më të lartë se mesatarja kombëtare.

Sipas të dhënave të INSTAT, papunësia në qarqet e Korçës dhe Dibrës ishte respektivisht, 5.1 dhe 5.3% në tremujorin e dytë, me rënie të theksuar si nga tremujori i parë dhe nga viti i kaluar. Zhvillimet në punësim në dy qarqet duket se e kanë materializuar edhe perceptimin se popullsia e këtyre vendeve është e lidhur pas punës. Këto dy qarqe kanë pasuar edhe rritje PBB-së mbi mesataren e vendit pas krizës ekonomike 2008.

Si në Korçë dhe në Dibër, punëdhënësi më i madh është sektori i bujqësisë. Në Dibër, 59.5% të të punësuarve numërohen në bujqësi, ndërsa në Korçë 54.4% e të punësuarve janë në sektorin bujqësor.

Por në të kundërt, Vlora, Lezha, Tirana dhe Durrësi kanë një papunësi më të lartë se mesatarja e Republikës. Në Vlorë, papunësia në tremujorin e dytë ishte 23.3% ose 11.1 pikë përqindje më i lartë se treguesi në rang vendi. Në qytet e Vlorës dhe Durrësit, ofruesi i punësimit në rreth 50% është sektori i shërbimeve. Duke qenë se puna në këtë sektor është sezonale, papunësia në tremujor të caktuar është më e lartë se në qarqet e tjera të vendit.

Por gjithashtu Tirana vuan nga papunësia e lartë edhe pse rreth 60% e aktiviteteve ekonomike janë të përqendruara në këtë qark. Papunësia në Tiranë shënoi 16.6% në tremujorin e dytë të këtij viti, teksa Tirana dhe Lezha ishin të vetmet qarqe në rang vendi ku papunësia u rrit në tremujorin e dytë, teksa në të gjitha qarqet e tjera treguesi shënoi ulje.

Në terma vjetorë, rritja e punësimit sipas sektorëve kryesorë të ekonomisë është: 7,1% në sektorin e industrisë, 3,4% në sektorin e shërbimeve dhe 1,2% në sektorin e bujqësisë.

Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, në tremujorin e dytë 2018, punësimi për popullsinë 15 vjeç e lart pësoi një rritje prej 0,1%. Punësimi shënoi rritje në sektorin e shërbimeve me 0,3% dhe në sektorin e industrisë me 0,1%, ndërsa sektori bujqësor mbetet në të njëjtin nivel./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7975,Camëri,108,Editorial,1712,Ekonomi,418,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1289,Iliridë,251,Kosovë,2377,Kulture,629,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,156,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,498,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Shifrat e punësimit/ Njihuni me qytetet më ‘punëtore’ dhe më ‘dembele’ të Shqipërisë
Shifrat e punësimit/ Njihuni me qytetet më ‘punëtore’ dhe më ‘dembele’ të Shqipërisë
https://4.bp.blogspot.com/-jg1By0LrIUk/W5qhwp9lZYI/AAAAAAAAYZM/baSlueWoPZsEON6j-MsA7xrCp0WbMI_mACLcBGAs/s640/punetor1.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-jg1By0LrIUk/W5qhwp9lZYI/AAAAAAAAYZM/baSlueWoPZsEON6j-MsA7xrCp0WbMI_mACLcBGAs/s72-c/punetor1.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/shifrat-e-punesimit-njihuni-me-qytetet.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/shifrat-e-punesimit-njihuni-me-qytetet.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy