SHIFRAT/ Shtohen overdozat: 8 mijë përdorues të rregullt të drogës në Shqipëri, mungojnë ilaçet

Në Shqipëri mendohet se 7 deri në 8 mijë persona janë përdorues të rregullt droge. Por, megjithëse një numër relativisht i lartë, kësaj kategorie u ofrohen shumë pak shërbime nga shteti.

Si të mos mjaftonte kjo, edhe disa qendra me donacione të huaja janë mbyllur, ndërsa të tjerat që funksionojnë nuk mund tu përgjigjen të gjitha kërkesave.

Pak ditë më parë, revista prestigjioze “The Economist” e rankoi Shqipërinë si vendin e parë në botë për konsumin e kokainës në raport me popullsinë. Raporti shkruan se 2.4% e popullsisë janë përdorues kokaine. Organizmat që punojnë kundër përdorimit të lëndëve narkotike thonë se ka një rritje të përdoruesve.

Genci Muçollari, i shoqatës “Aksion Plus”, thotë: “Nga kontaktet që kemi me mjekët e toksikologjisë, na thonë se janë rritur rastet që paraqiten me përdorim kokaine”.

Gjithashtu, raportohet se është rritur edhe numri i vdekjeve nga overdoza: “Deri dje nuk kishte të dhëna për overdozat, mendohet se ishin 4-5 në vit, ndërsa aktualisht numri ka shkuar nga 10-12 në vit”.

Por, në Shqipëri mungon edhe medikanemti Naloxone, që mund të shpëtojë jetën e një përdoruesi droge që kalon në overdozë: “Mungon totalisht, edhe kur një person shkon në urgjencë me overdozë, ky preparat nuk i jepet. Mund të marrë një ndihmë tjetër, por praktikisht ai është i vdekur”.

Tirana, Fieri, Vlora, Berati dhe Shkodra janë qytetet kryesore ku janë evidentuar përdoruesit e rregullt të drogës.(tch)/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8839,Camëri,116,Editorial,1936,Ekonomi,476,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1425,Iliridë,273,Kosovë,2543,Kulture,697,Luginë,58,Moti,2,Politik,1853,Reportazh,176,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,511,Video,549,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: SHIFRAT/ Shtohen overdozat: 8 mijë përdorues të rregullt të drogës në Shqipëri, mungojnë ilaçet
SHIFRAT/ Shtohen overdozat: 8 mijë përdorues të rregullt të drogës në Shqipëri, mungojnë ilaçet
https://2.bp.blogspot.com/-YMkavxND3is/W4q4ElAKsVI/AAAAAAAAX64/7QQ4NMRo2E4C-4_EO6V5vWmVBImWvxjXQCLcBGAs/s640/kokaine-400x219.jpeg
https://2.bp.blogspot.com/-YMkavxND3is/W4q4ElAKsVI/AAAAAAAAX64/7QQ4NMRo2E4C-4_EO6V5vWmVBImWvxjXQCLcBGAs/s72-c/kokaine-400x219.jpeg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/shifrat-shtohen-overdozat-8-mije.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/shifrat-shtohen-overdozat-8-mije.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy