Shkodra, një histori bandash: Përplasjet, vrasjet dhe lidhjet politike të familjeve mafioze

Shkodra ka njohur ditë të këqija me luftën mes bandave, që në këtë qytet veprojnë në bazë fisnore dhe kanunore.

Vrasjet për hakmarrje, gjakmarrje dhe larje hesapesh, janë lehtësisht të lidhshme edhe me aktivitetet kriminale, ku më e zakonshmja është gjobëvënia. Pak kohë më parë, një grup personash u kap si pjesë e një organizate kriminale që u vendoste gjoba tregtarëve të vegjël.

Tregtarët e frikësuar në atë kohë dolën në rresht të tregonin se paratë i jepnin me dëshirë.

Në qytetin verilindor kishte ndodhur një prishje e balancave. Familjet që dikur kontrollonin periferitë, ruanin distancë mes tyre, por ndërsa nisën të pranonin emisarë të politikës, nisi përçarja dhe vrasjet. Në zgjedhjet e vitit 2013, pothuajse të gjitha bandat e kishin nga një protektor politik, por në zgjedhjet e vitit 2015 nisën të lëkunden balancat, për tu prishur fare në zgjedhjet e vitit 2017.

Mëritë në Shkodër kthehen shpejt në përplasje me armë e vrasje dhe kjo ndodhi. Më 13 janar, ndaj Lulzim Kullës u bë atentat me eksploziv. 42-vjeçari me precedentë penalë ka lidhje familjare me një nga familjet e njohura që kontrollojnë gjobëvënien e biznesit. Shënjestra shpëtoi, por arrestohet më vonë ndërsa po ikte në Greqi.

Pak muaj më vonë, vritet me armë zjarri Mehdi Kavaja, pronari i një servisi të automjeteve. Ai u qëllua me plumb në kokë në banesën e tij, por asnjë autor dhe motiv nuk u zbulua.

Në 15 korrik u ekzekutuan me armë zjarri në makinë çifti Boran Bërcana dhe Silvi Ndoci. Ish-polici ishte dyshuar për lidhje kriminale me një prej familjeve, emrin e të cilës së fundmi opozita e përmend si të lidhur ngushtësisht me eksponentë të së majtës.

Në 10 gusht vritet në atentat 53-vjeçari Fatbardh Lici ndërsa ndodhej në lagjen e tij. Ai ka qenë i dyshuar se në vitin 2011 ka qenë i përfshirë në vrasjen e Astrit Kurmemajt, i dënuar me 25 vite burg për disa vrasje ndaj një tjetër familjeje në Shkodër. Fatbardh Lici ka lidhje familjare me Lulzim Kullën.

Që prej datës 23 gusht janë zhdukur dy persona në Shkodër, daja dhe nipi i tij, Agron Mollaj dhe Gëzim Hysa. Vrasja e fundit, ajo e 30-vjeçarit Arjan Verracaku, mendohet se ka lidhje me serinë e ngjarjeve nga përplasja e dy familjeve me emër në Shkodër.

Një pistë është se shënjestra e vërtetë mund të ketë qenë një nga shoqëruesit e biznesmenit. Policia pas kësaj bëri kontroll dhe shoqëroi 30 persona, mes tyre edhe një 16-vjeçar në familjen Lici. Babai i tij, një këshilltar bashkiak, kryetar i një partie të vogël, aleate me PD-në, nga ngujimi tha se pushteti ndihmon bandat. Ai bëri edhe një premtim: “Jemi nën kontrollin e familjes, jemi nën disiplinën e familjes dhe do të qëndrojmë këtu sepse e kuptojmë që ky shtet ka vendosur që të luftojë me familjen Lici”.

Në Shkodër qytetarët janë të shqetësuar, por mundohen që të qëndrojnë larg asaj që po ndodh.

“Nuk ka siguri, po vriten njerëzit përditë. Kur nuk ka shtet, nuk ka as rend”, thonë qytetarët.

Që nga janari i këtij viti, në Shkodër kanë ndodhur disa vrasje të cilat nuk janë zbardhur. Ngjarje të rënda kriminale të cilat, sipas banorëve të frikësuar, kanë ndodhur për shkak të përplasjes së familjeve që kanë marrë karakter mafioz.

Stili i punës së tyre janë gjobëvënia, zhvatja, por edhe trafiqet. Për opozitën, ngjarjet kanë sfond politik, por këtu në Shkodër të gjithë e dinë dhe e thonë nën zë se këto familje kanë lidhje të forta politike.

Dikur punonin bashkë, pa hyrë në territorin e njëri-tjetrit, por tani duket se politika ka prishur balancat dhe ajo që po ndodh në Shkodër i ngjan shumë Palermos apo Napolit të viteve ‘70. Forca e shtetit nuk po ndihet, ndërsa të fortët kanë kthyer në fortesa lagjet periferike të këtij qyteti që sot më shumë se kurrë ndjen presionin e krimit të organizuar.(TCH)/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8763,Camëri,115,Editorial,1916,Ekonomi,470,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1410,Iliridë,270,Kosovë,2534,Kulture,691,Luginë,58,Moti,2,Politik,1850,Reportazh,175,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,505,Video,546,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Shkodra, një histori bandash: Përplasjet, vrasjet dhe lidhjet politike të familjeve mafioze
Shkodra, një histori bandash: Përplasjet, vrasjet dhe lidhjet politike të familjeve mafioze
https://2.bp.blogspot.com/-CKWB3w4YBcw/W421Bibn2QI/AAAAAAAAYCI/kJN1ffhjk1MHRUI3up3jSSgGbGPcLRUIACLcBGAs/s640/shkodra-768x432.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-CKWB3w4YBcw/W421Bibn2QI/AAAAAAAAYCI/kJN1ffhjk1MHRUI3up3jSSgGbGPcLRUIACLcBGAs/s72-c/shkodra-768x432.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/shkodra-nje-histori-bandash-perplasjet.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/shkodra-nje-histori-bandash-perplasjet.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy