Shkollimi, një raport i KE-së na nxjerr si më “dembelët” në Europë

Shqipëria është vendi me më pak ditë shkolle në Europë, në ciklin e detyrueshëm të shkollimit, pra në atë 9—vjeçar dhe në gjimnaze.

Këtë e thotë Komisioni Europian në një raport të posaçëm për edukimin në ciklin primar dhe atë dytësor në Europë, me titull: “Organizimi i kohës së shkollës në Europë”, raporton Scan.

Sipas Brukselit, Shqipëria është kështu vendi me numrin më të ulët të ditëve të shkollës në Europë, vetëm 156 të tilla, pra edhe më pak se gjysma e vitit.

Kjo do të thotë se, nxënësit në Shqipëri janë të detyruar të frekuentojnë shkollën në vetëm 42.7% të ditëve të vitit.

Mesatarja e vendeve të Europës varion nga 170 deri në 190 ditë, ndërkohë që në kontinentin e vjetër rekordin për më shumë ditë shkolle e mban Danimarka, që është edhe një prej vendeve më të zhvilluara, jo vetëm të Europës por edhe të globit.

Në Danimarkë nxënësit shkojnë në shkollë 200 ditë të vitit. Për të pasur një ide më të qartë të dembelizmit të shqiptarëve në drejtim të arsimit, mjafton të shohim këtë grafik, ku Shqipëria dallon qartë nga të gjitha vendet e tjera të Europës, e madje edhe nga fqinjët rajonalë.

Kjo vjen kryesisht si pasojë e pushimeve të tejzgjatura verore, më shumë se 11 javë në vendin tonë.

E madje, edhe për këtë mbajmë rekord në Europë, siç e tregon edhe harta.

Një tjetër arsye është edhe numri i lartë i festave gjatë vitit shkollor.

Pas raportimeve se 90% e shqiptarëve nuk kanë lexuar asnjë libër gjatë vitit të shkuar, një tjetër rekord negativ hedh kështu baltë mbi shoqërinë shqiptare, duke qenë se arsimi është guri i parë drejt mirëqenies, zhvillimit shoqëror dhe një të ardhmeje më të mirë./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8009,Camëri,109,Editorial,1724,Ekonomi,424,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1295,Iliridë,251,Kosovë,2382,Kulture,632,Luginë,49,Moti,2,Politik,1780,Reportazh,157,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,494,Video,499,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Shkollimi, një raport i KE-së na nxjerr si më “dembelët” në Europë
Shkollimi, një raport i KE-së na nxjerr si më “dembelët” në Europë
https://3.bp.blogspot.com/-e9skW37k-Bw/W5fzt1pGPiI/AAAAAAAAYQY/cHuHfb68XpgLGDVtlkAG_sVpKXGuBGPrgCLcBGAs/s640/HARTA-PLUS-K-765x383-905x395.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-e9skW37k-Bw/W5fzt1pGPiI/AAAAAAAAYQY/cHuHfb68XpgLGDVtlkAG_sVpKXGuBGPrgCLcBGAs/s72-c/HARTA-PLUS-K-765x383-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/shkollimi-nje-raport-i-ke-se-na-nxjerr.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/shkollimi-nje-raport-i-ke-se-na-nxjerr.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy