Shqipja mësohet në shumë universitete të botës

Gjuha shqipe mësohet në shumë universitete të botës, diku si lëndë zgjedhore në kuadër të gjuhëve ballkanike, e në disa universitete janë katedrat e veçanta të gjuhës shqipe.

Vendi që ka më shumë katedra të gjuhës shqipe është Italia, aty ku janë arbëreshët. Ndërkohë, gjuha shqipe përveç që mësohet si gjuhë, ajo mësohet edhe në aspektin akademik, që u shërben studiuesve të huaj për hulumtime shkencore, historike e kulturore.

Gjuha dhe kultura e shqiptarëve, ka tërhequr prej kohësh vëmendjen e studiuesve të huaj dhe shqiptarë që në shekullin XVIII dhe më parë. Gjuha shqipe mësohet dhe studiohet në disa universitete dhe qendra albanologjike në botë. Dekanja e Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, Lindita Rugova, tha për Radio Kosovën se shumë universitete të njohura në Itali kanë katedra të gjuhës shqipe si dhe degë të vogla në kuadër të gjuhëve ballkanike.

“Katedra më e vjetër e gjuhës shqipe është ajo e Universitetit “Lorientale” në Napoli, pastaj në Kalabri në Kozencë, në Sicili, në Palermo, në Lece, në Romë, në Venecia. Pra, shumë universitete të Italisë kanë një degë të vogël, një katedër shpeshherë në kuadër të gjuhëve ballkanike, por këto që përmenda janë katedra më vete”, tha ajo.

Dekanja Rugova, tha se në vendet e rajonit janë të hapura katedrat, që në kuadër të tyre mësohet dhe studiohet gjuha shqipe. Në universitetet evropiane gjithashtu, studiohet në SHBA, Rusi e më gjerë. Studiuesi bullgar Anton Pançev, pedagog në Universitetin e Sofjes në degën e Ballkanologjisë, thotë për Radio Kosovën se çdo vit pranohen nga 15 studentë që duan të studiojnë gjuhën shqipe.

“Studentët tanë i përdorin këto mundësi, të zhvillojnë studimet e tyre. Në doktoratë kemi disa doktorantë shumë të suksesshëm në fushën e shqipes, qoftë në letërsi, qoftë në gjuhësi. Mësimi i shqipes në Bullgari ka tradita të vjetra, ka 60 vjet tani. Studentët tanë vazhdojnë të kenë sukses jo vetëm në mësimin e shqipes, por edhe në rileximin profesional”, tha ai.

Gjuha shqipe përveç që mësohet si gjuhë, ajo mësohet edhe në aspektin akademik, që u shërben studiuesve të huaj për hulumtime shkencore, historike e kulturore. Universiteti i Prishtinës bashkëpunon ngushtë me universitetet botërore, që brenda tyre kanë programe dhe kurse për gjuhën shqipe. Pedagogët e studiuesit e gjuhës shqipe në ato universitete, shkëmbejnë studimet e hulumtimet e tyre me universitetet shqiptare në Prishtinë e Tiranë./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8812,Camëri,115,Editorial,1928,Ekonomi,474,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1424,Iliridë,271,Kosovë,2539,Kulture,696,Luginë,58,Moti,2,Politik,1852,Reportazh,176,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,508,Video,548,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Shqipja mësohet në shumë universitete të botës
Shqipja mësohet në shumë universitete të botës
https://1.bp.blogspot.com/-o4NbZH6ml9g/W5gJEXgbJhI/AAAAAAAAYR0/iHRE6lqxCu81t08CWlLR1La9YkCRcrDNACLcBGAs/s640/Screenshot_87-640x407.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-o4NbZH6ml9g/W5gJEXgbJhI/AAAAAAAAYR0/iHRE6lqxCu81t08CWlLR1La9YkCRcrDNACLcBGAs/s72-c/Screenshot_87-640x407.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/shqipja-mesohet-ne-shume-universitete.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/shqipja-mesohet-ne-shume-universitete.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy