“Shqiptarë, rrini të qetë! Kosova ka ende burra!”

Vizita e presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Mitrovicë është pritur me protesta të shumta nga shqiptarët e Kosovës.

Kliko per me shume info
Mjaft e tensionuar ka qenë kjo vizitë e presidentit serb në Kosovë, e zhvilluar në kuadër të çështjes së kufijve Kosovë-Serbi.

Reagime të shumta ka patur nga figura të njohura të politikës shqiptare në lidhje me këtë event.

Avokati Spartak Ngjela, ka qenë një prej tyre që ka reaguar me anë të një shkrimi.

E PLOTË NGA SPARTAK NGJELA

Vuçiç nuk u lejua të shkojë në Drenicë. Ai donte të fyente luftën çlirimtare të Kosovës.

Por burrat kosovarë i treguan vendin. Ata i thanë: “Zoti Vuçiç, Adem Jashari është ende gjallë, kurse këta shqiptarë, që të perjargen ty, janë pilivesa…”

Angela Merkel në Shkup, me fjalën e saj, e shkatërroi përfundimisht planin ogurzi të ndarjes së Kosovës.

Esadistët në Tiranë dhe në Prishtinë, sigurisht që janë në hall të madh, se menduan që me ndarjen e Kosovës të krijonin shpërbërjen e dy shteteve shqiptarë me destabilizim.

“S’ka ndarje!” – tha shefja e madhe e Europës.

“FJALA e saj është ligj”, tha Vuçiç nga liqeni i Kosovës, por me zë të drobitur.

Vuçiç nga Mitrovica merr në telefon Erdoganin në Stamboll.

E dini cili është nënteksti i kësaj bisede?

“Rexhep, po na i marrin shqiptarët të gjitha tokat e tyre që ju na i dhatë që nga viti 1878 e deri në vitin 1913”.

Po cila mund të jetë ndihma që do t’i japë Erdogani?

Kuptohet: mbështetjen e Ramës dhe të Thaçit.

Po kush i pyet këta në Shqipëri!

Po të shohim tani dhe diçka: si do të precipitojnë ngjarjet?

Sigurisht në favor të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Në Selanik ka trazira për emrin e ri të Maqedonisë, kurse politika shqiptare në Shkup është memece. Se është e korruptuar.

Blejini! Thosh kryeministri serb për krerët e shqiptarëve, në fillim të shekullit të XX-të. Dhe i blenë.

Por ajo që bie negativisht sot në sy, është fakti që emigracioni shqiptar në Perëndim edhe pse i ka sytë nga Shqipëria dhe nga Kosova, nuk është aktiv. Sot në emigracionin shqiptar në Perëndim ka njerëz me vlerë, po nuk janë aktivë. Sepse siç duket nuk e kanë të qartë se çfarë po ndodh.

Duhet të imitojnë shqiptarët e mëdhenj të Rilindjes Kombëtare që krijuan shoqata dhe komitete në Europë, në Amerikë, madje edhe në Egjipt, dhe e shpëtuan Shqipërinë nga likuidimi tërësor.

Sot është e njëjta situatë si atëherë, sepse prapë janë bërë bashkë Moska, Beogradi dhe Stambolli për të shpërbërë Shqipërinë.

Këta po i tremb shumë bota shqiptate në Ballkanin Perëndimor, dhe janë hedhur në sulm me esadistët në Tiranë dhe në Prishtinë, kundër bashkimit shqiptar.

Por dita e sotme ishte një fakt i ri për ringritjen e historisë së shqipërisë, e cila ka filluar në vitin 1999, dhe duhet të shkojë deri në albanizmin real të Ballkanit Perëndimor.

Dhe do të shkojë./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8763,Camëri,115,Editorial,1916,Ekonomi,470,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1410,Iliridë,270,Kosovë,2534,Kulture,691,Luginë,58,Moti,2,Politik,1850,Reportazh,175,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,505,Video,546,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “Shqiptarë, rrini të qetë! Kosova ka ende burra!”
“Shqiptarë, rrini të qetë! Kosova ka ende burra!”
https://1.bp.blogspot.com/-w173V6yvmTI/W5VcH-RYMhI/AAAAAAAAYLc/jK0l3w2lwRQwYRUb7wyrymK7zstwbuFkwCLcBGAs/s640/37abc387f1cdd9013ce5287c777fcea6_L.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-w173V6yvmTI/W5VcH-RYMhI/AAAAAAAAYLc/jK0l3w2lwRQwYRUb7wyrymK7zstwbuFkwCLcBGAs/s72-c/37abc387f1cdd9013ce5287c777fcea6_L.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/shqiptare-rrini-te-qete-kosova-ka-ende.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/shqiptare-rrini-te-qete-kosova-ka-ende.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy