"Shqiptarët i thanë 'stop' provokimit të Vuçiçit. Serbisë i intereson vetëm veriu"

Sociologu Fadil Maloku është shprehur për Ora News se reagimi i banorëve të Drenicës, të cilët nuk i lejuan vizitën presidentit serb në fshatin Banjë, ishte mëse i kuptueshëm.

Sipas tij, fshati Banjë është një nga zonat që ka pësuar dëme të panumërta nga pushtuesit serb në kohën e luftës, dhe vizita e Aleksandër Vuçiçit në të nuk mund të përkthehej ndryshe veçse si provokim.

“Ishte një provokim i rëndë, i thellë që i bëri demokracisë dhe proceseve të tjera që janë në evoluim. Reagimi është i natyrshëm dhe i kuptueshëm, për shkak se pjesa e Drenicës ku synonte ta finalizonte provokimin e tij Vuçiç është një zonë që më së shumti ka pësuar dëme, dhunë dhe masakra. Përshëndes reagimin e këtyre burrave që i thanë stop provokimit të presidentit Vuçiç”, është shprehur sociologu.

Lidhur me deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, se ushtria është e gatshme të ndërhyjë nëse kërkohet nga Vuçiç, Maloku ka dhënë këtë koment:

“Nuk e shoh si kërcënim. Në Kosovë janë forcat e NATO-s akoma. Është policia jonë. Ishte sërish provokim, serbët janë të prirur për të tilla provokime. Ata e kanë fituar raundin diplomatik se ne u treguam mikpritës që të lejojmë presidentin serb të vizitojë Kosovën, por doli që axhenda e Vuçiç ishte tjetër, jo e një kortezie diplomatike.

Përfundimisht Serbia me vizitën e sotme të Vuçiç tregoi se nuk është e interesuar për demokraci, por për territorin e pjesës veriore ku janë katër komuna me shumicë serbe.”/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7975,Camëri,108,Editorial,1712,Ekonomi,418,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1289,Iliridë,251,Kosovë,2377,Kulture,629,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,156,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,498,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: "Shqiptarët i thanë 'stop' provokimit të Vuçiçit. Serbisë i intereson vetëm veriu"
"Shqiptarët i thanë 'stop' provokimit të Vuçiçit. Serbisë i intereson vetëm veriu"
https://4.bp.blogspot.com/-bxyWQiA0vSw/W5aTWyGD-fI/AAAAAAAAYOA/l8Abzo8807co6_mt0xACTKz2CS1dwj37wCLcBGAs/s640/Screenshot_29-640x437.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-bxyWQiA0vSw/W5aTWyGD-fI/AAAAAAAAYOA/l8Abzo8807co6_mt0xACTKz2CS1dwj37wCLcBGAs/s72-c/Screenshot_29-640x437.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/shqiptaret-i-thane-stop-provokimit-te.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/shqiptaret-i-thane-stop-provokimit-te.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy