Shqiptarët të parët në Europë që nuk shkojnë për vizitë tek mjeku: Kush ka më pak të ardhura, lë shëndetin të fundit

“Të kemi shëndetin!”, mesa duket është vetëm një shprehje për shqiptarët. 41% e tyre kanë shtyrë vizitën ose nuk kanë shkuar fare te mjeku për të kursyer, përqindja më e lartë në të gjithë Europën.

Situata është më keq për sa i përket kujdesit ndaj dhëmbëve, gjysma e të anketuarve në Shqipëri janë përgjigjur se nuk kanë shkuar fare ose kanë vonuar një vizitë te dentisti. Të dhënat janë publikuar në Anketën e Cilësisë së Jetës të kryer nga Komisioni Europian.

Edhe në raport me vendet e tjera fqinje, të cilat janë kandidate për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian, diferenca është e lartë. Pas Shqipërisë, të anketuarit në Maqedoni dhe në Mal të Zi të cilët nuk kanë shkuar te doktori për të kursyer janë 25% e të pyeturve. Ndërsa në Serbi, 22% e të pyeturve kanë deklaruar se nuk kanë shkuar te mjeku për të kursyer. Ndër vendet kandidate, Turqia ka përqindjen më të ulët, ku 19% e të pyeturve kanë pohuar.

Kush ka më pak të ardhura, lë shëndetin të fundit

Thonë se para shëndetit, paraja nuk ka rëndësi. Megjithatë 70% e individëve me të ardhura të ulëta në Shqipëri heqin dorë nga vizitat nga mjeku për të kursyer. Në Anketën e Cilësisë së Jetës, të anketuarit janë grupuar në katër kategori (nga 1 në 4) referuar të ardhurave të tyre, ku Grupi 1 janë individët me të ardhura më të ulëta dhe grupi 4, individët me të ardhura më të larta.

Në vendet e e rajonit, përqindja e individëve më të ardhura të ulëta që nuk kanë shkuar te mjeku për të kursyer është shumë më e ulët, ndërsa në Malin e Zi, përqindja është edhe më e ulët se sa tek individët me të ardhura të larta.

Sipas Anketës së Cilësisë së jetës, vetëm 12% e individëve me të ardhura të ulëta në Malin e Zi nuk kanë shkuar te mjeku për të kursyer para. Në Maqedoni, vetëm 34% e të pyeturve e grupit me të ardhura më të ulëta deklaruan se nuk shkuan te mjeku për të kursyer, 39% në Serbi dhe 29 në Turqi.

Ndërsa për sa i përket individëve që i përkasin grupit të katër të të ardhurave, Shqipëria ka përqindjen më të ulët. Vetëm 12 për qind e individëve me të ardhura të larta nuk shkuan te mjeku për të kursyer. Në vendet e tjera kandidate për tu anëtarësuar në BE, përqindja e individëve më të ardhura të larta që nuk shkuan te mjeku për të kursyer para varjon nga 20-25%.(monitor)/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8763,Camëri,115,Editorial,1916,Ekonomi,470,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1410,Iliridë,270,Kosovë,2534,Kulture,691,Luginë,58,Moti,2,Politik,1850,Reportazh,175,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,505,Video,546,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Shqiptarët të parët në Europë që nuk shkojnë për vizitë tek mjeku: Kush ka më pak të ardhura, lë shëndetin të fundit
Shqiptarët të parët në Europë që nuk shkojnë për vizitë tek mjeku: Kush ka më pak të ardhura, lë shëndetin të fundit
Shqiptarët të parët në Europë që nuk shkojnë për vizitë tek mjeku: Kush ka më pak të ardhura, lë shëndetin të fundit
https://1.bp.blogspot.com/-65n4kroNAbk/W4q48ykbBYI/AAAAAAAAX7E/7-HCe9ecIf4gqSyGbumSi3tOCQs0JLSTwCLcBGAs/s640/shendetesi.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-65n4kroNAbk/W4q48ykbBYI/AAAAAAAAX7E/7-HCe9ecIf4gqSyGbumSi3tOCQs0JLSTwCLcBGAs/s72-c/shendetesi.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/shqiptaret-te-paret-ne-europe-qe-nuk.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/shqiptaret-te-paret-ne-europe-qe-nuk.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy