Si do të vijnë 20 refugjatët në Shqipëri? Ja çfarë thotë Ministria italiane

Shqipëria e Irlanda ishin dy vendet e para që u shprehën të gatshme për të pranuar disa nga emigrantët e anijes së rojes bregdetare italiane “Diciottti”, e cila për disa ditë rresht lundroi në ujërat e detit Mesdhe në pritje të një porti për t’u zbarkuar.

Pyetjes se si do të gjejë konkretisht zbatim procesi i transferimit të 20 emigrantëve eritreas në Shqipëri, i është përgjigjur dokumenti i qeverisë italiane, i cili është siguruar nga Ora News.

Sipas këtij dokumenti, Ministria e Brendshme italiane ka prezantuar draftin mbi këtë çështje në Komisionin e Ligjeve të Parlamentit italian.

Nënsekretari i shtetit në Ministrinë e Brendshme, Luigi Gaetti, thekson në këtë dokument se sipas referimit të Ambasadës italiane në Tiranë, organizimi i transferimit të 20 emigrantëve afrikanë në Shqipëri i është besuar zëvendës/ministres së Brendshme Rovena Voda, e cila në koordinim me Organizatën Botërore të Emigrantëve UNHCR janë duke përgatitur masat parësore për strehimin e tyre.

Gaetti e ka argumentuar vendimin e Italisë, duke e cilësuar Shqipërinë si “aderuese në Konventën e Gjenevës, anëtare të Këshillit të Europë, e ratifikuese të disa konventave ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave njerëzore.”

Sipas tij, “Shqipëria prej vitit 2014 është zyrtarisht vend kandidat për t’u pranuar në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian, respekton kriteret e Kopenhagenit në garantimin e demokracisë, shtetit të së drejtës, të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e pakicave etnike”.

“Shqipëria është përcaktuar si një vend i sigurt nga 8 vende anëtare të Bashkimit Europian, madje Komisioni Europian ka propozuar që Shqipëria të përfshihet në një listë të mundshme për të ashtuquajturit vende të treta të sigurta”, ka vijuar Gaetti.

Gjithashtu për Ministrinë e Brendshme italiane, Shqipëria ka zhvilluar në vite një sistem të përshtatshëm strehimi për emigrantët që kërkojnë azil.

Përzgjedhja e 20 emigrantëve që do të vijnë në Shqipëri

Në dokument thuhet se në transferimin e emigrantëve do të merret parasysh:

  • ruajtja e bërthamave familjare mes anëtarëve të së njëjtës familje
  • respektimi i kategorive në rrezik
  • marrja në mbrojtje e emigrantëve minorenë të pashoqëruar

20 emigrantët eritreas që priten të transferohen në Shqipëri, ndodhen aktualisht në qendrën e emigrantëve në Messina./dita/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7975,Camëri,108,Editorial,1712,Ekonomi,418,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1289,Iliridë,251,Kosovë,2377,Kulture,629,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,156,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,498,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Si do të vijnë 20 refugjatët në Shqipëri? Ja çfarë thotë Ministria italiane
Si do të vijnë 20 refugjatët në Shqipëri? Ja çfarë thotë Ministria italiane
https://2.bp.blogspot.com/-RUSXvmKI0Rs/W5bIafuXcNI/AAAAAAAAYPw/S1c_NoDaqRw8SI1fZGLkWS3EvsRc5SgsQCLcBGAs/s640/Agrigent-Luigi-Patronaggio-Diccioti-desembarcar_2075202501_56205308_1500x1001-905x395.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-RUSXvmKI0Rs/W5bIafuXcNI/AAAAAAAAYPw/S1c_NoDaqRw8SI1fZGLkWS3EvsRc5SgsQCLcBGAs/s72-c/Agrigent-Luigi-Patronaggio-Diccioti-desembarcar_2075202501_56205308_1500x1001-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/si-do-te-vijne-20-refugjatet-ne.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/si-do-te-vijne-20-refugjatet-ne.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy