Si po ndryshon renditja e bankave në Shqipëri pas shit-blerjeve

Pjesa më e madhe e bankave kanë reduktuar aktivitetin në gjashtë muajt e parë të vitit. Sipas statistikave të Shoqatës së Bankave, 10 prej tyre kanë raportuar ulje të aktiveve, që ka qenë më e thellë për Raiffeisen Bank, që prej disa vitesh po ul madhësinë e bilancit në Shqipëri dhe të Veneto Bank, e cila është në proces përthithjeje nga Intesa San Paolo.

Në të njëjtën linjë, 9 banka kanë raportuar ulje të stokut të huasë, që më e lartë në vlerë absolute ishte për Raiffeisen Bank dhe Intesa San Paolo. 9 banka kanë pasur gjithashtu rrjedhje të depozitave, që sërish ishte më e fortë për Raiffeisen.

Shitblerjet e bankave

Dy vitet e fundit, sistemi bankar ka qenë shumë aktiv në proceset e shitblerjeve. Në shtator, pritet që të përfundojë bashkimi i Intesa Sanpaolo Bank Albania (ISBA), me Bankën Veneto, pas një procesi përthithjeje të ISBA në linjë me të njëjtën procedurë të bankave mëmë në Itali. Integrimi, sipas planit, do të zbatohet nëpërmjet bashkimit të Veneto Banka Sh.a me Intesa Sanpaolo Banka Albania, bazuar në qasjen e kontabilitetit të “bashkimit të interesave”, duke qenë se të dyja kompanitë janë nën kontrollin e përbashkët të të njëjtit aksioner të vetëm.

Banka Amerikane e Shqipërisë (ABI) ka blerë Bankën Kombëtare të Greqisë (NBG Albania), një proces që është finalizuar tashmë. Sipas rezolutës së përthithjes, ABI Bank do të jetë aksioneri i vetëm i bankës NBG Albania dhe të dyja bankat do të bashkohen me njëra-tjetrën, përmes përthithjes së Bankës NBG Albania nga ABI Bank. Pas miratimit paraprak të përthithjes nga Banka e Shqipërisë, të dyja entitetet do të shndërrohen në një të vetëm, të emërtuar Banka Amerikane e Shqipërisë, ndërsa NBG do të pushojë së ekzistuari.

Banka e Pireut në Greqi ka njoftuar zyrtarisht në fillim të gushtit se ka hyrë në një marrëveshje me Grupin Balfin dhe Komercijalna Banka, për shitjen e aksioneve të degës së saj në Shqipëri, Tirana Bank. Shuma totale në konsideratë arrin në 57.3 milionë euro për 98.83% të aksioneve të Bankës Piraeus në Tirana Bank.

Société Générale ka njoftuar se ka hyrë në marrëveshje për të shitur paketën e saj kontrolluese të aksioneve në Société Générale Albania (SGAL) tek OTP Bank. Mbyllja e këtij transaksioni pritet të ndodhë në muajt e ardhshëm, subjekt i miratimeve nga autoritetet bankare dhe të konkurrencës dhe miratimit të palëve të tjera të lidhura, tha banka në një njoftim zyrtar.

Pas përfundimit të përthithjes së Veneto nga Intesa dhe asaj të NBG nga ABI Bank, numri i bankave në sistemin bankar pritet të reduktohet nga 16 në 14.

Si ndryshojnë pjesët e tregut

BKT mbetet banka më e madhe në vend, me 28% të totalit të aktiveve në fund të qershorit 2018, me një rritje të lehtë prej 0.2 pikë përqindje, në raport me fundin e 2017-s. Banka shënoi rënie të lehtë të aktiveve, depozitave e kredive në 6 muajt e parë të vitit.

Raiffeisen Bank është e dyta më e madhe në vend, me një peshë tregu sipas aktiveve prej 16.4% në qershor, nga 17.1% në dhjetor. Banka, që dikur ishte më e madhe në vend, me 28% të totalit të aktiveve, vitet e fundit po e ul me shpejtësi peshën e saj në treg, në linjë me strategjinë e mëmës austriake për të ulur ekspozimin në Europën Lindore e Juglindore. Kreditë dhe depozitat e Raiffeisen janë në rënie të shpejtë.

Credins Bank ka shënuar rritje të shpejtë në vite dhe është ngjitur në vendin e tretë, me 12.9% të totalit të aktiveve në qershor. Banka ka shënuar rritje të aktiveve dhe depozitave në 6 muajt e parë të vitit, ndërsa stoku i kredisë është ulur lehtë.

Intesa Sanpaolo Bank Albania, pas përthithjes së Veneto Bank e rrit lehtë peshën e saj në treg, në 12.3%, nga 10.9 që e kishte e vetme, por sërish mbetet e katërta më e madhe në vend.

Societe Generale është në vend të pestë me 5.9% të totalit të aktiveve. Banka mëmë në Francë shiti gjithë degët në rajon, ku ajo nuk ishte ndër tre të parat, teksa për Shqipërinë ka hyrë në marrëveshje me hungarezët e OTP.

Banka Amerikan e Shqipërisë (ABI) ngjitet në vendin e gjashtë, nga i nënti që ishte e vetme, pas blerjes së Bankës Kombëtare të Greqisë (NBG). Pesha e ABI+NBG ndaj totalit të aktiveve arrin në 5.4%, nga 2.9%, që e kishte ABI Bank e vetme deri në fund të qershorit.

Alpha Bank, e cila është e vetmja me kapital grek që ka rezistuar, pas shitjes së NBG dhe Tirana, ka një peshë tregu prej 5.3%. Në këtë mënyrë, pesha e tregut të bankave me kapital grek ulet ndjeshëm, në raport me mbi 5 vjet më parë, kur ajo i kalonte 20%.

Tirana Bank, që po tërhiqet nga tregu shqiptar dhe ka hyrë në negociata me Balfin, ka një peshë të njëjtë tregu prej 5.3%.

Union Bank ka rritur lehtë peshën e tregut, nga 3.2% në fund të 2017-s, në 3.3% në qershor, duke qenë nga të paktat banka me rritje të aktiveve, depozitave e kredive.

ProCredit zotëron 2.3% të aktiveve dhe FIBank 1.5%. Ndërsa aktiviteti i tre bankave të tjera Credit Bank of Albania, International Commercial Bank (malajziane) dhe United Bank of Albania është pothuajse i papërfillshëm. Të tria së bashku kanë 1.5% të totalit të aktiveve të sistemit.

Marrë me shkurtime nga Monitor/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7966,Camëri,108,Editorial,1710,Ekonomi,418,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1284,Iliridë,251,Kosovë,2375,Kulture,628,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,155,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,496,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Si po ndryshon renditja e bankave në Shqipëri pas shit-blerjeve
Si po ndryshon renditja e bankave në Shqipëri pas shit-blerjeve
https://2.bp.blogspot.com/-xpZw2VfNFMI/W5U_QM6Yf7I/AAAAAAAAYJg/T5CIK_zNVcIOUaLkl9yjPxWrnTPR7I3rgCLcBGAs/s640/C6E93359-4992-46B0-904B-CA652BA12DFA-905x395.png
https://2.bp.blogspot.com/-xpZw2VfNFMI/W5U_QM6Yf7I/AAAAAAAAYJg/T5CIK_zNVcIOUaLkl9yjPxWrnTPR7I3rgCLcBGAs/s72-c/C6E93359-4992-46B0-904B-CA652BA12DFA-905x395.png
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/si-po-ndryshon-renditja-e-bankave-ne.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/si-po-ndryshon-renditja-e-bankave-ne.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy