Talenti i Bajernit i thotë “po” Shqipërisë, FSHF bind edhe “tradhtarin” Mihaj në Greqi

Shqipëria nis zyrtarisht edicionin me ëndrrën për të përsëritur kualifikimin në Europian. Liga e Kombeve merr udhë nga sot për kuqezinjtë, teksa në orën 12:00 trajneri Kristian Panuçi bëri publike listën për takimet ndaj Izraelit dhe Skocisë. Risia më e madhe mund të vijë nga Bajerni. Meritan Shabani po negocion për t’u bërë pjesë e përfaqësueses kuqezi. Por, risia mund të vijë edhe nga kampionati grek, teksa Enea Mihaj mund të ketë besim për të luajtur që në debutim në qendër të mbrojtjes, nisur nga mungesat dhe situatat e qendërmbrojtësve titullarë.

TALENTI I BAJERNIT – Goli ndaj Mançester Sitit dhe besimi nga skuadra bavareze kanë bërë që interesimi ndaj Meritan Shabanit të jetë i madh edhe nga federata gjermane. “Di që është pranë Kombëtares A”, u shpreh Alban Bushi, referuar lojtarit dhe situatës së tij në lidhje me Kombëtaren U-21. Gazeta ka mësuar se interesimi i Shqipërisë në adresë të tij është maksimal dhe angazhimi nuk ka mbetur thjesht në kuadrin e një kontakti paraprak. Mësohet se Lorik Cana dhe drejtues të lartë të federatës po mbështesin trajnerin Panuçi për të bindur mesfushorin që po shpërthen me bavarezët. Për kuqezinjtë do të ishte një talent i shtuar dhe me shumë perspektivë për të ardhmen. Përgjigjja e tij ka qenë shpresëdhënëse: “Më prisni!”

MBROJTËSI – Situata aspak pozitive e mbrojtësve titullarë të Kombëtares, ku Mavraj dhe Ajeti janë ende të pastabilizuar me skuadra, bën që sytë të kthehen te ndonjë… surprizë. Kristian Panuçi ka përfshirë në listë Mavrajn për këtë takim, por do të ndiqet me shumë kujdes Enea Mihaj. Qendërmbrojtësi mund të fitojë besimin e trajnerit që në ndeshjen e parë të tij me Kombëtaren A. Shqipëria do të përballet me Izraelin, duke mos pasur momentin më të mirë të futbollistëve, por shpresat për kualifikim janë shtuar me Ligën e Kombeve./OLSI TUJANI/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7965,Camëri,108,Editorial,1710,Ekonomi,418,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1284,Iliridë,251,Kosovë,2375,Kulture,628,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,155,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,496,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Talenti i Bajernit i thotë “po” Shqipërisë, FSHF bind edhe “tradhtarin” Mihaj në Greqi
Talenti i Bajernit i thotë “po” Shqipërisë, FSHF bind edhe “tradhtarin” Mihaj në Greqi
https://4.bp.blogspot.com/-kOzKMUkYBaw/W423kXPNIMI/AAAAAAAAYC4/ZLZwpSxbBTgGOasSYIgIOD64NJgrDL_NwCLcBGAs/s640/meritan-470x265.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-kOzKMUkYBaw/W423kXPNIMI/AAAAAAAAYC4/ZLZwpSxbBTgGOasSYIgIOD64NJgrDL_NwCLcBGAs/s72-c/meritan-470x265.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/talenti-i-bajernit-i-thote-po.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/talenti-i-bajernit-i-thote-po.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy