“Të gatshëm për luftë”, NATO çertifikon 1 mijë ushtarakë nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë

Forcat e Armatosura të Shqipërisë prej ditës së sotme kanë pjesë të tyre një grup batalion me aftësi të plota luftarake, vlerësuar kjo sipas standardeve të NATO-s. Në fund të stërvitjes një javore “Albania Lion/Biza 18”, ku morën pjesë mbi 1 mijë e 200 trupa e mjete ushtarake, Grup- Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë u certifikua si “Combat Ready” (i gatshëm për luftë), nën monitorimin e ekspertëve të NATO.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në fjalën e saj në përfundim të stërvitjes tha se Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë shënuar një pikë kthese në historinë e tyre, duke u renditur të barabartë mes të barabartëve

“Certifikimi, nga ana e NATO-s, i Grup Batalionit të Lehtë të Këmbësorisë dhe deklarimi i tij, (Combat Ready), “I gatshëm për luftë” shënon përmbushjen e pjesës më të rëndësishme të detyrave tona të shtëpisë, detyrimeve të Paketës së Objektivave të Kapaciteteve të vendit tonë ndaj Aleancës. Ndaj pa frikë mund ta quajmë këtë hop cilësor, një eveniment historik në marrëdhëniet tona me NATO-n”, – theksoi më tej ministrja Xhaçka.

Ndërsa ka përgëzuar Forcat e Armatosura për arritje, ministrja e Mbrojtjes nënvizoi se, progresi është i prekshëm dhe ambicia do të jetë modernizimi i plotë strukturave të FA.

“Forcat e Armatosura i dalin zot çdo pune dhe detyre që ju ngarkohet. Ashtu siç dinë të kryejnë operacione luftarake dhe paqeruajtëse, ashtu dinë edhe të kryejnë shërbime atje ku të tjerët e kanë të pamundur.

Të tillë jeni ju, të gatshëm në çdo kohë në shërbim të qytetarëve dhe të vendit.

Falë këtij shembulli që ju keni vendosur, të rinjtë dhe të rejat që do të zgjedhin Forcat tona të Armatosura dhe që do t’i bashkohen shumë shpejt shkollës së NATO-s, do të kenë shumë më tepër arsye për t’u afruar e shumë më tepër hapësira për të ngjitur shkallët e karrierës së profesioneve të ndryshme në Forcat e Armatosura njësoj si kolegët tanë të Aleancës.

Falë shembullit dhe kontributit tuaj, nga sot, simboli i shqiponjës në uniformat tona do të jetë edhe më prezent edhe më shpresëdhënës për të gjithë”, – iu drejtua ministrja efektivëve të pranishëm në aktivitetin masiv në Bizë.

Grup- Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë (GBKL) gjatë stërvitjes certifikuese “Albanian Lion/Biza 18” iu nënshtrua një sërë skenarësh, të përgatitur mbi praktikat më të mira të vendeve të NATO-s dhe të bazuar në doktrinat e Aleancës për sa i takon GBKL, duke testuar kapacitetet operacionale që ata zotërojnë, por edhe për aftësitë e tyre profesionale në fushën e luftimit./ZgjohuShqiptar.info





KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8305,Camëri,113,Editorial,1806,Ekonomi,444,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1353,Iliridë,258,Kosovë,2452,Kulture,656,Luginë,50,Moti,2,Politik,1810,Reportazh,162,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,498,Video,515,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “Të gatshëm për luftë”, NATO çertifikon 1 mijë ushtarakë nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë
“Të gatshëm për luftë”, NATO çertifikon 1 mijë ushtarakë nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë
https://1.bp.blogspot.com/-2pxu1a_ZIh0/W7DsOWNfJCI/AAAAAAAAY_Q/MFKG7roYANgishMG0PZNzeGsw2kqSgESACLcBGAs/s640/55f24df7-e669-4d30-9ef3-1a67b8c59a5b.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-2pxu1a_ZIh0/W7DsOWNfJCI/AAAAAAAAY_Q/MFKG7roYANgishMG0PZNzeGsw2kqSgESACLcBGAs/s72-c/55f24df7-e669-4d30-9ef3-1a67b8c59a5b.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/te-gatshem-per-lufte-nato-certifikon-1_30.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/te-gatshem-per-lufte-nato-certifikon-1_30.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy