Të lësh Shqipërinë për Amerikën? Atje jeni askushi, në ndërtim do punoni!

Nga Edmond Petraj - Është e çuditshme se me këto Lotaritë Amerikane ikin edhe ata që s’kanë pikë nevojë të ikin.

Madje shesin restorantet, apo punishtet, thjesht sepse filani shkoi në Amerikë apo Kanada.

Atje bëhen askushi.

Një kompozitor bën ahengxhiun e ndonjë lokali të rëndomtë nate, arkitekti punon në ndërtim, etj etj.

Më pas duan të kthehen, por nxjerrin arsyen e kthyer në formulë, se me gjasme po sakrifikojnë për fëmijët.

Fëmijët sipas tyre nuk bëkan dot kurrë, atë që prindët e tyre bënë, kur emigruan 40 vjeç në vend të huaj.

Ata nuk u ambientokan dot me atdheun e prindërve të tyre, që në fakt është dhe i tyre, sepse na paskan lindur dhe jetokan një jetë tjetër. Këto janë pallavra, sepse kush deshi u kthye.

Fëmija e një mikut tim që ka lindur në Angli, dhe kaloi shumë vite të mira atje, tani ai nuk mundet ta shkëpusë dot nga Shqipëria .

Çdo gjë varet se si e edukon femijën.

Nuk mjafton të bësh vetëm kapadahiun, kur vjen në vendin tënd si turist i huaj, dhe vetëm nxin dhe mohon gjithçka.

Në fakt pretendojnë me forcë që ky vend s’bëhet, dhe që këtë ta bëjnë të tjerët duke shmangur çdo detyrim të vetes për të pasur pjesën e vet në ndërtimin e vendit të tyre.

Këtu duhet edhe sakrifica e secilit nga ne.

Pretendojnë të tregojnë që andej bëhet kështu, andej nuk bëhet ashtu, … por vetë bëjnë sjellje të pakontrolluara, që të paktën për atë kohë që janë, të japin shembull kulture dhe të jenë të qytetëruar dhe të disiplinuar.

Por vijnë si të liruar nga zinxhirët. Mjafton të shohësh duke filluar që nga trafiku, se si parakalojnë gjithë arrogancë, dhe kushtojnë jetë njerëzish në aksidente.

Por kemi edhe një shembull tjetër, ku të huaj që vijnë në vendin tonë dashurohen me vendin tonë, dhe nuk e kanë fare problem të rrisin fëmijët e tyre në Shqipëri. Kjo ngase janë të çliruar nga formulat.

Thjesht jetojnë jetën këtu, që nuk qenka fundi i botës, siç e bëjnë disa nga ne.

Madje shumica e emigrantëve, thonë që këtu beëhet jeta, sepse atje janë kthyer në robotë.

Atëherë çfarë ka tjetër jeta, kur këtu ke njerëzit dhe u bëka jeta!/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7966,Camëri,108,Editorial,1710,Ekonomi,418,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1284,Iliridë,251,Kosovë,2375,Kulture,628,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,155,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,496,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Të lësh Shqipërinë për Amerikën? Atje jeni askushi, në ndërtim do punoni!
Të lësh Shqipërinë për Amerikën? Atje jeni askushi, në ndërtim do punoni!
https://1.bp.blogspot.com/-vDmLnjmbcy4/W428w5F0vOI/AAAAAAAAYEQ/jWBlfWKDBF8-Q5C90-aDUSJqGUo5zCQ9gCLcBGAs/s640/usa-1-2.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-vDmLnjmbcy4/W428w5F0vOI/AAAAAAAAYEQ/jWBlfWKDBF8-Q5C90-aDUSJqGUo5zCQ9gCLcBGAs/s72-c/usa-1-2.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/te-lesh-shqiperine-per-ameriken-atje.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/te-lesh-shqiperine-per-ameriken-atje.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy