Tirana zyrtare e painteresuar për protestën e Kosovës!

Nga Ben Andoni

Një gjë vërehet qartë në këto ditë, ndërkohë që Kosova po gatitet për një protestë e cila do të përcjellë të gjithë trendin publik kundër ndarjes së territorit të Kosovës: Shqipëria është krejt indiferente me ngjarjet e Kosovës. Kuptohet se në javët e fundit e gjithë kupola e qeverisë dhe e shtetit kosovar kanë qëndruar në Tiranë, por më shumë sesa për të bashkërenduar diçka shikohet qartë se liderat e sotëm të Kosovës e përdorin thjesht si trampolinë Shqipërinë.

Ne kemi dy ekonomi që nuk mund të bëhen kontempletare ndaj njëra-tjetrës, ashtu si dy mënyra jetese që duken gjithnjë e më larg, kurse e gjitha ajo që është thënë se do të rregullonte marrëdhëniet ekonomike është thjesht një inerci. Shqipëria nuk ka një strategji ndaj Kosovës dhe rezultatet e mbledhjeve të përbashkëta të dy qeverive kanë dhënë rezultate të zbehta, që janë shumë larg pritshmërive. Mbi të gjitha Shqipëria ka treguar se është e paqëndrueshme sa i përket një qëndrimi të unifikuar ndaj të ardhmes së territorit që diskutohet mes Kosovës e Serbisë.

Kosova, e cila është në një ngërç të madh politik dhe në një paqartësi totale për të ardhmen e saj, prej veprimeve të presidentit Thaçi, si askurrë tjetër ka pasur nevojë që Shqipëria t’i kumtojë një zë të unifikuar dhe të jetë e qartë në qëndrimin e saj. Por, duket se Tirana zyrtare, veç qëndrimit të Ministrit të Jashtëm, po luan me disa regjistra të amullt, që t’i paraprijë të ardhmes aspak të qartë të Kosovës. Një fakt, që të bën të mendosh se në Tiranë dihet mirë ky plan dhe pritet konjuktura, por aspak synimi që të ruhet një qëndrim i unifikuar. Ndërkohë që Beogradi po fërkon duart në çdo ndryshim kursi të SHBA-së dhe vendeve të tjera, që u jep besim për ta vënë në diskutim dhe për ta kthyer nga fillimi çështjen e Kosovës.

Protesta e 29 Shtatorit paçka sesa do të arrijë misionin e saj po tregon se Kosova dhe njerëzit e saj janë të vetëm para kapriçiove të historisë, paqartësisë së Brukselit dhe ulje-ngritjeve të fundit të SHBA-së. Pikërisht, ky ishte momenti, ku duhej pak fllad Shqipërie, që njerëzit të ndjenin se përtej kufirit ishin sërish të mbështetur si dikur. Fatkeqësisht, koha po tregon se Tirana zyrtare, në të gjithë spektrin e saj politik, është e konfuzuar për Kosovën pasi është e paqartë dhe krejt e painteresuar. Kjo është dhimbja më e madhe e njerëzve të Kosovës, të cilës barra e shtetarëve të saj po i shtohet dhe indiferenca e vëllezërzve të saj të përtej kufirit. Nuk ka rëndësi se cili e drejton këtë protestë dhe sa e madhe është ajo, një gjë dihet qartë: Shqipëria e sheh thjesht si fqinj Kosovën. (Javanews)/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8305,Camëri,113,Editorial,1806,Ekonomi,444,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1353,Iliridë,258,Kosovë,2452,Kulture,656,Luginë,50,Moti,2,Politik,1810,Reportazh,162,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,498,Video,515,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Tirana zyrtare e painteresuar për protestën e Kosovës!
Tirana zyrtare e painteresuar për protestën e Kosovës!
https://4.bp.blogspot.com/-z7RZcZTNgrQ/W65VQheUaEI/AAAAAAAAY8o/GuEOtCIuiGYel9-4Nd0-QMRQ_CIm2qz2ACLcBGAs/s640/Ben-Andoni2.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-z7RZcZTNgrQ/W65VQheUaEI/AAAAAAAAY8o/GuEOtCIuiGYel9-4Nd0-QMRQ_CIm2qz2ACLcBGAs/s72-c/Ben-Andoni2.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/tirana-zyrtare-e-painteresuar-per.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/tirana-zyrtare-e-painteresuar-per.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy