“Tsipras është çam“, historiania Elena Kocaqi bën deklaratën e fortë (VIDEO)

E ftuar në studion e lajmeve në Report Tv, flet historiania shqiptare që bëri bujë në mediat greke. Elena Kocaqi, ka hapur një valë diskutimi në mediat greke, se kryeministri Aleksis Tsipras është çam. Kocaqi thotë se grekët janë shqiptarë.

Deklarata e historianes shqiptare Elena Kocaqi, se kryeministri grek Aleksis Tsipras është me prejardhje çame, bëri bujë në mediat greke. E ftuar në studion e lajmeve në Report Tv, historiania Elena Kocaqi thotë se fisi grek është fis epiriotë.

Kocaqi thekson se grekët janë shqiptarë, pasi popullsia e Greqisë ka qenë arvanitase, dhe se në Greqi është sjellë një gjuhë e re, teknike. Ajo ka theksuar faktin se historianët shqiptarë nuk i mëshojnë këtij fakti, dhe se ndër vite i kanë shërbyer politikës dhe kanë vepruar nën frymën komuniste.

Intervista e plotë

Statusi juaj në Facebook ku thoni se kryeministri grek Tsipras është çam ka bërë bujë në mediat e vendit fqinj. Si mbërritët në këtë përfundim?

Unë jam marrë me Greqinë, jam marrë me studimet e njoh që nga antikiteti problemin grek. Tani dal me një botim, “Lufta e Trojës” që është fillesa e manipulimit të historisë së kësaj zone. Aty lufta është mes ilirëve dhe pellazgëve dhe aty s’ka asnjë koncept grek. Koncepti grek është një koncept artificial. Duhet të fokusohemi në disa pika. Popullsia autoktone e Greqisë në histori është arvanite. Parlamentin e kanë drejtuar shqiptarë.

Çfarë ka ndodhur me Greqinë në këto vitet e fundit. Greqia u krijua si shtet. Fisi grek është një fis epiriot. Me qenë grek është me qenë shqiptar. U tjetërsua me futjen e një gjuhe teknike. Greqishja është një gjuhë e krijuar, jo autotoktone, iu dha popullit shqiptar ta flisnin. Të jesh grek duhet të kesh një gjysh ose gjyshe shqiptare, ta dish këtë gjë e të dish shqip. Greqia i tjetërsoi. U bë nga injoranca apo padituria, këtë nuk di ta them. Pati spastrim fetar. Nëse epiriot çam, apo arvanitas, familja ka mbetur aty dhe popullësia e Greqisë në 70% të saj është shqiptare. Politika shqiptare dhe historianët duhet t’ja thonë këtë gjë Greqisë. Greqia aleat ka vetëm Shqipërinë. Sulmi ndaj popullsisë shqiptare duhet të mbarojë. Ka patur përpjekje nga rilindësit për t’u thënë grekëve që kan gen shqiptar, por duhet të kërkojmë të drejtat për popullsinë shqiptare. Faktori i fortë shqiptar në Ballkan duhet thënë. Popullsia më e madhe shqiptare ka qenë ortodokse,të tjerët kanë kaluar në Bizant. Shqiptarët në veri u atashuan pranë kishës serbe. Pjesa më e madhe e ortodoksëve shqiptarë u ndërrua.

Është mirë që Tsipras dhe pala greke duhet ta dinë se janë pjesa më e madhe e tyre shqiptarë, dhe s’duhet të kenë turp. Sepse në fund të fundit duhet ta dinë. Populli grek është popull i shkëlqyer se shumica janë shqiptarë. Por kisha ka luajtur rol për t’a ndarë, sepse mendojnë se i bëjnë mirë, por në fakt i bëjnë dëm. S’janë shqiptarët armikë. Problem është politik. Politikanët duhet të mbajnë frymën lart. Çështja çame është problem i të drejtave të njeriut. Popullsia çame ka qenë me shtetësi greke, por është mangësi e shtetit shqiptar që s’di ta ngrejë problemin e Çamërisë.

Si e shikoni të ardhmen e bisedimeve Shqipëri-Greqi për cështjen e kufirit detar në një kohë kur grekët duan të lënë jashtë bisedimeve çështjen çame?

Përsa i përket problemit detar, Shqipëria e ka marrë me të qeshur, dhe Greqia ka përfituar. Nuk ka patur prokupim se ka humbur territor. Mendohet se ka rezerva të pafundme gazi natyror, nëse nuk e zgjidh dot le t’ja lejë në dorë ndërkombëtarëve. Shteti shqiptar nuk është serioz.

Mos vallë politikanët nuk janë të lirë për të bërë një marrëveshje?

Nuk ka ndërhyrje nga ndërkombëtarët se këta e kanë marrëveshjen të fshehtë, si mund ta mbash këtë marrëveshje të fshehtë? Këto duhet të kenë përgjegjësi, arvanitasit kanë pushtetin në Greqi. Shqiptarët mund të jenë grekë, asnjë tjetër. Greqia nuk zbaton asnjë konventë ndërkombëtare, por duhet lënë e drejta e gjuhës për arvanitasit, sepse është më mirë për Greqinë.

A mendoni se kanë ndikuar në bisedimet Shqipëri-Greqi edhe historianët?

Po, historianët shqiptarë kanë nxitur konflikte. Nuk është çështja për të nxitur konflikt se jemi brenda një etnie. Pra të flasim hapur, sepse Shqipëria e 1800-ës fillonte në Peloponez që do të thotë se përfshinte Greqinë brenda. Për interesa të Rusisë, shqiptarët u ndanë në disa shtete, duke u shërbyer këtyre interesave. Shqiptarët kanë në dorë stabilitetin e Ballkanit dhe Evropës. Apel politikës greke, medias, të jenë mendjehapur se popullsia është çame dhe arvanitase. Tensionimi me Shqipërinë iu shërben armiqve të Greqisë.

A mendoni se duhet bërë më shumë me tekstet shkollore?

Një tekst shkollor është një tekst shkencor. Ta bazoj tek autorët antikë, mendojnë se duke u bërë grekë në botën e ideve është në leverdinë e tyre si tekst. Kjo dëmton vetë Greqinë dhe njohja e historisë do të shtensionojë njëherë e mirë konfliktin mes dy vendeve.

Keni një mesazh për kolegët tuaj që mund të bëhen palë duke botuar tekste që kanë rezultuar me gabime të tmerrshme janë pjesë e punës së tyre?

Historia këtu është shkruar nën frymën e komunizmit. Vazhdon ende të shkruhet në këtë formë. Historia është për t’i shërbyer shkencës e më pas vendit. Nëse s’je i dobishëm për vendin, t’i je kot. Shkenca këtu ka qenë në dobi të klasës politike. Vetëm gabimet në gjuhësi janë marramendëse. Ata thonë se fjala “breg” vjen nga sllavishtja. Po ta dinin mirë historinë s’do e bënin këtë gafë. Është fjalë e vjetër ilire, se vetë gjermanët pretendojnë se janë ilirë. Ne me Greqinë më shumë gjëra na bashkojnë sesa na ndajnë./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7914,Camëri,108,Editorial,1693,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1277,Iliridë,250,Kosovë,2357,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1770,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “Tsipras është çam“, historiania Elena Kocaqi bën deklaratën e fortë (VIDEO)
“Tsipras është çam“, historiania Elena Kocaqi bën deklaratën e fortë (VIDEO)
“Tsipras është çam“, historiania Elena Kocaqi bën deklaratën e fortë (VIDEO)
https://4.bp.blogspot.com/-ZNowegFoS6Q/W5qK8j1VEHI/AAAAAAAAYYY/YDk3AXQkAggrpbj6F5CxYKY_lbypxFWHgCLcBGAs/s640/Untitljjed-1200x630-640x336.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-ZNowegFoS6Q/W5qK8j1VEHI/AAAAAAAAYYY/YDk3AXQkAggrpbj6F5CxYKY_lbypxFWHgCLcBGAs/s72-c/Untitljjed-1200x630-640x336.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/tsipras-eshte-cam-historiania-elena_13.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/tsipras-eshte-cam-historiania-elena_13.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy