Vazhdojnë presionet e Serbisë mbi shqiptarët e Luginës

Veprimtarët shqiptarë të Luginës së Preshevës vazhdojnë të përballen me presione të ndryshme. Vendkalimet kufitare të Serbisë, që ndajnë Luginën me Republikën e Kosovës apo edhe me Maqedoninë, janë bërë vendndalime për aktivistët politikë shqiptarë dhe të veteranëve të UÇPMB-së. Rasti i fundit është ai me Merxhan Memishin, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit.

Në orët e hershme të së dielës, në vendkalimin kufitarë Depcë, deri sa po kthehej nga Gjilani, Merxhan Memishi ish-pjesëtarë i UÇPMB-së, është ndaluar nga autoritetet serbe. Pasi ishte legjitimuar, ai është lënë i lirë. Por pas dy kilometrave rrugë, policia e ka ndjekur dhe pasi e kanë kontrolluar, e kanë detyruar të kthehet në pikën kufitare duke i kumtuar se për të ka ndalesë zyrtare nga pjesëtarët e Agjencisë Informative të Sigurisë. Pas disa orësh, Memishi është liruar.

OVL e UÇPMB-së, ka reaguar rreth ndalesave të veteranëve të luftës, duke i trajtuar ato si veprime nxitëse të policisë serbe për të tensionuar gjendjen edhe ashtu të brishtë në Luginë.

“Këto ndalesa për ne janë shqetësuese, duke pasur parasysh një destabilizim nga organet shtetërore serbe, ku ne edhe njëherë apelojmë të ndërpresin këto veprime negative”, tha Nazmi Hajredini, kryetar i OVL të UÇPMB-së.

Këshilli për të Drejtat e Njeriut i Luginës, ka konstatuar se autoritet serbe po rikthejnë metodat e vjetra të ndalesës së qytetarëve shqiptarë në emër të gjëja sigurisë publike duke mos dhënë asnjë arsyetim.

“Kjo është shkelje e lirisë së qarkullimit, të lirisë së lëvizjes dhe shkelje e të drejtave të njeriut. Pra, në njërën anë, përderisa qeveria e Serbisë paraqitet sikur dëshiron të krijojë paqe në rajon, në anën tjetër përdorë kësi metoda presioni dhe shantazhi”, tha Belgzim Kamberi , kryetar i KNDJ në Luginë.

Ndalesat e aktivistëve politik, veteranëve të luftës dhe veprimtarëve shqiptarë, nga autoritetet serbe kanë tensionuar gjendjen në Luginë. Në kohën kur po flitet për zgjidhje politike edhe të kësaj zone, përmes dialogut në Bruksel, këto veprime trajtohen tendencioze për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe të Medvegjës. /rtk/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8812,Camëri,115,Editorial,1928,Ekonomi,474,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1424,Iliridë,271,Kosovë,2539,Kulture,696,Luginë,58,Moti,2,Politik,1852,Reportazh,176,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,508,Video,548,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Vazhdojnë presionet e Serbisë mbi shqiptarët e Luginës
Vazhdojnë presionet e Serbisë mbi shqiptarët e Luginës
https://4.bp.blogspot.com/-neRuXPcFfAk/W5a6WYruwuI/AAAAAAAAYPA/-_PkvD51iPEO6y8EyIACrzYu29Yf383pQCLcBGAs/s640/Screenshot_62-640x373.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-neRuXPcFfAk/W5a6WYruwuI/AAAAAAAAYPA/-_PkvD51iPEO6y8EyIACrzYu29Yf383pQCLcBGAs/s72-c/Screenshot_62-640x373.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/vazhdojne-presionet-e-serbise-mbi.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/vazhdojne-presionet-e-serbise-mbi.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy