VIDEO/ Ushtria gjermane “armatos” FSK-në

Kontingjenti gjerman i KFOR-it në Prizren, pas mbylljes së misionit në këtë qytet do t’ia dhurojë FSK-së 44 automjete, që bashkë me disa pajisje të tjera kapin një vlerë totale prej 330 mijë eurosh.

Në fund të këtij viti, pas një qëndrimi prej gati dy dekadash në Prizren, përfundon përdorimi i Kampit Fushor nga ana e ushtarakëve gjerman, të cilët misionin e tyre e kryejnë në kuadër të Trupave Paqeruajtëse të NATO-së.

Autoritet ushtarake të kontingjentit gjerman, njoftuan se ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, ka kërkuar nga Ministrja Federale e Mbrojtjes së Gjermanisë, Ursula von der Leyen, dhurimin e pajisjeve dhe automjeteve në përkrahje të ndërtimit efikas të FSK-së për misionin e saj të tanishëm, në këtë rast për operacione civile mbrojtëse.

Oficerja për media, pranë Kontingjentit gjerman të KFOR-it, në Kampin Fushor-Prizren, Denise Alten, ka thënë për portalin “GazetaePrizrenit.net” se FSK-së do t’i dorëzohen 44 automjete për të gjitha terrenet.

Në këtë donacion po ashtu përfshihen edhe një varg pajisjesh speciale për mekanik, pastaj makina sharrë, makina saldimi dhe disa pajisje të tjera.

“Vlera e këtij donacioni kap shumën rreth 330 mijë euro”, ka thënë togerja Alten.

Kontingjentin gjerman i KFOR-it ka ofruar mbështetje të vazhdueshme për FSK-në, përfshirë edhe atë në fushën e mjekësisë./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8278,Camëri,113,Editorial,1798,Ekonomi,442,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1351,Iliridë,258,Kosovë,2444,Kulture,654,Luginë,49,Moti,2,Politik,1805,Reportazh,160,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,498,Video,513,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: VIDEO/ Ushtria gjermane “armatos” FSK-në
VIDEO/ Ushtria gjermane “armatos” FSK-në
https://3.bp.blogspot.com/-WdVjWUbgW0I/W60Eu2aoOGI/AAAAAAAAY54/NHNgCUBV-_g9XqXt412YrgNunRr9LNwiACLcBGAs/s640/Screenshot_557-640x347.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-WdVjWUbgW0I/W60Eu2aoOGI/AAAAAAAAY54/NHNgCUBV-_g9XqXt412YrgNunRr9LNwiACLcBGAs/s72-c/Screenshot_557-640x347.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/video-ushtria-gjermane-armatos-fsk-ne.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/video-ushtria-gjermane-armatos-fsk-ne.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy