Vuçiç në Kosovë: Kam ardhur për paqe dhe përmirësim raportesh (VIDEO)

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është shprehur nga Liqeni i Ujmanit se ardhja e tij në Kosovë i atribuohet propozimit për paqe.

“Kam ardhur të flas këtu për idenë tonë, që të vendoset paqe për një kohë shumë të gjatë. Është koha që të flasim me shqiptarët me më shumë respekt dhe të shohim nëse mund t’i përmirësojmë raportet”, ka thënë Vuçiç.

Ai ka folur ndër të tjera edhe për investimet e mëdha që ka bërë qeveria e Serbisë tek Liqeni i Ujmanit.

“Për ne është i një rëndësie të veçantë. Njerëzit nuk mund të mbijetojnë pa të. Përmes këtij liqeni mund të shihen ndasitë e thella dhe mospajtimet që kemi ndërmjet veti”, është shprehur Vuçiç.

Nën masa të rrepta sigurie, ai ka mbërritur në Kosovë rreth orës 14:30 përmes pikës kufitare në Bërnjak, në komunën veriore të Zubin Potokut.

Kreu i Shtetit serb do të qëndrojë dy ditë në veri të Kosovës.

Vizita e tij në Kosovë vjen pas (mos)takimit të dështuar në Bruksel, ku bllokoi dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian mes dy vendeve.

Vendimi i tij erdhi pikërisht për shkak të deklaratave të autoriteteve kosovare, se nuk do ta lejonin Vuçiçin të vizitonte liqenin e Ujmanit.

Por, pas ndërhyrjes së ndërkombëtarëve, agjenda e tij u miratua e plotë me qëllim që të mospërshkallëzoheshin tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8763,Camëri,115,Editorial,1916,Ekonomi,470,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1410,Iliridë,270,Kosovë,2534,Kulture,691,Luginë,58,Moti,2,Politik,1850,Reportazh,175,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,505,Video,546,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Vuçiç në Kosovë: Kam ardhur për paqe dhe përmirësim raportesh (VIDEO)
Vuçiç në Kosovë: Kam ardhur për paqe dhe përmirësim raportesh (VIDEO)
https://4.bp.blogspot.com/-NGDgihIi16o/W5QJMYupRXI/AAAAAAAAYHA/MAk1NdQIBvUsjj_mdCM7cCDs06VC1lmFACLcBGAs/s640/vucicnekosove-905x395.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-NGDgihIi16o/W5QJMYupRXI/AAAAAAAAYHA/MAk1NdQIBvUsjj_mdCM7cCDs06VC1lmFACLcBGAs/s72-c/vucicnekosove-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/vucic-ne-kosove-kam-ardhur-per-paqe-dhe.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/vucic-ne-kosove-kam-ardhur-per-paqe-dhe.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy