Vuçiq: Mitrovica do të bëhet qyteti më i bukur serb
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka bërë thirrje që të investohet në pjesën veriore të Kosovës.Ai pasi vizitës që i ka bërë një biznesi në Leposaviq, ka thënë se shteti serb përveç që ka investuar 13 milionë euro në Trepçë, do të investojë edhe në Gazivodë dhe në projekte të tjera, shkruan Blic.rs, përcjell Fakte.“Serbia mund ta bëjë këtë dhe është e gatshme për investime, ne jemi të gatshëm për biznesmenët nga qendra e Serbisë që të investojnë këtu. Mund të bëjmë lehtësia në biznes”, ka thënë Vuçiq.“E dua Mitrovicën një simbol sikur Graçanicën, ta bëjmë atë një prej qyteteve më të bukura serbe”, ka theksuar Vuçiq nga Leposaviqi.Vuçiq sot ka qëndruar te diga e Liqenit të Gazivodës në kuadër të vizitës së tij dyditore në Kosovë./ZgjohuShqiptar.info