YURA/ Bashkëpunëtori i Hyundai dhe KIA largohet nga Serbia, shumë shpejt në Shqipëri.

Fabrika e kompanisë Yura, që prodhon pjesë për Hyundai dhe Kia, shumë shpejt do të fillojë punën në Shqipëri. Media serbe, Jugmedija, raporton se së shpejti menaxhimi do të zhvendosë një pjesë të prodhimit të tij nga fabrika e Leskovacit, në Shqipëri. Departamenti që do të shkrihet, i cili merret me prodhimin e kabllove, aktualisht punëson në Serbi rreth 1500 punëtorë.

Departamenti që do të mbyllet është pjesë e fabrikës që u hap në 2012-n në Leskovac të Serbisë në vitin 2012. Prej atëherë, kompania ka marrë vazhdimisht subvencione, ku për çdo vend pune të ri që është krijuar ka përfituar 7000 euro dhe u garantua për pesë vitet e para të operimit e nga Serbia.

Zërat janë vërtetuar rreth një javë më parë, pas një njoftimi zyrtar nga kompania koreane-jugore, ku sipas punonjësve të fabrikës së Leskovac-it, 350 prej tyre do të humbasin punën, vetëm në fazën e parë të zhvendosjes.

“Punëtorët janë të frikësuar për vendet e punës, por menaxherët po përpiqen që t’i garantojnë se jo të gjithë do të humbasin punë, por vetëm 350 prej tyre, kryesisht ata që kanë marrë shpesh raporte mjekësore dhe ata që kanë dështuar në përmbushjen e planit të prodhimit,”- tha një punëtor i kompanisë Yura, i cili zgjodhi që të mbetet anonim.

Shtuar kësaj, kompania Yura ka ndërtuar një tjetër fabrikë, kapacitetet e së cilës kërkojnë rreth 500 punëtor në Leskovac. Menaxherët thonë se disa prej 1500 punëtorëve të departamentit që do të transferohet në Shqipëri do të transferohen në fabrikën e re, ndërsa të tjerë do të kalojnë në punë të reja brenda fabrikës ekzistuese.

Një punëtor tjetër, kreu i një prej njësive të prodhimit, thotë se premtimet e kompanisë koreane duhet të merren me rezerva dhe se këta 350 punonjës nuk do të jenë të vetmit që do të humbasin vendet e punës. YURA gjithashtu pritet të hapë një fabrikë të re dhe shumë të sofistikuar për disa ditë, ku do të gjejnë punë deri në 1.000 njerëz nga Leskovac.

Jugmedija u përpoq që të marrë një qëndrim nga menaxhimi i kompanisë YURA, por pa shumë sukses.

Me sytë nga Shqipëria

Yura Corporation dorëzoi në fillim të këtij viti një plan biznesi pranë autoriteteve shqiptare, për të fituar kontratë 1 euro në Fier. http://www.monitor.al/yura-corporation-bashkepunetori-hyundai-dhe-kia-hedh-syte-nga-shqiperia/Plani i biznesit premton një investim të konsiderueshëm, si dhe punësim në nivele të kënaqshme të paktën si fillim sipas një prononcimi të mëparshëm nga AIDA-s. duket se edhe për Shqipërinë po shfaqen në horizont disa mundësi për zhvillimin e kësaj industrie automotive për procese elementare. Në kushtet kur sot janë dy kompani të cilat kanë gjeneruar punësim të dukshëm dhe kanë plane zhvillimi, si PSZ Albania dhe Forschner Albania, të dyja gjermane, në treg është shfaqur interes edhe nga kompani të tjera.

Kontratë 1 euro për Yura Corporation

Kompania koreanojugore duket se e ka të qartë orientimin që do të ketë biznesi i saj në Shqipëri. Do të prodhojë zgjidhje kabllore për modele të ndryshme të makinave të markave Hyundai, KIA apo Daimler. Duke pasur parasysh investimin, por edhe numrin e vendeve të reja të punës të gjeneruara, kompania ka qenë në negociata për të përfituar nga opsioni i kontratës me 1 euro për 20 vjet, një praktikë e njohur kjo për investimet jo vetëm të kësaj natyre. Kompania ka kërkuar një mjedis që të përmbushë kërkesat e saj për shtrirjen që duhet të kenë linjat e prodhimit dhe opsioni që është në diskutim është baza e tubave, një pronë e kompanisë shtetërore të prodhimit dhe nxjerrjes së naftës Albpetrol që ndodhet në dalje të Fierit kur shkon për në Vlorë.

Zgjerimi i Forschner

Kompania gjermane Forschner, që ka aktivitet në fushën e regjimit të përpunimit aktiv në prodhimin e sistemeve kabllore për automjete, kryesisht autobusët e Benz Mercedes, ka nisur aktivitetit në Shqipëri në vitin 2015 me një fabrikë në Vaqarr, ku k ambi 400 të punësuar.

Aktualisht kompania ka në plan zgjerimin me ndërtimin e një fabrike të dytë me një sipërfaqe prej 25-30 mijë metrash katrorë (për vetë proceset e punës kërkohen ambiente të mëdha). Investimi pritet të jetë në total rreth 13.5 milionë euro (7.5 milionë euro për ambientet dhe pjesa tjetër për pajisjet), që do të hapë edhe 1200 vende të tjera pune. Forschner ka marrë me qira një sipërfaqe prej 4500 metrash katrorë po në zonën e Spitallës, ku për 6 muaj do të punësojë 200 persona. Kjo njësi do të shërbejë njëkohësisht dhe për trajnimin e punonjësve deri në momentin që do të hapet fabrika e re, që pritet të përfundojë brenda dy vitesh. Aktualisht, kapaciteti i kompanisë me fabrikën e Vaqarrit është 50 mijë njësi kabllo në muaj, ndërsa pas investimit në Spitallë, ai do të trefishohet në 150 mijë njësi.(Monitor)/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9378,Camëri,121,Editorial,2065,Ekonomi,518,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,82,Histori,1483,Iliridë,291,Kosovë,2741,Kulture,732,Luginë,62,Moti,2,Politik,1909,Reportazh,181,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,522,Video,569,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: YURA/ Bashkëpunëtori i Hyundai dhe KIA largohet nga Serbia, shumë shpejt në Shqipëri.
YURA/ Bashkëpunëtori i Hyundai dhe KIA largohet nga Serbia, shumë shpejt në Shqipëri.
https://1.bp.blogspot.com/-36wRIXxz9Rg/W60NWm2KEJI/AAAAAAAAY6c/YwIXsfIa26ACUgELnCyv95SIQstGyTEwgCLcBGAs/s640/jura.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-36wRIXxz9Rg/W60NWm2KEJI/AAAAAAAAY6c/YwIXsfIa26ACUgELnCyv95SIQstGyTEwgCLcBGAs/s72-c/jura.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/yura-bashkepunetori-i-hyundai-dhe-kia.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/yura-bashkepunetori-i-hyundai-dhe-kia.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy