Zvicra, “shqiponja” mund t’i mohojë shiritin e kapitenit Granit Xhakës

Kur Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri festuan si të çmendur për golat e shënuar ndaj Serbisë, ndoshta nuk e kishin menduar se thuajse gjysma e opinionit publik në Zvicër do ta kthente në çështje kombëtare, diçka që duhej të kufizohej në futboll.

Por, muaj nga suksesi epik dhe gëzimi me shqiponjën në Botërorin rus, për lojtarët e përfaqësueses helvete vazhdojnë presionet.

Për ndeshjen ndaj Islandës, më 8 shtator në St. Gallen, mes lojtarëve të grumbulluar është në mënyrë surprizë edhe veterani Stephan Lichtsteiner. Por, pyetja që po mundon tifozët është se kush do të jetë kapiten, nëse mbrojtësi nuk do të jetë në fushë.

Pas largimit të detyruar të Valon Behramit, tani futbollistët më të kuotuar për të marrë shiritin janë Granit Xhaka dhe Yann Sommer.

Kjo çështje po merr përmasa shpërthyese, pasi shumë tifozë mendojnë se mesfushori i Arsenalit nuk i përfaqëson, nuk këndon himnin zviceran dhe me festimet e tij patriotike nuk ka të bëjë aspak me flamurin me kryqin e bardhë.

Në një sondazh këtë javë, portieri Sommer ka marrë dukshëm shumicën e preferencave për të qenë kapiteni i ri i Zvicrës. I dyti në hierarkinë e pëlqimeve është Granit Xhaka, por me diferencë të madhe. Veterani Stéphane Henchoz mendon se roli i kapitenit është edhe ai i ambasadorit të ekipit, e për këtë Xhaka nuk përfaqëson Zvicrën.

Ish-futbollisti mendon se lojtari me origjinë kosovare e shfaq përkatësinë e tij në çdo kohë dhe në çdo vend, qofshin këto pushimet në Seychelles me partneren, apo edhe në fushë në një arenë Botërori.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të rezervojë mbrëmja e 8 shtatorit, por të dhënat tregojnë se hierarkia e Federatës helvete do të bëjë gjithçka për të mos e lënë shiritin e kapitenit në krahun e Granit Xhakës./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8812,Camëri,115,Editorial,1928,Ekonomi,474,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1424,Iliridë,271,Kosovë,2539,Kulture,696,Luginë,58,Moti,2,Politik,1852,Reportazh,176,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,508,Video,548,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Zvicra, “shqiponja” mund t’i mohojë shiritin e kapitenit Granit Xhakës
Zvicra, “shqiponja” mund t’i mohojë shiritin e kapitenit Granit Xhakës
https://4.bp.blogspot.com/-tslaTwMwO2I/W422WGDZzaI/AAAAAAAAYCg/aeoFYoE5wtoV5mLgtrVleGElveqbKMrxQCLcBGAs/s640/5b2f5a6b4c3c2xhaka-dhe-shaqiri.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-tslaTwMwO2I/W422WGDZzaI/AAAAAAAAYCg/aeoFYoE5wtoV5mLgtrVleGElveqbKMrxQCLcBGAs/s72-c/5b2f5a6b4c3c2xhaka-dhe-shaqiri.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/zvicra-shqiponja-mund-ti-mohoje.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/zvicra-shqiponja-mund-ti-mohoje.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy