28 Vlorat nga Kosova, zbresin në qytetin e Pavarësisë

, 28 Vlorat nga Kosova, zbresin në qytetin e Pavarësisë

Një vit më parë erdhën Sarandat. Tani po vijnë Vlorat. Bëhet fjalë për 28 vajza nga Kosova të cilat mbajnë që lindja emrin domethënës Vlora, e që janë përzgjedhur nga ambasada e Shqipërisë në Prishtinë mes mijëra vajzash kosovare me këtë emër, për të vizituar qytetin bregdetar që u ka dhënë emrin. Shifra 28 ka brenda simbolikën e datës së pavarësisë, për faktin se vizita e tyre do të fokusohet kryesisht në qytetin e Vlorës, por edhe në Himarë. njofton Javanews.

Programi i hartuar nga ambasada jonë në Prishtinë, fillon që sonte me mbërritjen e grupit të vajzave në Vlorë. Të shoqëruara nga ambasadori Qemal Minxhozi, ato do të priten nga kreu i bashkisë Dritan Leli dhe do të kenë në tre ditë në vijim takime e aktivitete të ndryshme në Vlorë dhe Himarë.

Tradita e bukur e krijuar me vajzat që mbajnë emra qytetesh shqiptare, dëshmon lidhjen e fortë të shqiptarëve në dy anët e kufirit shtetëror, si dhe promovon ndjenjat e miqësisë e shkëmbimet mes Kosovës dhe trevave të ndryshme të Shqipërisë, shkruan Javanews./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button