Ari shqiptar, si u katandis kokoshi një thelë

Zylyftar Hoxha

Para pak kohësh Këshillit Botëror i Arit dha njoftimin, sipas të cilit, sasia e arit shqiptar në krahasim me vitin 2000 është ulur dy herë. Aktualisht Shqipëria ka në rezervat e saj 1.6 tonë ar, ose gati sa sasia (1.5 tonë ar) që na kishte bllokuar Britania e Madhe si dëmshpërblim për incidentin e Korfuzit dhe që ne pas 50 vjetësh, vetëm në vitin 1988, duke na mbajtur interesat dhe dëmshpërblimet, na është kthyer vetëm 62 për qind e këtij ari. Kjo ishte ana negativiste e lajmit, por lajmi kishte edhe një pjesë tjetër ngushëlluese, se, pavarësisht përgjysmimit në sasi, vlera monetare e tij është rritur për shkak të rritjes së fortë të çmimit për metalin e çmuar në tregjet ndërkombëtare. Sipas të dhënave aktualisht ari shqiptar vlen 71.1 milionë dollarë nga 33.2 milionë që ishte në vitin 2000. Megjithëse jemi mburrur vazhdimisht, por paskemi marrë kot zjarr, të dhënat tregojnë se Shqipëria është një nga vendet me rezervat më të ulëta të floririt për frymë popullsie, me vetëm rreth 20 dollarë për frymë. Në Zvicër ky tregues është 6 mijë dollarë, ndërsa në Gjermani, Itali dhe Francë rreth 1800 dollarë. Për vite me radhë Shqipëria është mbajtur si një vend i pasur në flori, madje në disa nga librat e fillimit të shekullit të kaluar thuhej se rezervat shqiptare të arit në 1920, llogariteshin në 320 tonë, por një shekull më pas ato janë tkurrur me qindra herë.

Shqipëria, rezervat më të ulëta të arit në botë

Rezerva kombëtare administrohet nga Banka e Shqipërisë. Ajo vendos se si i mban ato, në valutë apo flori. Në total Shqipëria ka 2.5 miliardë dollarë rezervë kombëtare. Prej këtyre vetëm 2.8 për qind mbahen në ar, pjesa tjetër është në monedha të huaja si euro dhe dollarë. Në Thesarin tonë të Shtetit rezerva është 1.6 tonë ar, aq sa ishte dëmshpërblimi që Shqipëria i detyrohej, sipas Gjykatës së Hagës, Britanisë së Madhe për incidentin e Kanalit të Korfuzit(! ) Shqipëria është një nga vendet me rezervat më të ulëta të floririt, me vetëm rreth 20 dollarë për frymë, kur vende të tjera e kanë 100-200 herë më të madh!… Por pavarësisht përgjysmimit në sasi, vlera monetare e tyre është rritur për shkak të rritjes së fortë të çmimit për metalin e çmuar në tregjet ndërkombëtare. Sipas të dhënave aktualisht ari shqiptar vlen 71.1 milionë dollarë, nga 33.2 milionë që ishte në vitin 2000. Për vite me radhë Shqipëria është mbajtur si një vend i pasur në flori, madje në disa nga librat e fillimit të shekullit të kaluar thuhej se rezervat shqiptare të arit në 1920, llogariteshin në 320 tonë, por një shekull më pas ato janë tkurrur me qindra herë.

Mister që s’të lë të vdesësh!…

Më spektakolare kanë qenë grabitjet publike e pas viteve ’90, të transferimit të tij në mënyrë të dyshimtë nga tunelet e Skraparit e deri te grabitja e vitit 2000, ku janë përfshirë edhe segmente shtetërore.

Si ka qenë problemi i Skraparit?

Skrapari ishte zgjedhur si një vend strategjik natyror për t’u përdorur në kohë lufte, madje ai quhej edhe “Kryeqyteti shqiptar i Luftës” me një infrastrukturë të fuqishme militare të vendosur nën tokë. Në këtë kuadër këtu ishin depozituar rezerva të arit dhe të metaleve të tjera të çmueshme të të gjitha llojeve për rastin më fatkeq, atë të një lufte të mundshme. Thesari ishte vendosur në qytetin e Çorovodës, në lagjen “Hasan Seitaj”, në disa tunele rrëzë kodrës që ngjitet drejt Vërzhezhës. Tunelet e thesarit si dhe objektet e tjerë strategjikë, ose siç quheshin, të rëndësisë së veçantë, ruheshin nga reparte speciale me njerëzit më të zgjedhur të Gardës së Republikës. Tuneli funksiononte me një sistem të sofistikuar alarmi. Dyert e rënda disa tonëshe hapeshin me kode të veçanta. Asnjëri nga ata që punonte atje brenda për mirëmbajtje, nuk e dinte se ç’bënte tjetri në dhomën përballë. Kodin e dhomës së thesarit e kishin pesë veta, 2 ose 3 që vinin nga Tirana dhe kur aty nuk kishte njeri, më shpesh natën, si dhe dy të tjerë që banonin në Skrapar. Për sa kohë ishin ata njerëz brenda, edhe rojet zëvendësoheshin me të tjerë që i sillte një IFA ushtarake e që më pas i merrte prapë. Tuneli, që është edhe sot, natyrisht i prishur, kishte disa dhoma në hyrje, që përdoreshin si zyra, pastaj ishte kanali me ujë i Guhakut që përshkonte mespërmes tunelin dhe që të kaloje matanë në portën e hyrjes së thesarit duhet të ulej me arganello një urë si ato që kemi parë në filma në kështjellat mesjetare. Në krahun e majtë të tunelit ishin dy punishte fonderie, njëra që shkrinte metalet e rralla dhe që i kthente në lingota dhe tjetra që bënte ndarjen e floririt nga bakri që vinte nga minierat e Veriut. Këtu punonin veç e veç dy punëtorë që askush nuk e diti ndoshta edhe deri sot në qytet që ata bënin atë punë. Në mes ishin përsëri e përsëri porta të rënda ku mbaheshin të stivosura lingotat flakëruese.

Po sa ishte ky thesar dhe ku përfundoi?! S’dihet asgjë! Një miku im, që ka punuar aty, tregon me keqardhje për atë natë të vitit 1993, kur njerëz të qeverisë, siç u paraqitën, hynë dhunshëm në tunel dhe me saldatriçe hapën dyert dhe ngarkuan arin nëpër makina për ta magazinuar diku tjetër. Thanë se erdhën me urdhër të posaçëm nga presidenti i asaj kohe. Por mikun tim e ka shqetësuar vazhdimisht një gjë: kur këta ishin njerëz të qeverisë, pse s’merrnin kodet e të vepronin sipas rregullave, po hynë dhunshëm si hajdutë ordinerë me saldatriçe në dorë(!)

Mister që s’të lë edhe të vdesësh!…

Grabitja spektakolare e Kërrabës…

Në Kërrabë nuk dihet sa ishte grabitja nga brenda, por ajo u mbulua me një grabitje enigmatike nga jashtë, nga tre fshatarë që morën 340 kg ar. Grabitja në rastin e thesarit të Kërrabës u zbulua pas katër vitesh, pas hapjes për herë të parë të tunelit më 7 prill 2000. Nga 24 arkat speciale metalike në të cilat ishte vendosur ari ne gjendje monedhe lira turke, napolona francez dhe dollarë amerikane, 11 arka ishin krejtësisht të zbrazura. Nga e gjithë sasia prej 44006 monedha ari që u grabitën në tunelin sekret të Kërrabës është bërë e mundur të kthehen sërish në thesar vetëm 2051 lira turke. Pjesa tjetër prej 40 472 monedhash ari nuk është gjetur dhe sipas gjasave nuk ka për t’u gjetur kurrë.

…Grabitja e fundit

Skandali më i fundit me epiqendër Bankën e Shqipërisë tronditi anekënd shqiptarët. Vjedhja ka qenë e përmasave të jashtëzakonshme. Një punonjës i thjeshtë banke, për 4 vite me radhë ka arritur të grabisë çdo ditë në shuma të konsiderueshme institucionin ku ai punonte, pa u vënë re nga askush. Plot 700 milionë lekë të rinj i kanë munguar inventarit të këtij institucioni dhe askush nuk e ka vënë re këtë supergrabitje. Institucioni i presupozuar më i sigurt për financat e një shteti, është grabitur ditën për diell, për vite të tëra, dhe asnjë kamerë, aparaturë vëzhguese, roje, drejtues, audit, etj., nuk ka mundur të ndalë këtë masakër me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

…dhe ajo më skandalozja, pas të fundit

Kur ish-Guvernatori i Bankës, i akuzuar për shpërdorim detyre, u shkarkua nga detyra si guvernator i Bankës së Shqipërisë në shtator 2014 dhe u vu para akuzës për “shpërdorim detyre”, pas vjedhjes së 713 milionë lekëve në Bankën e Shqipërisë. Fullani u shpall i pafajshëm në tetor të vitit 2015. Prokuroria nuk ndërmori rekurs për këtë vendim të gjykatës, çka bëri automatikisht zhveshjen nga të gjitha akuzat dhe shpalljen të pafajshëm për ish-guvernatorin. Në këtë mënyrë ai fitoi 56 rroga shpërblim të barabarat këto me 420. 000,000 lekë

Grabitjet e lashta të arit shqiptar

Që në periudhën komuniste dhe tash më vonë në shtypin shqiptar është folur dhe “argumentuar”, veç grabitjes së arit nga Mbreti Zog, edhe grabitja e arit nga gjermanët dhe anglezët gjatë përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Po si ka qenë puna për të tre rastet?

1 Nga Mbreti Zog

Grabitja e arit nga Mbreti Zog dihet dhe është dokumentuar. Madje dihet edhe aventura e shtegtimit të tij nga një vend në tjetër, deri në Londër. Dihet gjithashtu edhe fati i këtij ari. Po ç’thonë dokumente e kohës lidhur me këtë grabitje? Ja një prej tyre:

“Në mbrëmjen e ditës 6 si dhe përfundimisht, në mëngjesin e ditës 7, të prillit të vj.v (vitit të vjetshëm), vetë ish ministri z. Kolë Thaçi urdhënoj që e gjithë gjendja e treguese t’i dërgohesh e t’i dorëzohesh vetë ish Mbretit Zog I, që ndodhesh midis pjesëtarëve t’ish Këshillit Ministruer në shtëpin e z.Koço Kotta – shkruan drejtori i Thesarit. …N’automobilin që na priste jashtë zyreje, u përcollëm deri aty, ku gjetmë, ish Mbretin Zog I, midis ish ministrave z. Koço Kotta, Musa Juka, Ekrem Libohova, Faik Shatku, Rrok Gera (Z.Kolë Thaçi mungonte), Abdurrahman Mati, Xhafer Ypi, Sotir Martini, Allaman Çupi, Ndoc Kurti, Jani Dallamango, Milto Noçka e të tjerë në prani të të cilëve i’u lëshuen për’anë ku ishte ndenjun vetë ish mbreti Zog I, 13 trajcat që mbajshin monedha ari”, – shkruan në raportin e datës 6 qershor 1939, ish-drejtori i Thesarit në kohën e Zogut.

2 Nga gjermanët

Sasia e arit prej 2454 kilogram e 874,5 gram u mor dhe u depozitua në Romë pas kapitullimit të Italisë në “Banca d`Italia”. Në kushtet e luftës së përbotshme kjo sasi u administrua nga gjermanët pa u keqpërdorur nga ata. Gjermanët e kishin marrë sasinë e arit në mënyrë që ai të mos binte në dorë të aleatëve. Pas kapitullimit të Gjermanisë, kjo sasi ari u konfiskua nga britanikët në kriporen Merkers të Gjermanisë pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore. Gjermanët nuk mbajtën asnjë gram ar nga ari shqiptar. Ajo që thuhet se arin tonë e kanë grabitur gjermanët, është vetëm një përrallë.

3 Nga anglezët

Pas kapitullimi të Gjermanisë, ari shqiptar që u mor nga gjermanët dhe që përfundoi te anglezët në bazë të marrëveshjeve për konfiskimet dhe reparacionet e luftës u gjend në Londër, ndoshta në vendin dhe kohën e gabuar. Ai do të kthehej në Shqipëri, por midis Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe lindi një konflikt, i cili njihet si incidentit të kanalit të Korfuzit, më 22 tetor 1946. Britania e Madhe si një nga fituesit e Luftës së Dytë Botërore kërkoi nga pala shqiptare, pranimin e fajit dhe pagimin e dëmshpërblimit, gjë që u refuzua nga udhëheqja e atëhershme komuniste. 1575 kg ar iu grabit Bankës së Shqipërisë nga pushtuesit gjermanë. Vlera e tij monetare ishte rreth 16 milionë USD. Pas një periudhe të gjatë diskutimesh, në vitin 1996, kjo sasi ari e ndodhur në Angli, kaloi në pronësi të shtetit shqiptar.

Duar të dhunshme në thesar

Historia e thesarit, e rezervave të arit, që nga krijimi më 1912, sidomos nga organizimi më i mirë ligjor në vitin 1920 e deri më sot është e mbushur me ngjarje misterioze e të bujshme të keqpërdorimit të thesarit nga qeveri të ndryshme, por ajo që është më alarmantja, të vjedhjes së tij.

Qeveritë, siç e kanë për detyrë e kanë konservuar, shtuar ose pakësuar thesarin sipas nevojave të tyre, që varjonin pa dyshim edhe me ngjarjet historike të kohës. Thesari që mbahej plus në arkën e shtetit, ishte për to një spirancë shpëtimi, një element më tepër sigurie. Por qeveritë si ato të para, të pas luftës, por edhe ato të periudhës së fundit demokratike e kanë prekur këtë thesar duke e përdorur për interesa të posaçme të tyre, edhe pse është ditur që thesari mbetet i paprekshëm. Shkurt, historia tregon se çështja e thesarit është e lidhur fort me politikën. Për një moment po pranojmë përdorimin mirë apo keq të thesarit, shpërdorimin e tij për interesa të çastit, por nuk mund të pranohet grabitja e tij. Kur erdhi puna atë edhe gjermani e siguroi në bankat italiane, kurse qeveritë tona e kanë grabitur, duke filluar nga Noli, Zogu, qeveria komuniste etj. me radhë. Ishte 6 prilli i vitit 1939 kur Shqipëria pushtohej nga trupat fashiste të Musolinit dhe mbreti Zogu I po përpiqej të largohej drejt Greqisë. Dokumentacioni i Bankës së Shqipërisë deklaronte aso kohe se Ahmet Zogu mori me vete nga thesari i saj një sasi prej 1604 kg ari, nga 2516 kg që ishin të gjithë rezervat. Historia përsëritet vetëm pesë vjet më vonë, në 6 prill të vitit 1944, nazistët gjermanë, do të bastisnin 2338,7 kg ar në thesarin e Bankës Shqiptare. Në pushtetin komunist, i cili e gjeti bosh arkën e shtetit, nisi të konfiskoheshin me forcë metalet e rralla të popullsisë, sidomos shtresave të pasura. Në këtë periudhë shteti siguroi nga grabitja e popullsisë rreth 3029 kg ar, por nga faturat mungojnë 522 kg ar, që s’dihet ku ka përfunduar. ngjarja e fundit, vetëm 11 vjet më parë, në shtator të vitit 1998, ku tre fshatarë në Qafë-Kërrabë grabitën nga depot 340 kg ar./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9319,Camëri,121,Editorial,2042,Ekonomi,508,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1478,Iliridë,289,Kosovë,2699,Kulture,724,Luginë,62,Moti,2,Politik,1899,Reportazh,181,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,521,Video,568,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Ari shqiptar, si u katandis kokoshi një thelë
Ari shqiptar, si u katandis kokoshi një thelë
https://4.bp.blogspot.com/-VFZblOCFDQU/W9IZKJJKvCI/AAAAAAAAaCk/4xluL5JUQBgcOn9cB4lqmssCKVMNDYACgCLcBGAs/s640/ari-780x439.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-VFZblOCFDQU/W9IZKJJKvCI/AAAAAAAAaCk/4xluL5JUQBgcOn9cB4lqmssCKVMNDYACgCLcBGAs/s72-c/ari-780x439.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/10/ari-shqiptar-si-u-katandis-kokoshi-nje.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/10/ari-shqiptar-si-u-katandis-kokoshi-nje.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy