Biseda e Ismail Qemalit: Shqiptarët autokton, të vjetër sa hëna

Mars-Prill, 1910/ Autori austriak Sigmund Münz, i cili po bënte një udhëtim në Mesdhe me jahtin “Rovenska”, takohet në Stamboll me deputetin e parlamentit osman, Ismail Qemal Vlora, dhe kushëririn e tij të dytë, Ferit pashë Vlora, ish-Vezir i Madh (kryeministër) i Perandorisë në vitet 1903-1908. Ishte koha kur Kosova dhe Malësia e Madhe kishin ngritur krye kundër politikave të Turqisë për taksa të reja, për ndalimin e arsimit shqip dhe imponimin e alfabetit osman.

Një ditë, përpara se të niseshim për në Stamboll, u takuam me Ferit pashën, Ismail Qemalin dhe me çiftin grek Griparis në bordin e jahtit “Rovenska”.

Feriti, Ismaili dhe unë zumë vend nën një tendë për të biseduar pranë tryezës. Në afërsi të jahtit tonë ishte një anije luftarake turke, ku po hipnin ushtarë që do të dërgoheshin në Selanik dhe, prej andej, për në malet e Shqipërisë.

Ismail Qemali tha: “Një shtypje e kryengritjes nga jashtë nuk ka kurfarë vlere. Plaga do të hapet përsëri. Qeveria osmane ka bërë edhe një gabim të rëndë, duke u imponuar shqiptarëve alfabetin turk. Për ta mbyllur, ai shtoi: “Edhe Serbia e Vjetër është në fakt shqiptare. Pretendimet e Serbisë për këtë krahinë, që shovinizmi e quan Serbi të Vjetër, janë një marrëzi…”

Kur dikush në shoqërinë tonë përmendi se shqiptarët ishin të ardhur nga Kaukazi, Ismail Qemali ia ktheu: “Ata janë racë autoktone.”

Ferit pasha ndërhyri duke buzëqeshur: “Ata janë po aq të vjetër sa Hëna e ndoshta më të vjetër dhe nuk lejojnë të bëhet shaka me këtë.”

Ferit pasha theksoi edhe një herë se një problem kryesor i Turqisë ishte që ajo duhet t’u jepte lirinë shqiptarëve.

Ismail Qemali shtoi: “Reforma, reforma për Shqipërinë, kjo është më e rëndësishmja. Ishin parashikuar nga Kongresi i Berlinit, por deri tani kanë mbetur vetëm një ëndërr në diell. Ato do të realizohen një ditë, mirëpo me shtypje të përgjakshme nuk arrihet asgjë, përveçse zemërim, i cili do të shpaguhet rëndë.”
(Marrë nga libri: Sigmund Münz, “Balkan Herrscher und Staatsmänner”, Wien, 1912)/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8839,Camëri,116,Editorial,1936,Ekonomi,476,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1425,Iliridë,273,Kosovë,2543,Kulture,697,Luginë,58,Moti,2,Politik,1853,Reportazh,176,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,511,Video,549,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Biseda e Ismail Qemalit: Shqiptarët autokton, të vjetër sa hëna
Biseda e Ismail Qemalit: Shqiptarët autokton, të vjetër sa hëna
https://4.bp.blogspot.com/-m_GdKdMUn4E/W9S7gWt7ENI/AAAAAAAAaJo/iq-LxTVV4s8VU1XT96gONvDm3fqapbzKwCLcBGAs/s640/auto_ismail-qemali-655x3451448780715-640x348.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-m_GdKdMUn4E/W9S7gWt7ENI/AAAAAAAAaJo/iq-LxTVV4s8VU1XT96gONvDm3fqapbzKwCLcBGAs/s72-c/auto_ismail-qemali-655x3451448780715-640x348.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/10/biseda-e-ismail-qemalit-shqiptaret.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/10/biseda-e-ismail-qemalit-shqiptaret.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy