Çmimet e lira, të huajt po blejnë në bregdetin shqiptar

Të huajt vijojnë të mbajnë në lëvizje tregun e pasurive të paluajtshme në bregdet. “Monitor”, raporton se sipas agjencive kryesore në vend, arsyeja kryesore mbeten çmimet e lira, ndërsa blerësit kryesorë janë nga vendet e rajonit, të cilat nuk kanë dalje në det. Përmirësimi i infrastrukturës po tërheq blerës në Durrës. Fokusi i agjencive për bregdetin është kapja e tregjeve të huaja…

Arsyeja kryesore pse të huajt kanë zgjedhur Durrësin janë çmimet e lira. Për diçka më pak se 20 mijë euro mund të blesh një apartament në afërsi me bregun e detit.

Çmimi për metër katror për një banesë matanë shinave të trenit në atë zonë varion nga 300 deri në 350 euro, gjë që ka joshur blerësit e huaj. Të gjitha shitjet janë kryer nëpërmjet agjencive të pasurive të paluajtshme dhe pronat kanë qenë të bllokuara nga bankat.

Shëngjini është zona ku ofertat janë më të ulëta, gjë që reflekton stabilitetin e tregut të pasurive të paluajtshme në atë zonë dhe individët që kanë blerë kryesisht nuk kërkojnë që të rishesin, ndërsa ndërtimet e reja po fokusohen më së shumti në hoteleri. Individët që kanë blerë në Shëngjin, nisur edhe nga frekuentimi i lartë i bregdetit aty nga shqiptarët e Kosovës, i shfrytëzojnë pronat për tregun e qiradhënies. Megjithatë, bazuar në agjencitë kryesore në vend, çmimi mesatar për metër katror në zonën e Shëngjinit është 720 euro.

Zona e tretë është Golemi, Pishat e Buta dhe plazhi i Qerretit, ku çmimet për apartament janë rreth 800-850 euro për metër katror, duke qenë se rezidencat e banimit janë në komplekse dhe kanë lehtësi që tërheqin blerësit. Jugu i Shqipërisë mbetet zona më e shtrenjtë dhe jo vetëm për apartamentet, por edhe për vilat. Në Vlorë, zonat më të lira janë Rradhima dhe Orikumi. Sipas ofertave të listuara në Rradhimë, për një apartament banimi, çmimi mesatar është 700 euro për metër në katror, ndërsa në Orikum, çmimet mesatare për banesa janë rreth 450-500 euro/m², në varësi të afërsisë me bregun e detit.

Zona më e shtrenjtë vijon të mbetet Riviera. Një apartament në Dhërmi kushton mesatarisht 1200 euro/m², ndërsa për sa u përket ofertave të listuara, ato nuk janë të shumta në numër. Sipas agjencive kryesore të pasurive të paluajtshme dhe atyre që janë me fokus në bregdet, Saranda vijon të mbetet “mbretëresha” e bregdetit shqiptar. Çmimet mesatare të apartamenteve në Sarandë janë 900 euro/m². Kryesisht Saranda ka qenë zgjedhje për skandinavët, të nxitur edhe nga afërsia me aeroportin e Korfuzit. /ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8305,Camëri,113,Editorial,1806,Ekonomi,444,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1353,Iliridë,258,Kosovë,2452,Kulture,656,Luginë,50,Moti,2,Politik,1810,Reportazh,162,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,498,Video,515,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Çmimet e lira, të huajt po blejnë në bregdetin shqiptar
Çmimet e lira, të huajt po blejnë në bregdetin shqiptar
https://3.bp.blogspot.com/-B20pqG1WHBw/W7pVFuRl9II/AAAAAAAAZX0/Cc5YBB5e7-ATkXc5FignTLUC_q66O-faACLcBGAs/s640/108966892-2-905x395.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-B20pqG1WHBw/W7pVFuRl9II/AAAAAAAAZX0/Cc5YBB5e7-ATkXc5FignTLUC_q66O-faACLcBGAs/s72-c/108966892-2-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/10/cmimet-e-lira-te-huajt-po-blejne-ne.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/10/cmimet-e-lira-te-huajt-po-blejne-ne.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy