Drejt dështimit oferta e Telekom Serbia. Qeveria presion serbëve, do të tërheqim abonentët e administratës publike

Oferta e Telekom Serbia për të blerë aksionet e kompanisë shqiptare T-Mobile është drejt dështimit.

Burime për Televizionin Klan bëjnë me dije se edhe pse shoqëria serbe ka bërë ofertën më të lartë pranë Deutche Telekom, shteti shqiptar nuk e mirëpret ardhjen e kësaj kompanie.

Mësohet se ajo që mund të bindë serbët për t’u tërhequr nga gara, është fakti që në rast se kjo shoqëri do të shpallej fituese, asaj nuk i është premtuar qëndrimi si abonentë i institucioneve shtetërore që aktualisht janë klientë të Telekom.

Pothuajse të gjitha ministritë dhe krerët e tyre, pjesa më e madhe e administratës publike e deri te kryeministri i vendit, janë abonentë të kompanisë T-mobile.

E para që do të tërhiqej nga lënia e numrit me prefiksin 068, do të ishte ministria e Mbrojtjes, e cila konsiderohet si një institucion me rëndësi të veçantë strategjike për çështjet e ndërlidhjes dhe komunikimit. Vetë ministrja Olta Xhaçka është kliente e kompanisë Telekom.

Këto qëndrime të qeverisë shqiptare, edhe pse jo zyrtare, mund të bëjnë që Telekom Serbia të tërhiqet nga gara, pavarësisht se ka dorëzuar ofertën më të lartë. Tërheqja e serbëve do t’i linte vendin dy ofertave kompanive bullgare, Vivacom dhe Globul Telenor, ose asaj të manjatit grek Vardi Vardinogiannis, pronar i firmës Motor Oil Hellas.

Zhvillimet në shitjen e kompanisë Telekom Albania pritet të zbardhen ditët në vijim, por me shumë gjasa përpjekja e parë e biznesit serb me shumicë aksionesh shtetërore, për t’u futur në një sektor strategjik në Shqipëri siç është telekomunikacioni, do të dështojë./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8305,Camëri,113,Editorial,1806,Ekonomi,444,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1353,Iliridë,258,Kosovë,2452,Kulture,656,Luginë,50,Moti,2,Politik,1810,Reportazh,162,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,498,Video,515,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Drejt dështimit oferta e Telekom Serbia. Qeveria presion serbëve, do të tërheqim abonentët e administratës publike
Drejt dështimit oferta e Telekom Serbia. Qeveria presion serbëve, do të tërheqim abonentët e administratës publike
https://1.bp.blogspot.com/-MUzX-qJhHr4/W7j1BHKfwjI/AAAAAAAAZUs/sIv4zNj8K04C595nRdpZcrmBw_qnGoyqACLcBGAs/s640/Telekom-Albania-905x395.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-MUzX-qJhHr4/W7j1BHKfwjI/AAAAAAAAZUs/sIv4zNj8K04C595nRdpZcrmBw_qnGoyqACLcBGAs/s72-c/Telekom-Albania-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/10/drejt-deshtimit-oferta-e-telekom-serbia.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/10/drejt-deshtimit-oferta-e-telekom-serbia.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy