Ekonomia përtokë/ Rritet numri i familjeve shqiptare që nuk kanë asnjë pasuri

Numri i familjeve që nuk kanë pasuri financiare në formën e depozitave bankare dhe instrumente të tjera financiare apo edhe kursime cash ne shtëpi është rritur në 6 mujorin e parë të vitit në raport me fundin e vitit 2017.

Banka e Shqipërisë zhvillon një anketë periodike, njëherë në 6-muaj me rreth 1300 familje në të gjithë vendin.

Në vrojtimin e fundit që i përket gjashtëmujorit të parë të vitit Banka e Shqipërisë gjeti se 26% e totalit të familjeve të kampionit të vrojtuar (huamarrëse dhe johuamarrëse) dhe 29% e grupit të familjeve huamarrëse, deklarojnë se ‘nuk zotërojnë asnjë lloj pasurie financiar. Të të dyja këto pesha janë rritur respektivisht me 7 pikë përqindje 4 pikë përqindje, krahasuar me vrojtimin e kaluar.

Duke analizuar vetëm pjesën e familjeve që kanë deklaruar pasuri financiare të formave të ndryshme (duke përjashtuar rastet që ‘nuk kanë asnjë lloj pasurie financiare’), rezulton se ‘depozitat dhe/ose llogaritë bankare’ vijojnë të mbeten lloji kryesor i investimit financiar, si në rastin e totalit të familjeve (74% e rasteve të raportuara) dhe në rastin e familjeve huamarrëse (88% e rasteve të raportuara). Krahasuar me 6-mujorin e kaluar, këto pesha kanë shënuar rritje respektivisht me 7 pikë përqindje dhe 8 pikë përqindje.

Shumica e familjeve më shumë se 1 pasuri të paluajtshme

Të 1140 familjet e pyetura kanë kanë deklaruar se zotërojnë në total 1666 prona të patundshme të llojeve të ndryshme ku: 95% (1079 familje) e tyre zotërojnë ‘1-2 prona të patundshme’, kryesisht të llojit ‘shtëpi banimi’ ose kombinim i një shtëpie banimi dhe një prone tjetër si ‘tokë’, ‘dyqan’, ‘godinë’ etj.

BSH raporton se, 3% e të përgjigjurve (ose 37 familje) deklarojnë se zotërojnë ‘më shumë se 2 prona të patundshme’; dhe 2% e të përgjigjurve (24 familje) kanë deklaruar se “nuk zotërojnë asnjë pronë të patundshme”.

Duke e fokusuar analizën vetëm në grupin e familjeve huamarrëse (320 familje), rezulton se familjet e përgjigjura (316 familje) deklarojnë gjithsej 491 prona të patundshme, ku 64% e tyre janë të llojit ‘shtëpi’, 30% të llojit ‘tokë’ dhe pjesa tjetër janë ‘dyqane’, ‘godina’ dhe lloje të tjera pronash.

Në shpërndarjen e familjeve huamarrëse sipas numrit të pronave që zotërojnë rezulton se: rreth 93% e tyre (298 familje) zotërojnë ‘1-2 prona të patundshme’ në momentin e intervistimit, dhe kjo peshë ka rënë me 1 pp krahasuar me vrojtimin e kaluar.

Në shumicën e rasteve, këto prona janë një shtëpi banimi ose kombinimi i një shtëpie dhe një sipërfaqeje toke. Vetëm 4% e familjeve huamarrëse (14 familje) deklarojnë se zotërojnë ‘më shumë se dy prona’ dhe 1% deklarojnë se ‘nuk kanë asnjë pronë të patundshme’. Këto pesha nuk ka ndryshuar krahasuar me vrojtimin e 6-mujorit të kaluar.

Burimi: Monitor/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9404,Camëri,121,Editorial,2068,Ekonomi,520,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,82,Histori,1486,Iliridë,291,Kosovë,2754,Kulture,733,Luginë,62,Moti,2,Politik,1909,Reportazh,181,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,522,Video,569,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Ekonomia përtokë/ Rritet numri i familjeve shqiptare që nuk kanë asnjë pasuri
Ekonomia përtokë/ Rritet numri i familjeve shqiptare që nuk kanë asnjë pasuri
https://2.bp.blogspot.com/-CibgSdlIidI/W7kD5TNxswI/AAAAAAAAZV0/udt5QqM3ka8gO3sSa5Fjhh5Sl7Yx-DQJQCLcBGAs/s640/Header-Foodbank-Albania-1024x592-640x370.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-CibgSdlIidI/W7kD5TNxswI/AAAAAAAAZV0/udt5QqM3ka8gO3sSa5Fjhh5Sl7Yx-DQJQCLcBGAs/s72-c/Header-Foodbank-Albania-1024x592-640x370.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/10/ekonomia-pertoke-rritet-numri-i.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/10/ekonomia-pertoke-rritet-numri-i.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy