FOTOT/ Urbanistika shqiptare e trasheguar nga komunizmi, nje histori e bukur (dhe një krahësim me Amerikën)

Une hyra ne Peace Corps I sapodiplomuar nga Planifikimi Urban dhe me nje interes mbi komunizmin. Perputhja e ketyre dy interesave u manifestua ne shume menyra ne fushen e planifikimit urban, si direkt si indirekt. Po te jetosh ne nje vend me te shkuar komuniste si Shqiperia, te shkuaren e ke pak a shume me vete ne formen e qyteteve.

Si fillim me lejoni te them se si shume planifikues urbane, une gjithnje kam perkrahur te ecurit ne kembe, dendesine e larte te populates, dhe dizenjo urbane bere per njeriun sesa per automobilat. Shqiperia moderne, nje vendth I vogel ndertuar thuajse teresisht nen nje regjim komunist, eshte nje vend I mrekullueshem per te provuar keto tre karakteristika te dashura urbane.

Le te flasim per dendesine e populates. Qyteti im i humbur eshte a s’eshte nje km katror siperfaqe dhe megjithate mban 14000-18000 popullsi. Per ta vene ne perspektive, kjo eshte gjysma e dendesise se Manhattan, 5 here dendesia e qytetit te Los Angeles, me shume se dyfishi i dendesise se popullates se San Francisco-s!

Si ka bere vaki kjo? Pothuajse gjithe shtepiat jane blloqe apartamentesh ndertuara gjate eres komuniste. Njerezit nuk kishin zgjedhje te zoteronin shtepi private sepse i vetmi ndertues atehere ishte qeveria dhe e vetmja gje qe qeveria ndertonte ishin blloqet e apartamenteve.

Mungesa e kontrollit nga lart qe pasoi renien e komunizmit coi direct ne rritjen e dendesise se populates sepse njerezit zune hapesirat lene “bosh” (parqe, kopshte, oborre, trotuare) me godina te reja te larta apartamentesh.

Jeta pa makina ketu ne Shqiperi eshte realiteti, ne kundershtim me ne Amerike ku kjo eshte e pamundur pervec disa perjashtimeve. Pse ndodh keshtu?

Jo thjesht per shkak se ne te tilla dendesi popullatash shkalla e zoterimit te makinave ne Amerike do ishte fizikisht e pamundur, por sepse makina personale nuk lejohej me ligj nen komunzem dhe qytetet Shqiptare nuk ishin ndertuar fare per perdorim makinash personale, gje e cila perben nje trashegimi ne ndertimin urban qe vazhdon. Deri me 1991 vleresohej te egzistonte nje numer prej 2000 makinash ne nje vend me 3 milion banore.

Edhe sot, eshte e vertete ta pohosh se shumica e Shqiptareve s’kane nevoje per makine personale, ne rrethana te grumbullimit, te dendur si te shtepive si te puneve, dhe me se shumti makinat jane simbole statusi per njeriun.

Keto te treja: dendesia e popullates, realiteti i paracaktuar pa makina, qytetet e ndertuara rreth njeriut, gjithe keto gjenerojne nje lloj marrdhenieje mes mjedisit dhe njerezve ne Shqiperi qe mua me bie ne sy si urbanist, thuajse ne menyre jashteshqisore: e ndjej menjehere sapo dal perjashta ne Shqiperi.
Cfare vlen te vleresohet vecanerisht per mua eshte “ecja ne kembe” e shqiptareve. E quaj “pedestrianism” sepse une jam nga Amerika ku makinat predominojne, por nuk me duket e sakte te perdoret e njejta fjale “kalimtar” per ate qe ben nje Amerikan kur ecen, dhe ate qe nje Shqiptar ben kur ecen. Ja te shpjegohem.

Ne Amerike, disa qytete “hip” bejne te pamunduren te promovojne ecjen ne kembe dhe udhetimet pa-makina. Keto perpjekje kane tendence te kene pak ose aspakt efekt. Pergjithesisht ne Amerike makinat dominojne peisazhin dhe levizin me shpejtesi te larte te frikshme. Ne shume vende nuk ka fare infrastrukture per te ecur. Ne Shqiperi, njerezit kalojne neper rruge dhe makinat dhe njerezit bashkejetojne.

Mund ta dallosh kete kryesisht tek mosha e trete e cila thjesht gjezdis apo ecen verdalle per te kaluar kohen pergjate rruges. Densiteti I larte i populates te krijon pershtypjen se i tere qyteti eshte nje dhome e hapur perjashta.

Mbase eksperienca me e preferuar e imja e “te ecurit ne kembe” ne Shqiperi eshte liria qe shijojne femijet. Femijet ne qytetin tim mund t’i shohesh ne cifte, ne grupe, ose vetem, duke ecur gjate rruges dhe trotuareve per te kryer ndonje pune, a luajtur e ka kush e ka, ose duke u folur shokeve. Kur shkolla mbaron, rruget mbushen me femije qe ecin ne kembe.

Kur isha femije ne nje rrethine te Amerikes jetonim me pak se nje milje nga shkolla por prape na conin me makine ne shkolle per arsye te dizenjimit urban (ose mungeses se tij, me sakte). Te ecje ne kembe per te shkuar ndokund ishte jashte konceptimit. Te ishe femije e te rrije vetem ne publik thjeshte qe e paimagjinueshme, si ne qytet, si ne rrethinat moderne te Amerikes. Ne Shqiperi ky eshte fakt i pritshem.

Nje menyre e bukur per te kaluar mbremjet e veres ne Shqiperi eshte xhirua shumepopullore: te endesh verdalle nje nje trotuar kalimtaresh, ne shesh apo rruge me qellimin te shihesh dhe te shikosh, te takosh miq dhe kalosh kohen. Eshte dicka qe ne thjesht nuk e kemi ne Amerike dhe dicka qe me c’shoh Amerikanet s’e kuptojne.

Keshtu qe me c’duket konkluzioni im ketu eshte i dyfishte. I pari eshte qe Shqiperia moderne per shkak te se shkuares, ka tipare fizike urbane per t’i pasur zili, ne piken qe komunitetet dhe planifikuesit urbane ne Amerike as nuk i shohin ne enderr: jete pa makina per shumicen, qytetet ndertuar per njerezit, dhe dendesi e larte popullate.

Mjedisi perfiton nga jetesa ne dendesi te larte dhe minimumi automjeteve, cilesia e jetes perfiton nga pasja e shume pak /aspak “commute” (distance makine nga puna), dhe perfitimet e atyre qe perndryshe do mbylleshin neper shpia (si psh. te moshuarit e te vegjlit) ndersa tani mund te marrin pjese ne jeten e komunitetit jane gjigande e te pamatshme.

E dyta, mendoj se dua te debatoj qe keto karakteristika fizike sasiore te urbanizmit Shqiptar ndikojne ne kulturen dhe stilin e jetes ne menyre positive cilesore. Qe bizneset dhe shtepite e cdo gje tjeter ndodhen prane njera tjetres pa pasur nevoje per makina kjo krijon jete me te kendshme, jete qe e vlen ta jetosh. Perpiqem ndonjehere t’ia shpjegoj shqiptareve sesi ne Amerike njerezit nuk ecin … ata nuk eshte e mundur te ecin … por ideja eshte veshtire ta percosh se eshte shume me e nderlikuar se thjesht te imagjinohet qyteti i tyre me tere kalimtaret potenciale, brenda neper makina. Diferenca eshte nje ndryshim i madh si sasior dhe cilesor ne mardhenien e njeriut me mjedisin e ndertuar. Ne opinionin tim, eshte nje diference mes Shqiperise dhe Amerikes ku Shqiperia eshte ne pozite me te mire.
Albania’s Inherited Communist Urbanism, a Love Story/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8305,Camëri,113,Editorial,1806,Ekonomi,444,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1353,Iliridë,258,Kosovë,2452,Kulture,656,Luginë,50,Moti,2,Politik,1810,Reportazh,162,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,498,Video,515,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: FOTOT/ Urbanistika shqiptare e trasheguar nga komunizmi, nje histori e bukur (dhe një krahësim me Amerikën)
FOTOT/ Urbanistika shqiptare e trasheguar nga komunizmi, nje histori e bukur (dhe një krahësim me Amerikën)
https://1.bp.blogspot.com/-tNJhUj_INvM/W7kO-FIxAXI/AAAAAAAAZWo/eWkQ_cEgCPIsFcLo4mbkOLldLWNfkl2mwCLcBGAs/s640/komunizem-5.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-tNJhUj_INvM/W7kO-FIxAXI/AAAAAAAAZWo/eWkQ_cEgCPIsFcLo4mbkOLldLWNfkl2mwCLcBGAs/s72-c/komunizem-5.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/10/fotot-urbanistika-shqiptare-e.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/10/fotot-urbanistika-shqiptare-e.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy