Fshati që shqiptarët nuk ia lanë armikut, njihuni me historinë e veçantë të “vendit të fshehur”

Menjëherë sapo kalon doganën e Murriqanit në Shkodër, ndeshesh me një pamje tjetër.

Para se të shkosh në qendrën e vjetër antike, në Ulqin, një kthesë na dërgon drejt një destinacioni rrethuar nga bukuritë e natyrës, pikëmbërritja e së cilit e ka një emër, Besa!

Besa është një fshat i vogël në rrethin e Tivarit, i banuar 100% nga popullsi shqiptare.

Është fshati ku historia flet shqip, ku historia ka lënë gjurmë.

Tregues të një rezistence të fortë ndër vite, mbizotërues të luftërave të shumta që u bënë nga armiqtë për ta pushtuar, por nuk ia arritën dot qëllimit.

Sepse shqiptarët kanë treguar gjithmonë rezistencë.

Kanë treguar që së bashku mund t’ia dalin mbanë, vetëm të bashkuar!

Teksa merr udhëtimin për tek Besa, gjatë këtij rrugëtimi nuk mund të mos shohësh edhe bukuritë që natyra i ka falur, sigurisht edhe krahinat përreth kanë historinë e tyre, mbartin vlera të rëndësishme, por ajo që Besa ofron nuk është thjesht një peizazh natyror.

E ndodhur atje poshtë, rrëzë Liqenit të Shkodrës, Besa është vendi ku relaksi dhe qetësia kanë ngritur tendën.

Vendi ku ajri i pastër këndon rapsodi dhe ku vetë natyra e çiltër e jo narciste të fton në zemër të saj.

Banorët e fshatit janë me të vërtetë mikpritës. Një pjesë e tyre kanë emigruar në vende të ndryshme të botës, pjesa më e madhe në SHBA, por vendlindjen kurrë nuk e kanë harruar.

Ata kthehen gjithmonë për ta vizituar dhe për t’i shtuar edhe më shumë buzëqeshjen. Për banorët e këtij vendi, vendlindja është përkrenarja më e rubintë që kudo shkojnë e mbajnë të kyçur krenarisht në dhomëzat e kujtimeve.

Ajo ç’ka të bën përshtypje në momentin e parë që futesh në këtë fshat është fakti që ti dukesh sikur je “on the top of the world” dhe teksa dalëngadalë zbret për ta vizituar kupton që je aty ku duhet të jesh.

Je në Shqipëri! Sepse çdo shtëpi, çdo ballkon ka simbolet e shqipes.

Me krenari bërtasin:

Unë jam shqiptar!”

Duhet vetëm një orë e gjysmë për të mbërritur në “Besa” nga dogana e Murriqanit.

Besa, si nga ana kulturore, ashtu edhe për nga vlerat e saj natyrore që disponon me anë të monumenteve të shumta që natyra ia ka falur ka çfarë të ofrojë për këdo që e viziton.

Ndiqni më poshtë reportazhin e realizuar nga gazetari Ardit Toca:/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8305,Camëri,113,Editorial,1806,Ekonomi,444,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1353,Iliridë,258,Kosovë,2452,Kulture,656,Luginë,50,Moti,2,Politik,1810,Reportazh,162,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,498,Video,515,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Fshati që shqiptarët nuk ia lanë armikut, njihuni me historinë e veçantë të “vendit të fshehur”
Fshati që shqiptarët nuk ia lanë armikut, njihuni me historinë e veçantë të “vendit të fshehur”
https://3.bp.blogspot.com/-aw_FipmOhvA/W7pN05lmFhI/AAAAAAAAZXo/ddGWRvNLOA0ovUDBAWH5vTH3EqSwdj2EgCLcBGAs/s640/2dhipa.png
https://3.bp.blogspot.com/-aw_FipmOhvA/W7pN05lmFhI/AAAAAAAAZXo/ddGWRvNLOA0ovUDBAWH5vTH3EqSwdj2EgCLcBGAs/s72-c/2dhipa.png
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/10/fshati-qe-shqiptaret-nuk-ia-lane.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/10/fshati-qe-shqiptaret-nuk-ia-lane.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy