Gjermania, dush të ftohtë Serbisë: S’ka BE pa e njohur Kosovën

Parlamentari gjerman, Peter Beyer, mendon se Kosova është “faktikisht e pavarur dhe Serbia duhet ta njohë de jure shtetin sovran të Republikës së Kosovës”.

Në të kundërtën, ka vazhduar Beyer, Serbia nuk do të hyjë në Bashkimin Evropian, dhe ky, mes tjerash, është mesazhi që ka përcjellë ai në Beograd.

“Është me rëndësi që të gjithë ta kuptojnë një gjë që ka qenë e qartë që nga fillimi i procesit të dialogut se normalizimi i marrëdhënieve, apo dialogu në përgjithësi, nuk do të ndodhë pa njohjen de facto të integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Kjo duhet të jetë e qartë”, ka thënë Beyer, i cili është kategorik në interpretimin e tij të qëndrimit gjerman mbi zgjidhjen përfundimtare për Kosovën.

Beyer, i cili është edhe anëtar i Unionit Kristian Demokrat (CDU) të kancelares gjermane, Angela Merkel, si dhe koordinator i bashkëpunimit transatlantik në parlamentin gjerman, ka thënë në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug” se deklarata e tij e dhënë se nëntori është “muajin e vendimmarrjes në dialogun Kosovë-Serbi me ndërmjetësim të BE-së”, nuk ka qenë, në të vërtetë, vlerësim i tij, por “parashikim i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi”.

Ai ritheksoi se Gjermania është kundër “shkëmbimit territorial apo korrigjimit të kufijve”. Beyer po ashtu thekson se qëllimi i udhëtimit të tij në Beograd, “përveç për të parë progresin e Serbisë në procesin e integrimit evropian”, është edhe për të ritheksuar qëndrimin gjerman se ideja e shkëmbimit të territoreve është e keq dhe e rrezikshme, transmeton Koha.net.

“Nuk jemi fare duke shqyrtuar ide të tilla dhe qëndrimi i kancelares gjermane Angela Merkel nuk do të ndryshojë, dhe kjo është gjëja kyçe që dua ta përçoj si mesazh të Berlinit”, sqaron Beyer.

Ai shtoi se Merkeli është e vetmja nga liderët e BE-së që qartazi është deklaruar kundër kësaj ideje, të cilën e ka quajtur ide të keqe dhe të rrezikshme, “jo vetëm për stabilitetin e Serbisë dhe të Kosovës, por e rrezikshme edhe për Republikën Serbe apo Ukrainën dhe rastin e Krimesë, apo pjesë tjera të Evropës Lindore, dhe pikërisht për këtë, të gjithë duhet të heqin dorë nga kjo ide menjëherë”.

I pyetur se si e sheh Gjermania zgjidhjen e mundshme, Beyer këshillon: “Ju përqendrohuni në marrëveshjen e Brukselit dhe zbatimin e saj. Nuk ka kushte të reja apo vija të kuqe. Besoj se të dyja palët, serbët dhe kosovarët (shqiptarët e Kosovës), sikurse edhe Komisioni i BE-së dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, duhet të kthehen mbrapa dhe të lexojnë çfarë janë marrë vesh në marrëveshjen e Brukselit dhe çfarë është arritur deri më tani”, ka thënë ai.

Ndërsa, si një zgjidhje të mundshme për çështjen Kosovë-Serbi, zyrtari gjerman ka përmendur modelin “e dy Gjermanive”.

“Është koha tani të analizohet ky model dhe opsione tjera, por askush nuk duhet të jetojë me iluzionin se një zgjidhje paqësore do të arrihet duke rishkruar kufij të rinj bazuar në parime etnike”, u shpreh qartë Beyeri.

I pyetur për qëndrimin e Gjermanisë ndaj procesit të formimit të ushtrisë së Kosovës, Beyer thotë se ushtria gjermane është tash e 20 vjet në Kosovë në kuadër të KFOR-it dhe është një prej misioneve më të gjata ndërkombëtare ndonjëherë.

“Serbia nuk duhet të frikësohet nga procesi i transformimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës”, tha Beyer. Qëndrimi i Gjermanisë është se tranzicionit duhet bërë ngadalë. Është një proces i rëndësishëm, thotë ai, “sepse Kosova duhet të ndërmerr përgjegjësinë për sigurinë e saj në të ardhmen”./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8839,Camëri,116,Editorial,1936,Ekonomi,476,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1425,Iliridë,273,Kosovë,2544,Kulture,697,Luginë,58,Moti,2,Politik,1853,Reportazh,176,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,511,Video,549,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Gjermania, dush të ftohtë Serbisë: S’ka BE pa e njohur Kosovën
Gjermania, dush të ftohtë Serbisë: S’ka BE pa e njohur Kosovën
https://3.bp.blogspot.com/-TCmh2rOmnug/W9IaSi6eXmI/AAAAAAAAaCw/tfpUGT_V7GgADPTKekS5X_cUkYpsMGFBwCLcBGAs/s640/auto_Hashim_Thaqi-Takimi-Peter_Beyer_Deputetin_Parlamentit_Gjerman-Prishtine-23-10-2018-dp_51540394702.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-TCmh2rOmnug/W9IaSi6eXmI/AAAAAAAAaCw/tfpUGT_V7GgADPTKekS5X_cUkYpsMGFBwCLcBGAs/s72-c/auto_Hashim_Thaqi-Takimi-Peter_Beyer_Deputetin_Parlamentit_Gjerman-Prishtine-23-10-2018-dp_51540394702.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/10/gjermania-dush-te-ftohte-serbise-ska-be.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/10/gjermania-dush-te-ftohte-serbise-ska-be.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy