“Greqi ose vdekje”. Breshëri mbi policinë, RENEA vret ushtarin ekstremist grek (Detaje)

Forcat RENEA kanë vrarë shtetasin Kostandinos Kaçifa, i cili paraditen e sotme qëlloi me armë zjarri në fshatin Bularat. Sipas policisë, vrasja e 35-vjeçarit ka ndodhur rreth orës 15:45 gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e policisë.

Forcat RENEA i kanë bërë thirrje të hedhë armën dhe të dorëzohet, por Kaçifa nuk i është përgjigjur thirrjes së herëpashershme të policisë, por ka hapur zjarr me arme duke rrezikuar seriozisht jetën e efektiveve edhe për shkak të terrenit ku mundësia e mbrojtjes ishte e ulët. Për pasojë, forcat RENEA janë kundërpërgjigjur dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i varë Kostandin Kaçifa.

Policia thotë se 35-vjeçari Kaçifa është nga Bularati i Gjirokastrës, por kohët e fundit jetonte në Athinë Rreth orës 10:00 të mëngjesit të sotëm (28 tetor) në krye të fshatit Bularat, 35 vjeçari Kostandinos Kaçifa ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Menjëherë në drejtim të vendit nga vinin të shtënat kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat ishin të dislokuara në qendër të fshatit pasi do zhvillohej aktivitet me rastin e festës së Greqisë.

Kostandinos Kaçifa porsa ka parë shërbimet e policisë që po afroheshin në drejtim të tij ka hapur zjarr me breshëri ndaj punonjësve të policisë duke rrezikuar jetën e tyre.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka punonjës policie të plagosur, por vetëm është thyer xhami i mjetit të policisë.Policia menjëherë ka rrethuar zonën ku përsëri ky shtetas ka hapur zjarr në drejtim të punonjësve të policisë që po e ndiqnin.

Kostandinos Kaçifa u fut në thellësi të fshatit ku forcat “Shqiponja” dhe shërbimet e tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë kontrolluan për disa orë zonën për të bërë të mundur kapjen e tij.Në ndihmë të shërbimeve të Policisë së Gjirokastrës shkuan forcat speciale RENEA të cilata rritën ta eliminonin fizikisht 35-vjeçarin Kostandin Kaçifa./ZgjohuShqiptar.info

Por kush është Konstadinos Kaçifa?

Policia sqaron se ai kishte ardhur prej një jave në Bularat nga Greqia dhe po merrte pjesë në një aktivitet që zhvillohej në fshatin minoritar grek me rastin e festës kombëtare të Greqisë.

Ndërkohë nga PDIU, Kacifas e konsiderojnë një ekstremist të “Agimit të Artë”.

“Në Gjirokastër lejohet që një ekstremist i Agimit të Artë, Konstatinos Kacifas, të qëllojë Policinë e Shtetit. Është e papranueshme që një ekstremist i Agimit të Artë që të jetë i pranishëm në territorin shqiptar në ceremoninë e varrezave për ushtarët grek dhe më pas ky ekstremist, qëllon Policinë Shqiptare. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet bën thirrje që ekstremisti i Agimit të Artë të arrestohet nga Policia”, thuhet në një reagim nga çamët.

Edhe gazetari e historiani Arben Llalla shkruan se “Konstandin Kacifas me njerëzit e Agimit të Artë, shpalosën në Jugun e Shqipërisë flamurin e Autonomisë greke”.

“Skenar i përgatitur mirë nga sigurimi grek, mos u gënjeni se ka probleme psikologjike Kacifas”, thotë Llalla, teksa thekson se 35-vjeçari kishte veshur uniformë ushtarake greke para se të qëllonte mbi policinë.

Ndërkohë nga kqyrja e profilit të Kacifas në rrjetin social Facebook rezulton se ai ka bërë një ftesë ndaj minoritetit grek që sot më 28 tetor të shpërndahet mesazhi “Greqi ose vdekje”.

“Tsipras dhe Rama bëjnë plane pa nikoqirin (pa të zotin e shtëpisë). Për një gjë të jenë të sigurt, rinia e ashpër dhe e zjarrtë e Vorio-Epirit nuk do jetë spektatore. Janë të ftuar të gjithë grekët e Vorio-Epirit ne 28 tetor të dërgojmë një mesazh për të gjithë…Greqi ose vdekje”, shkruan 35-vjeçari teksa pozon me flamurin e Viorio-Epirit.

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8839,Camëri,116,Editorial,1936,Ekonomi,476,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1425,Iliridë,273,Kosovë,2543,Kulture,697,Luginë,58,Moti,2,Politik,1853,Reportazh,176,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,511,Video,549,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “Greqi ose vdekje”. Breshëri mbi policinë, RENEA vret ushtarin ekstremist grek (Detaje)
“Greqi ose vdekje”. Breshëri mbi policinë, RENEA vret ushtarin ekstremist grek (Detaje)
https://2.bp.blogspot.com/-EovKGs4dsYY/W9XtOIXe26I/AAAAAAAAaME/tfaxa5ApUF4hStvXsPnlw_vm6wZdqvj5ACLcBGAs/s640/44932983_2096719650367753_7556780750113079296_n-1.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-EovKGs4dsYY/W9XtOIXe26I/AAAAAAAAaME/tfaxa5ApUF4hStvXsPnlw_vm6wZdqvj5ACLcBGAs/s72-c/44932983_2096719650367753_7556780750113079296_n-1.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/10/greqi-ose-vdekje-bresheri-mbi-policine.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/10/greqi-ose-vdekje-bresheri-mbi-policine.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy