Janë rreth 15 mijë veteranë të UÇK-së, të tjerët mashtrues

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se luftimi i krimit të organizuar, korrupsionit dhe shkëputja e sistemit të drejtësisë nga politika, duhet të jenë qëllimet kryesore për një sundim të mirëfilltë të rendit dhe ligjit, raporton Radio Europa e Lirë.

Ai ka kundërshtuar shifrën e prezantuar në listën e përfituesve të statusit të veteranit të luftës së ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që kalon mbi 38 mijë persona, duke thënë se numri i tyre duhet të jetë shumë më i vogël.

​“E vërteta është se nuk ka pasur më shumë se 12 mijë – 15 mijë luftëtarë me uniformë ndërsa të gjithë të tjerat janë mashtrime, kësaj duhet t’i shkohet deri në fund përmes drejtësisë”, ka thënë Thaçi.

Këto komente, presidenti i Kosovës i bëri gjatë punimeve të konferencës dyditore rajonale kundër korrupsionit, të organizuar nga Agjencia Kundër Korrupsionit, ku po marrin pjesë drejtues të institucioneve relevante nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Italia, Kroacia, Mali i Zi, Moldavia, Turqia.

Çështja e pensioneve të veteranëve të luftës ka ngjallur shumë reagime ndërsa prokuroria ka ngritur aktakuzë për keqpërdorime prej 68 milionë eurosh në dëm të buxhetit të Kosovës. Prokuroria e Posaçme të Kosovës ngriti aktakuzë kundër 12 personave nën dyshimet për veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Prokuroria ka dërguar në gjykatë emrat e mbi 20 mijë personave që llogariten si veteranë të “rremë” dhe publikimi i listës në mediet lokale nxiti shumë debate në Kosovë.

Hetimi ndaj këtyre keqpërdorimeve paraqet hetimet më të mëdha që nga përfundimi i luftës./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8302,Camëri,113,Editorial,1805,Ekonomi,444,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1353,Iliridë,258,Kosovë,2451,Kulture,656,Luginë,50,Moti,2,Politik,1810,Reportazh,162,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,498,Video,515,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Janë rreth 15 mijë veteranë të UÇK-së, të tjerët mashtrues
Janë rreth 15 mijë veteranë të UÇK-së, të tjerët mashtrues
https://4.bp.blogspot.com/-gyGS0sm6CV4/W7eISLN9ZRI/AAAAAAAAZPI/KQyIdrtakkYVUoYDBmV55Ts191pGIqHeQCLcBGAs/s640/6E5A50F1-2DFE-4974-97D2-3EE91DDC87C2_w1023_r1_s-905x395.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-gyGS0sm6CV4/W7eISLN9ZRI/AAAAAAAAZPI/KQyIdrtakkYVUoYDBmV55Ts191pGIqHeQCLcBGAs/s72-c/6E5A50F1-2DFE-4974-97D2-3EE91DDC87C2_w1023_r1_s-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/10/jane-rreth-15-mije-veterane-te-uck-se.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/10/jane-rreth-15-mije-veterane-te-uck-se.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy