Kur Zaev qan dhe Thaçi mban shënim…

Nga Skënder Minxhozi/
Shumë buzë po rrudhen këto orë në Shkup, Athinë dhe disa nga kryeqytetet kryesore të Perëndimit. Shifrat e ulëta të pjesëmarrjes në referendumin për emrin e ri kushtetues të Maqedonisë, kanë futur në siklet të gjithë ata që besonin në zgjidhjen më në fund, të një ngërçi që mban peng republikën e vogël në qendër të Ballkanit. Por nëse Shkupi qan, as Prishtina nuk qesh, për të perifrazuar një thënie të lashtë. Jo sepse kosovarët kanë qenë shumë të preokupuar me fatin e emrit të Maqedonisë, por sepse në horizontin politik të Kosovës mund të shfaqet në të ardhmen e afërt një referendum po aq i rëndësishëm sa ai të dielës në Maqëedoni, lidhur me fatin e dialogut Serbi-Kosovë dhe thelbin e tij aq shumë të përfolur: shkëmbimin e territoreve.

Është e vështirë të vendoset një paralele perfekte mes projektit kushtetues maqedon dhe atij të presidentëve Thaçi e Vuçiç për “korrigjimin kufitar”. Megjithatë disa aspekte nuk janë fort të largëta mes dy nismave. Që të dyja këto iniciativa vijnë si produkt i një negociate/ndërmjetësimi kryesisht ndërkombëtar, me dy palë që për vite me rradhë kanë qenë të paafta të merren vesh (maqedonët me grekët dhe kosovarët me serbët). Që të dyja nismat propozojnë diçka epokale – nisma e Zaev që t’i gjejë një herë e mirë një emër të dakordësuar shtetit që drejton, kurse Thaçi që ta vendosë vendin që drejton me të drejta të plota në hartën politike të kombeve. Rasti serbo-kosovar duket se sheh të grumbulluar rreth projektit një pjesë të mirë të komunitetit ndërkombëtar, amerikanë, shumë europianë, si dhe rusët më në hije. Çka s’mund të thuhet për referendumin maqedon, ku Rusia është akuzuar se po kërkon të mbajë gjallë një krizë të vjetër, për të penguar procesin e afrimit të Shkupit me NATO-n dhe BE-në.

Mbi të gjitha, këto orë po duket se të dyja nismat ngjajnë gjithashtu në një pikë që shënon në fakt hallkën më të dobët të litarit – janë të negociuara keq dhe pak në rrafshin e brendshëm. Megjithëse në këto orë Zaev përpiqet të insistojë mbi shumicën dërmuese të votave që pjesëmarrësit në referendum i dhanë emrit të ri të Maqedonisë, është e qartë si drita e diellit se ai dhe qeveria e tij dështuan për të bindur maqedonët të dalin e të votojnë masivisht në referendum. Shumica gri, e cila bojkotoi për shkak të thirrjeve të opozitës, qëndrimit kokëfortë të presidentit dhe mëdyshjes a paqartësisë mbi peshën dhe objektivat e referendumit, është prova materiale e dështimit të Zaev për të materializuar në ambjentin e brendshëm një projekt që pati mbështetje masive ndërkombëtare, por indiferencë dhe spekticizëm kombëtar.

E njëjat situatë, por pa kuti votimi në mes, duket se është instaluar tashmë edhe në Kosovë. Aty ku presidenti Thaçi duket edhe më i vetmuar, në projektin e tij të ndërrimit të territotoreve me palën serbe, sesa homologu i tij Zaev me emrin e ri të Maqedonisë në xhep. Ajo që kërkon presidenti kosovar shkon përtej shtimit ose heqjes së një emërtese në kokën e shtetit. Ndryshimi i negociuar i kufijve, i konsideruar nga skeptikët si një “pastrim paqësor etnik”, përbën një nismë që duket se deri tani ka mbështetjen më shumë të nënkuptuar sesa të deklaruar të SHBA, Rusisë dhe një pjese të vendeve euriopiane. Por që ashtu si në rastin e “referendumit Zaev”, përkundër konsensusit ndërkombëtar, duket se është i vendosur mbi një trull të brendshëm thellësisht skeptik. Nuk është asfare e tepërt të supozohet se një referendum eventual sot, mbi dialogun kufitar Serbi-Kosovë, do ta bënte të dukej optimist dhe të suksesshëm rezultatin e votimit të të dielës në Maqedoni.

Për momentin vështirë se do të kemi një Maqedoni të Veriut, ashtu siç mbetet ende një mister, nëse do të kemi dikur një kompromis terriorial historik për Kosovën e Veriut. Dështimi de facto i Zaev dhe kundërshtia e brendshme politike e mediatike që rrethon sot Hashim Thaçin, janë simptomat e një qasjeje kryekëput të gabuar, që liderët ballkanikë përdorin shumë shpesh për të arritur objektivat e tyre politike. Miklojnë të huajt, u shkojnë pas atyre, bien dakord me gjithkënd përveçse me popullin dhe institucionet e veta. Përfundimi: shihni Shkupin!/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8305,Camëri,113,Editorial,1806,Ekonomi,444,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1353,Iliridë,258,Kosovë,2452,Kulture,656,Luginë,50,Moti,2,Politik,1810,Reportazh,162,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,498,Video,515,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Kur Zaev qan dhe Thaçi mban shënim…
Kur Zaev qan dhe Thaçi mban shënim…
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/10/kur-zaev-qan-dhe-thaci-mban-shenim.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/10/kur-zaev-qan-dhe-thaci-mban-shenim.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy