Më në fund në qershor 2019, pjesa shqiptare e liqenit të Ohrit në UNESCO

Pjesa shqiptare e liqenit të Ohrit është propozuar për t’u përfshirë në Listën e Trashëgimisë Mikse Natyrore dhe Kulturore Botërore të UNESCO-s, ku bëjnë pjesë vetëm shumë pak pasuri të tilla.

Shtrirja e propozuar përfshin të gjithë pjesën shqiptare të Liqenit të Ohrit, Gadishullin e Linit, bregdetin në veri të kufirit maqedonas, dhe burimet e Drilonit me rrjedhat që lidhin ato me Liqenin e Ohrit.

Grupi vlerësues i UNESCO-s ka përmbyllur në muajin shtator vizitën e tij vlerësuese për dosjen që Shqipëria ka dorëzuar në shkurt të këtij viti. Vendimi pritet të merret në qershor 2019 në takimin vjetor të Komitetit të UNESCO-s.

Ky proces ka rëndësi jetike për këtë rajon dhe banorët e tij.

Projekti “Drejt një qeverisjeje të përbashkët të trashëgimisë natyrore dhe kulturore ndërkufitare të rajonit të Liqenit të Ohrit”, që zbatohet nga UNESCO dhe financohet nga Bashkimi Europian dhe Ministria shqiptare e Mjedisit, përqendrohet si në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, ashtu dhe në atë të natyrës.

Projekti synon që të vërë në dukje vlerat e shumta të kësaj zone, por edhe trajtimin e kërcënimeve kryesore me të cilat ato përballen, përmes një qasjeje të zhvillimit të qëndrueshëm.

Liqeni i Ohrit, një nga liqenet më të vjetër të botës, që ndodhet në Europën Juglindore, konsiderohet një nga rezervat më të mëdha të biodiversitetit dhe njëkohësisht një nga vendbanimet më të vjetra njerëzore në kontinent. Kombinimi i vlerave të dukshme natyrore, me cilësinë dhe diversitetin e trashëgimisë kulturore, materiale dhe shpirtërore e bëjnë këtë rajon vërtet unik./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8305,Camëri,113,Editorial,1806,Ekonomi,444,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1353,Iliridë,258,Kosovë,2452,Kulture,656,Luginë,50,Moti,2,Politik,1810,Reportazh,162,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,498,Video,515,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Më në fund në qershor 2019, pjesa shqiptare e liqenit të Ohrit në UNESCO
Më në fund në qershor 2019, pjesa shqiptare e liqenit të Ohrit në UNESCO
https://3.bp.blogspot.com/-hlBEABGPhoY/W8DeHF1q-ZI/AAAAAAAAZg0/MrjFbP3TNMAQodgxkb93KEv3s2iFDtIWQCLcBGAs/s640/ohri1.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-hlBEABGPhoY/W8DeHF1q-ZI/AAAAAAAAZg0/MrjFbP3TNMAQodgxkb93KEv3s2iFDtIWQCLcBGAs/s72-c/ohri1.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/10/me-ne-fund-ne-qershor-2019-pjesa.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/10/me-ne-fund-ne-qershor-2019-pjesa.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy