Millosheviqi humbi Kosovën, tani Vuçiçi do të humbasë edhe ky një luftë tjetër që të çlirohet edhe Presheva, edhe Nishi shqiptar

Avokati i njohur shqiptar Spartak Ngjela, ka komentuar në lidhje me zhvillimet e fundit në botën shqiptare në Ballkan Perëndimor.

Ngjela ka thënë se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, duke luajtur lojën e homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq, vizitoi Liqenin e Ujmanit, për të ngritur tensionin në Serbi.

Ai ka komentuar edhe veprimin e Vuçiqit, i cili u zmbraps nga mobilizimi i tij me ushtrinë, duke e quajtuar këtë sorallatje të turpit.

Sipas avokatit Ngjela, liderët shqiptarë janë gënjyer nga Moska, se Amerika nuk ka interes më për Kosovën. Ai ka theksuar se i pari që ra brenda kësaj është Hashim Thaçi, pasi sipas Ngjelës, ai do destabilizimin e Kosovës, për shkak të “akuzës nga Gjykata Speciale”.

Avokati më tej ka thënë se Serbia gjendet nën presionin e plotë nga Gjermania, aleati i dytë kryesor i botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Ngjela ka pyetur nëse Vuçiq po don luftë botërore, edhe pse sipas tij, Rusia nuk mund ta ndihmojë Serbinë për shkak se nuk ka para.

“Serbia e Milosheviçit e humbi me turp një luftë me Amerikën, dhe u çlirua Kosova, mos kërkon edhe Vuçiçi të humbasë edhe ky një luftë tjetër që të çlirohet edhe Presheva shqiptare, edhe Nishi shqiptar”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Ngjela në fund ka theksuar se gjithçka po shkon drejt shqiptares në Ballkanin Perëndimor. Prandaj, sipas tij, korrupsioni shqiptar duhet të dorëzohet, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë i Ngjelës:

Çfarë po ndodh me botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor?

Referendumi në Maqedoni nuk fitoi.

Vuçiçi thërret për forcë, por s’ka para. As Putini nuk ka para. Kurse Vuçiç, pasi e pa që Thaçi u rrëzua në Prishtinë, u nis e shkoi në Moskë. Po ku ka Moska forcë kundër Perëndimit!

Por Thaçi ia ka luajtur lojën Vuçiçit në favor, se shkoi në liqenin e Ujmanit për të ngritur tensionin në Serbi. Se, siç duket, kjo ka të bëjë me dëshirën për konflikt.
Vuçiç na nxorri edhe ushtrinë.

Nxorri dhe ushtrinë, po pse e futi prapë brenda?!!

Një sorrollatje turpi është kjo e presidentit Serb, nga Thaçi të Putini.

Po ç’janë këta injorantë fëminorë! Ende nuk iu mbushet mendja këtyre që janë të mundur në luftë me Amerikën.

Vërtet mendojnë këta që tani në Amerikë nuk ka interes më për Kosovën?

I gënjen Moska. Dhe i pari që ra brenda ishte Hashim Thaçi, se shenjat janë që ky do destabilizimin e Kosovës, ngaqë i druhet akuzës dhe gjykimit special kundër tij.

Të gjithë të korruptuarit po lodhen kot në lidhje me Serbinë – edhe Thaçi në Prishtinë, edhe Sali Berisha në Tiranë, sepse Serbia është nën presionin e plotë gjerman.

Kurse Putini nuk ka para. Por paratë në Europë i ka Gjermania, dhe kjo është aleati i dytë kryesor i botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

ll.

Kosovarët patriotikë me tubimin e tyre madhështor kundër Thaçit, e rrëzuan me gjithsejt: edhe Thaçin në Kosovë edhe Vuçiçin në politikën e forcës. Kjo është e vërteta e kësaj kohe. Tubim i madhështor i Kosovës ishte forca më e re shqiptare, që alarmoi të gjithë shqiptarët e shitur dhe është pikërisht kjo forcë shqiptare që e nisi Vuçiçin në Moskë. Është për të qeshur kjo, sepse Kosova është e kosovarëve dhe e askujt tjetër, kurse është hera e parë e historisë të shqiptarëve, që forca e popullit zhvleftësoi deri në hiç krerët shqiptarë të shitur në Beograd.

lll.

Korruposionit shqiptar në Tiranë dhe në Prishtinë i është mbushur mendja që Serbia dhe Rusia do shkatërrojnë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Në fakt kjo është ambicje shekullore sllavë kundër Arbërisë, por kjo kohë tani po tallet me ta. Arbëria me aleancën amerikano – shqiptare po shkon dhe do të shkojë te kufijtë e saj shekullorë. Autoktonët shqiptarë, që nga dita e dronit në Beograd, janë në avancim drejt kthimit të tyre në historinë reale. Për këtë arsye historike, këtu del një pyetje: përse don të bëjë luftë Serbia?

Kjo në fakt është një kërkesë në ajër, se si politikë nënkupton jo një luftë me shqiptarët, por një luftë me Amerikën. Në një kohë kur gjithçka proshqiptare është bërë në përputhje me rezolutën përkatëse të Këshillit të Sigurimit të OKB. Atëherë çfarë kërkon Vuçiç, luftë botërore? Ku po don të shkojë ky naiv që nuk respekton historinë dhe sistemin juridik ndërkombëtar?

Serbia e Milosheviçit e humbi me turp një luftë me Anerikën, dhe u çlirua Kosova, mos kërkon edhe Vuçiçi të humbasë edhe ky një luftë tjetër që të çlirohet edhe Presheva shqiptare, edhe Nishi shqiptar. Por ka edhe më shumë se kaq që duhet të fitojnë shqiptarët në Ballkanin Perëndimor. A e di këtë President i serb Vuçiç?

Ku është parë ndonjëherë që ardhacakët të pushtojnë autoktonët, kur këta i ka çliruar nga pushtimi i hordhive ardhacake, forca me e madhe e botës?!
Ky është sekreti i kësaj kohe. Kot lodhen të korruptuarit edhe në Kosovë edhe në Tiranë që presin Moskën. Gjithçka po shkon drejt shqiptares në Ballkanin Perëndimor. Prandaj korrupsioni shqiptar ka humbur, ai duhet të fillojë të bëjë dorëzimet. Kurse Moska dihet që nuk ka forcë për asgjë antiperëndimore, në një kohë kur sot, bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor është Perëndim.

/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8305,Camëri,113,Editorial,1806,Ekonomi,444,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1353,Iliridë,258,Kosovë,2452,Kulture,656,Luginë,50,Moti,2,Politik,1810,Reportazh,162,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,498,Video,515,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Millosheviqi humbi Kosovën, tani Vuçiçi do të humbasë edhe ky një luftë tjetër që të çlirohet edhe Presheva, edhe Nishi shqiptar
Millosheviqi humbi Kosovën, tani Vuçiçi do të humbasë edhe ky një luftë tjetër që të çlirohet edhe Presheva, edhe Nishi shqiptar
https://1.bp.blogspot.com/-z3EBOWE9GFw/W7ZWCqX7cMI/AAAAAAAAZNI/ErzILYOYJ64WnUMHxDa11eIWS9MhQe7oQCLcBGAs/s640/Screenshot_771-640x343.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-z3EBOWE9GFw/W7ZWCqX7cMI/AAAAAAAAZNI/ErzILYOYJ64WnUMHxDa11eIWS9MhQe7oQCLcBGAs/s72-c/Screenshot_771-640x343.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/10/millosheviqi-humbi-kosoven-tani-vucici.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/10/millosheviqi-humbi-kosoven-tani-vucici.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy