Mjerimi në Luginën e Preshevës, ja si diskriminohen shqiptarët nga Beogradi

Top Story ka trasmetuar emisionin e rradhës. Në një nga episodet thasmetohet vizita në Serbi, kryesisht Luginën e Preshevës, aty ku Shqiptarët diskriminohen nga politikat e Beogradit.

Presheva një komunë me rreth 30 mijë banorë, ku 90% e tyre janë shqiptarë. Shtëpitë karakteristike me çati të kuqe, nuk mund ta fshehin mjerimin, varfërinë dhe diskriminimin që i bëhen shqiptarëve nga politikat e Beogradit.

Në qendër të Preshevës, ndodhet një xhami e cila frekuentohet masivisht nga banorët e kësaj zone. Në fakt, në një vend ku ka varfëri, besimi në zot është shpresa e vetme që mund të mbaj gjallë këta njerëz.

“Situata ekonomike në Preshevë ka qenë gjithmonë krizë ekonomike. Me një rrogë mesatare është shumë vështirë të kalosh muajin. Ka shumë të rinj që kanë emigruar”, – shprehen për Top Story banorët e Preshevës.

Bashkimi Europian por edhe faktori ndërkombëtar as nuk i ka përmendur ndonjëherë shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Nëse pak më parë treguam sesi serbët e veriut të Kosovës nuk paguajnë as taksa, as drita dhe nuk i respektojnë institucionet, tek shqiptarët e jugut të Serbisë ndodh e kundërta.

“E njëjta Serbi kërkon të drejtat të cilat i tejkalojnë standardet e BE-së për serbët në Kosovë. Ndërsa për pakicën shqiptare, shkalla e diskriminimit është në nivelin më të lartë”, – Ardita Sinani, ish- Kryetare e Preshevës.

“Edhe ne kemi lexuar nga mjetet e informimit publik, se vërtetë atje nuk paguajnë, ndërsa ne paguajmë”, – Thotë një banorë.

Tashmë këtij mjerimi do ti shtohet edhe propaganda për tu bashkuar me Kosovën.

“Popullata e Luginës e mirëpret, shqiptarët janë të gjithë pro”, – thotë një banor.

Nëse Serbia integrohet në BE, dhe ne mbesim në këto rrethana siç jemi, nëse nuk i bashkohemi Kosovës, atëherë pozita do jetë e mjerueshme”, tha për Ardita Sinani, ish- Kryetare e Preshevës.

Mes tyre ka edhe skeptikë për bashkimin me Kosovën.

“Nuk ka gjasa të bashkohet Lugina dhe Kosova”, “Politikën që po luan presidenti Thaçi, duket e parealizueshme por kryesorja është të nis të bëhet, se po nuk e kërkove diçka nuk ta jep kërkush”, “Mirë është të bëhet, por zor të bëhet”, – shprehen banorët për Top Story./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9319,Camëri,121,Editorial,2042,Ekonomi,508,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1478,Iliridë,289,Kosovë,2699,Kulture,724,Luginë,62,Moti,2,Politik,1899,Reportazh,181,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,521,Video,568,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Mjerimi në Luginën e Preshevës, ja si diskriminohen shqiptarët nga Beogradi
Mjerimi në Luginën e Preshevës, ja si diskriminohen shqiptarët nga Beogradi
https://3.bp.blogspot.com/-0joL3y-xx8E/W9IU4MSwEKI/AAAAAAAAaB0/frZ5y2NOvGcUB3zi7lzbNQqZueQNAUnpwCLcBGAs/s640/lugina-800x450-905x395.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-0joL3y-xx8E/W9IU4MSwEKI/AAAAAAAAaB0/frZ5y2NOvGcUB3zi7lzbNQqZueQNAUnpwCLcBGAs/s72-c/lugina-800x450-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/10/mjerimi-ne-luginen-e-presheves-ja-si.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/10/mjerimi-ne-luginen-e-presheves-ja-si.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy