Një përdhunues, e kemi ende kryetar Bashkie

Partia Demokratike është duke bërë politikë me përdhunimin e një vajze, duke e ndryshuar komplet rrjedhën e debatit që sot duhej të bëhej në vend, nisur nga rasti i Xhinsiela Malokut.

Por, PD që thotë se po mbron vajzën dhe gjithë vajzat e vendit, në fakt një përdhunues e ka në gjirin e saj.

Ai madje është edhe kryetar Bashkie dhe një nga njerëzit më të rëndësishëm në PD.

Bëhet fjalë për Xhelal Mziun.

Vite më parë, në publik u shfaq historia e tij me “Shamikuqen”, të cilën e shantazhonte dhe kërcënonte për të bërë seks me të.

Në atë kohë, këta që sot dalin e bëjnë moral, nuk pipëtinin asnjë fjalë.

Rrëfimi i “Shamikuqes” në vitin 2012

30 vjeçarja N.Ç (Shamikuqja)

Jetoj me frikë në çdo moment dhe kudo që hedh hapat ndihemi të kërcënuar.

Këtu jemi mbledhur sot për të folur për dhunën ndaj grave në vendin e punës dhe unë jam një ndër të dhunuarat.

Unë kam punuar në Bashkinë e Kamzës dhe nga kryetari i kësaj bashkie, Xhelal Mziu jam dhunuar psikologjikisht dhe kam pasur edhe ngacmime seksuale.

Pas ankesave të mia që bëra tek deputeti i zonës Myqerem Tafaj, tek kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, dhe tek deputeti i PD-së, Flamur Noka, askush nga këta nuk më dha një zgjidhje.

Madje as zonja Topalli, e cila është femër dhe mendoja se do gjeja mbështetje.

Në fakt dua të saktësoj se mesazhet që kam publikuar nuk janë të vetmet, por ka edhe shumë të tjera që më vinin nga kryetari duke më ngacmuar seksualisht.

Jam ndier e dhunuar jo vetëm nga eprori im, por edhe jam paragjykuar nga kolegët e mi.

Por fatkeqësia ime nuk u ndal me kaq, por dhuna vazhdoi edhe më ashpër jo vetëm ndaj meje, por edhe ndaj të fejuarit tim.

Ishim të dy bashkë dhe një polic i Bashkisë së Kamzës erdhi dhe na qëlloi, madje me tytën e pistoletës.

Të dy përfunduam në spital dhe policia donte të na nxirrte sa më shpejt që të mos dukej se ishim dëmtuar shumë.

Këmbëngulën mjekët që të rrimë në spital se ishim rëndë.

Tashmë kanë kaluar 3 javë nga kjo ngjarje e rëndë dhe ende nuk kemi marrë asnjë përgjigje edhe pse e kemi denoncuar atë.

Madje marrim vazhdimisht kërcënime duke na thënë se as në hënë nuk do na lënë rehat nëse nuk e mbyllim këtë çështje.

Tashmë kam mbetur jo vetëm e papunë por jetojmë edhe me frikë.

Shpresojmë që shteti dhe kryeministri të mos i konsiderojnë jetët tona si flluskë sapuni, por të marrin masa.

SMS-ja dërguar sekretar organizativ të PD, deputetit Flamur Noka

Përshëndetje z. Noka, uroj të jeni mirë. Jam punonjësja e bashkisë së Kamzës. Kam bërë një takim me ju, ku ju kam treguar disa nga sms-të e Mziuit që më ka dërguar mua. Kam dhe shumë gjëra të tjera dhe nuk besoj se ju nuk mund ti hidhni poshtë dhe të thoni se janë shpifje. Kisha përshtypjen se në Kukës kishte akoma burra besnikë, po jua përsëris dhe një herë së Mziu nuk ka më vend Kamëz.

Çfarë do llojë gjejë të ndodh do të jeni përgjegjës Ti, znj. Topalli dhe z. Tafaj. Ju mbroni atë, arsyet i dini vetëm ju ndërsa unë mbroj veten time deri në vdekje.

Dhe ju do të mbani përgjegjësi për çdo ngjarje që mund të ndodh se unë I kam të ruajtura të gjitha sms-të ku ju kam kërkuar mbështetjen tuaj. Janë dhe shumë femra të tjera që do të veprojnë kështu si unë. Jua kam thënë dhe një herë që nuk më ndal asgjë, as vdekja për të treguar të vërtetën. Me respekt Punonjësja e Bashkisë së Kamzës.

Në një intervistë për TemA, vajza shpjegonte se si e ngacmonte Xhelal Mziu, nëpërmjet mesazheve.

Çfarë karakteri kanë këto ngacmime?

Ngacmime seksuale do t’i quaja përderisa ai kërkon të pijë kafe, çon mesazhe “të dua”, “I love you” “Do vini” është një mesazh, pastaj mesazhi tjetër: “është për të ardhur keq, ke një të ardhme të projektuar”, nga përgjigja që mori nga unë që i thashe “jo”.

Mesazhi tjetër është “Ok shamikuqe”, më krahasoi me shamikuqen duke më thënë se po e humb lirinë si gjithë të tjerët dhe shumë shumë mesazhe të tjera.

Punonjëset e tjera të bashkisë i ka ngacmuar kryetari?

Po ka ndodhur dhe me punonjëse të tjera, ka ndodhur dhe me ato që sapo i çojnë CV-në, kur shikon një vajzë simpatike, bën të njëjtën gjë, i çon sms. Sapo të shkojë të japë intervistë apo të çojë CV, sepse CV-ja shkon me foto dhe nr. telefoni edhe direkt bën telefonata.

I keni ruajtur në celularin tuaj sms-të e kryetarit të bashkisë së Kamzës?

Po, kam të ruajtura mesazhet e kryetarit.

Sa e ka nr e cel kryetari i bashksië së Kamzës?

0682085555

Ju ma thatë që pasi nuk iu përgjigjët sms-ve të kryetarit të bashkisë ju ka ulur në detyrë, ju ka ndryshuar pozicionin e punës?

Po, më ka ulur në detyrë.

/Tema/

ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8305,Camëri,113,Editorial,1806,Ekonomi,444,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1353,Iliridë,258,Kosovë,2452,Kulture,656,Luginë,50,Moti,2,Politik,1810,Reportazh,162,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,498,Video,515,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Një përdhunues, e kemi ende kryetar Bashkie
Një përdhunues, e kemi ende kryetar Bashkie
https://1.bp.blogspot.com/-heZYSxlYHgg/W7OhOOhKfGI/AAAAAAAAZEI/yV3g41YqEwEzIRzBtGHQIXoCyDIoSBnqgCLcBGAs/s640/xhelal.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-heZYSxlYHgg/W7OhOOhKfGI/AAAAAAAAZEI/yV3g41YqEwEzIRzBtGHQIXoCyDIoSBnqgCLcBGAs/s72-c/xhelal.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/10/nje-perdhunues-e-kemi-ende-kryetar.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/10/nje-perdhunues-e-kemi-ende-kryetar.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy