Perëndimi paralajmëron Serbinë: Po ndërhytë në Kosovë, do të keni punë me NATO-n. Zbythet Vuçiç

“Në qoftë se Serbia, për çfarëdo arsyesh, merr vendim që me forcat e saj të ndërhyjë në Kosovë, do të fytet në luftë të hapur, jo me forcat policore të Kosovës, por me njësitë e KFOR-it dhe NATO-s.”

Ky paralajmërim u është përcjellë autoriteteve shtetërore të Serbisë në Beograd, përmes një diplomati të njërit prej shteteve më me ndikim në NATO.

Diplomati perëndimor ka tërhequr vërejtjen Serbisë se “loja me armë” shpie në luftë dhe ka kujtuar se detyrë e KFOR-it është që forcat serbe, “t’i mbajë larg Kosovës”.

Një burim mirë i informuar në Beograd i ka thënë gazetës serbe “Novosti” se diplomati perëndimur e ka shprehur hapur shqetësimin e NATO-s, për shkak se presidenti i Serbisë, Alekdsandar Vuçic, ka urdhëruar ngritjen e shkallës së gatishmërisë luftarake të ushtrisë serbe.

Sipas burimit, diplomati është interesuar të dijë se si i vështron Beogradi zhvillimet e fundit në zonën e Liqenit të Ujmanit.

Sipas gazetës “Novosti”, kjo nuk është hera e parë që Serbia “kërcënohet” nga Perëndimi.

Sa herë që Beogradi tërheq vërejtjen se Serbia do ta mbrojë popullin e saj në Kosovë, nga zyrtarët perëndimorë vijnë paralajmërime se Serbia do të ketë punë me NATO-n.

Vuçiç anulon urdhrin për gatishmëri ushtarake, pas paralëjmërimit të Perëndimit

Kur Thaçi vizitoi veriun e Mitrivocës, në anën tjetër të kufirit Aleksandar Vuçiç mobilizoi ushtrinë, por mëngjesin e sotëm ai ka anuluar urdhrin e gatishmërisë ushtarake.

Vendimin në fjalë Vuçiç e mori mëngjesin e sotëm bashkë me komandantin Suprem të Ushtrisë së Serbisë.

“Presidenti i Serbisë dhe komandanti i lartë i ushtrisë serbe në përputhje me Ligjin e Mbrojtjes, ka urdhëruar ministrin e Mbrojtjes, Aleksandar Vulin dhe gjeneralin e ushtrisë serbe, Milan Mojsilovic për anulimin e gatishmërisë së forcave të reagimit të shpejtë”, thuhet në njoftimin e publikuar në mediat serbe.

Urdhërime për gatishmëri ushtarake Vuçiç e mori pikërisht në ditën e vizitës së presidentit Thaçi në Liqenin e Ujmanit dhe në territorin e veriut në përgjithësi.

Gatishmëria luftarake dhe e ushtrisë u ngrit në nivelet më të larta në Serbi, pikërisht për këtë arsye./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9378,Camëri,121,Editorial,2065,Ekonomi,518,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,82,Histori,1483,Iliridë,291,Kosovë,2741,Kulture,732,Luginë,62,Moti,2,Politik,1909,Reportazh,181,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,522,Video,569,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Perëndimi paralajmëron Serbinë: Po ndërhytë në Kosovë, do të keni punë me NATO-n. Zbythet Vuçiç
Perëndimi paralajmëron Serbinë: Po ndërhytë në Kosovë, do të keni punë me NATO-n. Zbythet Vuçiç
https://2.bp.blogspot.com/-0nFiPwSIrkY/W7enphWvGKI/AAAAAAAAZRE/RZz4NEUL-70OBU3IaUe_MapGdi5gOHYAgCLcBGAs/s640/kfor.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-0nFiPwSIrkY/W7enphWvGKI/AAAAAAAAZRE/RZz4NEUL-70OBU3IaUe_MapGdi5gOHYAgCLcBGAs/s72-c/kfor.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/10/perendimi-paralajmeron-serbine-po.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/10/perendimi-paralajmeron-serbine-po.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy