Pikat e basteve/Efekti i frikshëm social, 68% nisin lojën para moshës 15 vjeçare

Vendimi i qeverisë për mbylljen e plotë të pikave të basteve do të ketë një impakt të menjëhershëm social.

Këtë e dëshmojnë të dhënat e gjetura nga një anketim i një studimi doktoral të Universitetit të Tiranës.

Anketimi i realizuar së fundmi, në të cilin morën pjesë 400 lojtarë aktivë, nxjerr në pah një të vërtetë të frikshme: Bastet godasin kryesisht pjesën më vulnerabël të shoqërisë, adoleshentët.

Pjesëmarrësve në këtë anketim iu shtrua një pyetje, se cila ishte mosha në të cilën kishin filluar të vendosnin rregullisht skedina apo të luanin rregullisht bixhoz.

Plot 68,5% e pjesëmarrësve, të cilët u përgjigjën në kushte anonimiteti, pranuan se kishin nisur të luanin rregullisht midis moshës 10-15 vjeçare.

Vetëm 18% e nisën këtë ves midis grupmoshës 16-20 vjeçare. Në grupmoshat e tjera, prevalenca vjen në reduktim konstant. Vetëm 5,3% nisën të luanin midis moshës 21-25 vjeç, vetëm 2% në moshën 26-30 vjeç dhe 6,3% pas kësaj moshe.

Përtej efektit social, mbyllja e pikave të basteve do të shoqërohet edhe me një efekt të drejtëpërdrejtë ekonomik.

Buxheti i shtetit do të pësojë një humbje të menjëhershme prej 54 milionë dollarësh, që është shuma e arkëtuar nga tatimi i këtyre aktiviteteve në vitin 2017, por kjo masë pritet të shoqërohet me një kursim prej 400 milionë eurosh në vit për familjet shqiptare, që është edhe shuma mesatare e luajtur çdo vit në vendin tonë.

E thënë ndryshe, nga mbyllja e basteve, familjet shqiptare përfitojnë mesatarisht 570 euro më shumë në vit, para që deri më sot shpenzohen në lojrat e fatit./Lexo.al/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9404,Camëri,121,Editorial,2068,Ekonomi,520,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,82,Histori,1486,Iliridë,291,Kosovë,2754,Kulture,733,Luginë,62,Moti,2,Politik,1909,Reportazh,181,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,522,Video,569,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Pikat e basteve/Efekti i frikshëm social, 68% nisin lojën para moshës 15 vjeçare
Pikat e basteve/Efekti i frikshëm social, 68% nisin lojën para moshës 15 vjeçare
https://3.bp.blogspot.com/-RUbdAQPHKfQ/W7-Jrolye0I/AAAAAAAAZek/0vYeqT7GghsigbWuyDtaaPfEBU_xWM2dwCLcBGAs/s640/1539237310_kazino.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-RUbdAQPHKfQ/W7-Jrolye0I/AAAAAAAAZek/0vYeqT7GghsigbWuyDtaaPfEBU_xWM2dwCLcBGAs/s72-c/1539237310_kazino.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/10/pikat-e-basteveefekti-i-frikshem-social.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/10/pikat-e-basteveefekti-i-frikshem-social.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy