Propozimi nga Beogradi: Me Kosovën të shkëmbejmë popullsinë, jo territoret

Ish-diplomati, politikani dhe historiani serb Milan St. Protiq vlerëson se kur bëhet fjalë për Kosovën, gjithçka do të mbetet status quo, sikur ishte në 20 vitet e fundit dhe nuk e sheh hapësirë për të bërë një hap përpara.

Në një intervistë për gazetën serbe “Blic”, i pyetur se cila është zgjidhja, për të cilën Vuçiq thotë se nuk i ka kaluar, Protiq tha se mendon se Vuçiq ka folur për shkëmbimin e territoreve, jugu i Serbisë për veriun e Kosovës.

“Si do të bëhej kjo saktësisht dhe në cilat vija kufitar, kjo nuk është e rëndësishme. Në vend të shkëmbimit vullnetar të popullsisë, ata mendojnë për shkëmbimin e territoreve. Shumë më i vështirë dhe më i keq është shkëmbimi i territorit, sesa shkëmbimi i popullsisë”, tha Protiq, përcjell Telegrafi.

Ai shton se për serbët, të cilët aktualisht jetojnë në jug të lumit Ibër, do të ishte shumë më mirë në Serbi, sepse atje nuk ka të ardhme. “Në veriu është krijuar diçka që më shumë i ngjanë Perëndimit të egër, sesa një mjedisi të civilizuar dhe ky është problemi më i madh”, shtoi ai.

Historiani serb shpreh vizionin e tij për Kosovën, sipas të cilit Serbia do ta njohë Kosovën, por do të fitonte menjëherë anëtarësim në BE dhe eksteritorialitetin e për tempujt fetarë në Kosovë, serbëve nga Kosova do t’u jepej mundësi për t’u zhvendosur në Serbi dhe shqiptarëve nga Serbia jugore, zhvendosja në Kosovë.

Sipas tij, NATO, BE dhe Këshilli i Sigurimit duhet të garantojnë integritetin territorial të Serbisë dhe për Serbinë duhet të sigurohet një ndihmë financiare afatgjatë, e cila do ta ndihmonte Serbinë që të rimëkëmbej për dhjetë vjet.

Sa i përket veriut të Kosovës, ai mendon se veriu i Kosovës dhe jugu i Serbisë janë dy çështje të lidhura ngusht dhe se Serbia duhet të zgjedh njërën, apo tjetrën.

Sipas tij, jugu i Serbisë është shumë mi rëndësishëm për Serbinë, sepse andej kalon autostrada dhe në qoftë se Serbia e humb luginën e Moravës dhe Vardarit ka humbur një arterje të rëndësishme.

“Mendoj se është e pamundur, t’i ruajmë të dyja [veriun e Kosovës dhe jugun e Serbisë]”, tha historiani serb./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8305,Camëri,113,Editorial,1806,Ekonomi,444,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1353,Iliridë,258,Kosovë,2452,Kulture,656,Luginë,50,Moti,2,Politik,1810,Reportazh,162,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,498,Video,515,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Propozimi nga Beogradi: Me Kosovën të shkëmbejmë popullsinë, jo territoret
Propozimi nga Beogradi: Me Kosovën të shkëmbejmë popullsinë, jo territoret
https://1.bp.blogspot.com/-2dRHA297WFI/W7uvcbQoa7I/AAAAAAAAZZU/7lEvdO80-i86UHIcT4S_ukK2gq2_rVdNQCLcBGAs/s640/auto_serbia-kosovo-flags1534862945.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-2dRHA297WFI/W7uvcbQoa7I/AAAAAAAAZZU/7lEvdO80-i86UHIcT4S_ukK2gq2_rVdNQCLcBGAs/s72-c/auto_serbia-kosovo-flags1534862945.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/10/propozimi-nga-beogradi-me-kosoven-te.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/10/propozimi-nga-beogradi-me-kosoven-te.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy