Refuzohet oferta 60 milion euro e Telekom Serbia, zyrtarët shqiptarë kanë frikë nga ngjyrimet politike që mund të marrë ky investim

Albanian Enterprise Institute

Zyrtarët shqiptarë nuk e mirëpresin futjen në tregun e telefonisë mobile të kompanisë Telekom Serbia.

Burime të brendshme kanë bërë të ditur se drejtuesit e ministrisë së Transporteve dhe Infrastrukturës gjatë një takimi të zhvilluar me përfaqësues të kompanisë serbe i kanë shprehur atyre faktin se futja në tregun e telefonise celulare mund të rezultojë problematike edhe për vetë Telekom Serbia për shkak të ngjyrimeve politike që mund të marrë.

Nga burimet është mësuar gjithashtu që Telekom Serbia ka bërë ofertën më të mirë financiare me rreth 60 mln euro për të blerë Telekom Albania.

Drejtuesit e lartë shqiptarë i kanë shprehur kompanisë se Shqipëria i vlerëson investitorët serbë në ekonominë shqiptare, por në këtë sektor strategjik mund të lindin shumë kontradikta.

Interesi i “Telekom Serbia” për të marrë pjesë në garën e blerjes së “Telekom Albania” është përshëndetur nga ministri serb i Tregtisë dhe Telekomunikacionit, Rasim Lajic.

Në një komunikim për mediat, ministri serb e konsideron një lëvizje të mirë, por edhe mjaft të logjikshme, që flet vetë për fuqinë dhe potencialin e kësaj kompanie.

Sipas Lajic, nëse do hynte në tregun shqiptar, “Telekom Serbia” do tregojë aftësinë e saj për të investuar edhe në tregje të tjera rajonale si Shqipëria, përveç atij të Malit të Zi dhe Bosnjës, ku është tashmë prezente.

Sipas kreut të komunikacionit serb, nëse Telekom Serbia arrin të blejë “Telekom Albania”, kompania serbe mund të kthehet në një lider të telekomunikacionit në Ballkan, ndonëse e pranon se është ende herët të flitet për rezultatin./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8278,Camëri,113,Editorial,1798,Ekonomi,442,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1351,Iliridë,258,Kosovë,2444,Kulture,654,Luginë,49,Moti,2,Politik,1805,Reportazh,160,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,498,Video,513,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Refuzohet oferta 60 milion euro e Telekom Serbia, zyrtarët shqiptarë kanë frikë nga ngjyrimet politike që mund të marrë ky investim
Refuzohet oferta 60 milion euro e Telekom Serbia, zyrtarët shqiptarë kanë frikë nga ngjyrimet politike që mund të marrë ky investim
https://3.bp.blogspot.com/-avsITq5CFHI/W7Y_G-QGD4I/AAAAAAAAZKk/GB8lPceLlgcl_dqP5yZhaqbekfNnAlfYQCLcBGAs/s640/telekom.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-avsITq5CFHI/W7Y_G-QGD4I/AAAAAAAAZKk/GB8lPceLlgcl_dqP5yZhaqbekfNnAlfYQCLcBGAs/s72-c/telekom.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/10/refuzohet-oferta-60-milion-euro-e.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/10/refuzohet-oferta-60-milion-euro-e.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy