Rrajca dhe liqenet akullnajore tërheqje befasuese turistike

Rrajca, një fshat në lartësitë e Librazhdit pjesë e Parkut Kombëtar Shebenik Jabllanicë, po kthehet çdo vit e më tepër një atraksion i fuqishëm turistik.

Janë Liqenet akullnajore të Rrajcës, pjesë e këtij Parkut, që e bëjnë Rrajcën një nga destinacionet e veçanta turistike natyrore që mund të eksplorohen në çdo stinë.

Në korrik të vitit 2017 Pyjet e Rrajcës dhe Lumi i Gashit, u bënë pjesë e Trashëgimisë Natyrore të UNESKO-s.

Vet Parku Kombëtar “Shebenik-Jabllanicë”, mbetet një destinacion turistik i jashtëzakonshëm për t’u frekuentuar në katër stinët, por në veçanti në stinën e verës.

Rreth 10 mijë turistë, vendas dhe të huaj e kanë vizituar vitin e kaluar Parkun Kombëtar në Qarkun e Elbasanit. Shifrat janë bërë të ditura për ATSH-në nga ish-drejtori i këtij parku, Fatmir Brazhda, ndërsa për këtë 6 mujor të këtij viti shifrat nuk kanë dalë akoma,por nga informacionet paraprake, kalojnë dy fish vitin e shkuar.

Një pasuri turistike e pakonkurrueshme, që pret vizitorë të apasionuar pas aventurës, natyrës, traditës dhe histories që po shfrytëzohet çdo ditë.

Është një vend i thyer me kontraste të forta gjeografike, ku mund të gjesh që nga fushat e blerta, lumenj, shpella deri te lartësitë e maleve me borë.

Vetëm 19 km në perëndim të Librazhdit, është ky park nga më të mirëmbajturit në vendin tone.

Janë dy lumenj dhe disa burime të vogla ujore që rrjedhin përmes zonës së Parkut, përfshirë në veri lumin e Qarrishtës që bashkohet me lumin Rrapun dhe në jug lumin e Bushtricës qe bashkohet me lumin Shkumbin. Brenda parkut gjenden mbi 14 liqene akullnajore të vogla me bukuri madhështore, të cilat ndodhen në një lartësi mbi 1900 metra mbi nivelin e detit.

Pothuajse i panjohur për pjesën më të madhe të vendit, vitet e fundit, Parku Kombëtar i Shebenikut ka nisur të promovohet dhe të nxisë tërheqjen e turistëve.

Drejtoria e Zonave të Mbrojtura të Qarkut Elbasan është kujdesur që të vendosë në të gjithë parkun tabela orientuese për vizitorët, por edhe të shoqërojë çdokënd që ka dëshirë të shijojë mrekullitë e tij.
Parku Kombëtar i Shebenikut ka mjaft monumente natyrore të shpallura apo jo, që mund të vizitohen nga turistët dhe studiuesit.

Me interes është Kisha e Kosharishtit e ndërtuar në një shpellë me figura e mbishkrime që nga shek. II para erës sonë, që duhet të jetë gjithashtu pjesë e guidës nëse doni të vizitoni Parkun Kombëtar të Shebenikut.

Kjo shpellë-kishë është e vendosur në një shkëmb në lartësi rreth 70 metra nga niveli i lumit të Qarrishtës ku janë pikturuar Shenjtorja Mari dhe dishepujt gjatë një ceremonie.

Shumë i rëndësishëm fakti që ngjyrat në këto piktura nuk janë zhdukur dhe qëndrojnë ende të gjalla.

Do të gjeni në Shebenik liqenet karstike, liqenin e Fushë Studnës, Vlaskën, Fushën e Dorëzit, Bredhin e Fushë Kuqes, Rrapin e Taksimit, Shkallën e Skënderbeut, Gurrën e Ariut e shumë zona të tjera që presin vizitorë.

Moratoriumi i gjuetisë bëri që edhe kafshët e egra të shtohen për t’i dhënë më tepër gjallëri kësaj zone.
Gjatë monitorimeve të saj me kamera kurth, Drejtoria Rajonale e Zonave të Mbrojtura ka arritur të fotografojë një sërë kafshësh të egra si, derri i egër, ariu, kaprolli, ujku etj.

Shoqata të ndryshme që kanë në fokus aktivitet sportive kohët e fundit po i organizojnë ato në këtë park.
Gara të çiklizmit malor, alpinizëm apo ski e kanë bërë tashmë Shebenikun më të njohur dhe me siguri një nga destinacionet më tërheqëse të turizmit të natyrës shqiptare. Stina e dimrit do të jet një tjetër atraksion për turistët e aventurës në këtë park./ZgjohuShqiptar.info
       

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9391,Camëri,121,Editorial,2065,Ekonomi,518,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,82,Histori,1483,Iliridë,291,Kosovë,2741,Kulture,732,Luginë,62,Moti,2,Politik,1909,Reportazh,181,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,522,Video,569,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Rrajca dhe liqenet akullnajore tërheqje befasuese turistike
Rrajca dhe liqenet akullnajore tërheqje befasuese turistike
https://1.bp.blogspot.com/-1jf3adzPTfA/W7kN5kW9TOI/AAAAAAAAZWg/z94oCR_LSFQybuHhdRFgBNl90NaxQ_A3ACLcBGAs/s640/rraj7-768x518.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-1jf3adzPTfA/W7kN5kW9TOI/AAAAAAAAZWg/z94oCR_LSFQybuHhdRFgBNl90NaxQ_A3ACLcBGAs/s72-c/rraj7-768x518.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/10/rrajca-dhe-liqenet-akullnajore-terheqje.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/10/rrajca-dhe-liqenet-akullnajore-terheqje.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy