Shpëtim Idrizi: Unë i paguar nga grekët?! A jeni në terezi o Shqiptarë?

Kreu i PDIU, Shpëtim Idirizi ka reaguar për listat e rreme që kanë qarkulluar në disa media, ku emri i tij rezultonte mes personave që janë financuar nga Greqia.

Idrizi ka praqitur fakte që tregojnë se “lista” është një sajesë e shërbimeve greke me anë të një personi, që pretendon se është “kryeministër i Çamërisë”.

Lista në fjalë u botua nga disa portale shqiptare duke pretneduar se ishte marrë nga një gazetë greke. Në fakt media greke në fjalë nuk ka publikuar asnjë material të tillë.

Deklarata e Shpëtim Idrizit:

“Të nderuar shqiptarë, miq e patriotë, por dhe ju, të shitur e shpifës, që mezi pritët me dorën e gojën e prishur, të peshkonit emrin tim në listën e bëre nga gjakprishur nga fuzioni I gjakut të Asfalisë Greke.

Dje kam parë e dëgjuar gjithë ditën me pezm, dhimbje, neveri e përcmim, se si lukunia e ujqëve, çakenjve, hienave, brejtësve, vraponin si të marrë pas një lajmi të fabrikuar nga Asfalia Greke dhe pjella e saj, I vetquajturi president, kryeministër I Republikës së Çamërisë, mashtruesi, sharlatani, burgaxhiu i dënuar me vendim gjykate si hajdut, Festim Lato, ku unë Shpëtim Idrizi, kryetari i PDIU-së gjendesha në një listë, që asnjë su ul ta shihte nga vinte, së bashku me Noizin e Olta Gixharin dhe emrat më domethënës të medias, po dhe me shumë analistë, se kishim marrë para nga Greqia…

Për çfarë? Që të luftonim Greqinë?!

Për çfarë???

Po ju drejtohem të gjithë atyre që kishin kënaqësinë e hidhur ta “besonin”. Po si nuk e hapët një herë të shihnit cili është portali që fabrikoi lajmin???

https://taulantribe.blogspot.com/2018/10/ja-kush-ka-perfituar-para-nga-greqia-ne.html?m=1&fbclid=IëAR1sT8rvPzhK73HQoRdmS67ttlCqy-e0EOXZeVCiYN_zkCn3fHN8kT5MS3I

Po të shpenzonit një sekondë të kohës tuaj, e shumë më pak se sa duhej për tu ngazëllyer për “tradhtarin”, që ja u servirën me kokën në tepsi do shihnit, se lajmi është i mashtruesit dhe agjentit të Asfalisë Greke, Festim Lato dhe këtë e dinë mirë dhe SHISH–i dhe autoritet e tjera shqiptare, I cili për bëmat e tij të mashtrimit nuk hyn dot prej vitesh në Shqipëri.

Për të gjithë JU që u mërzitet, u zhgënjyet dhe u “ngazëllyet” nga ky lajm, si nuk e hapët linkun e gazetes greke “Eleftheri Ora” dhe të merrnit mundimin të shihnit se ky lajm është I rremë dhe nuk egziston fare në gazetën greke.

https://www.elora.gr/portal/



Po më flagrantja dhe më e rënda është fakti që gazetat në Tiranë, në kundërshtim të plotë me çdo etikë e profesionalizëm para se ta botonin gjithë qejf këtë lajm, nuk bënë minimumin e vërtetimit të burimit të tij, të shihnin nga vinte dhe çfarë është blogu “taulantribe.blogspot.com”, apo minimumin e profesionalizmit të një gazetarie normale, të gjenin burimin, të hapnin e të përkthenin artikullin (që nuk ekziston në gazetën greke), ku ne zbuloheshim si agjentë, e se aty ishin goxha emra…përvec Noizit e Olta Gixharit, që s’di pse ishin në këtë listë (e që të më falin që po u përmend emrin), ndoshta për ta bërë më të besueshme këtë listë me “Agjentë të Greqisë!!!

Asnjë gazetë, portal apo gazetar nuk e bëri këtë minimum të profesionalizmit në gazetari. Pse nuk e bënë është pyetja që vjen natyrshëm?
Me këtë po merren përfaqësuesit e mi ligjor, sepse ndërkohë që dje shihja maskaradën e turpshme, e “shqyhesha” nga të marrët e “patriotët”, krejt i qetë angazhova përfaqësuesit ligjor për të përgatitur përgënjeshtrimin e lajmit nga ata, e më pas kallzimin për në Prokurorinë e Tiranës, për marrokët e shipfjes, në rastin më të mirë. Por ta harojnë ata që mendojnë se mund të më zhvendosin nga qëllimi im kryesor, hapja e hetimeve nga Prokuroria për fondet sekrete të dhëna nga Greqia, për të deformuar dhe manipuluar në interes të shtetit grek, antar i BE-së dhe I Natos, opinionin publik shqiptar, në favor të Greqisë.

PDIU do të bëj kërkesë e kallzim në Prokurorinë e Tiranës, për të vënë në lëvizje organin e akuzës që të hetojë, të vendosë para përgjegjësisë penale të gjithë ata të shitur në media, gazetari, portale, biznese, OJF, që kanë vite që paguhen nga Athina zyrtare dhe Asfalia Greke, siç e ka pohuar dhe vetë Kotziasi dhe Tsiprasi, por edhe Prokuroria e Athinës, që ka hapur hetimet për nxjerrje të sekretit shtetëror. S’do të rresht së kërkuari Presidentit të Republikës të mbledhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare, për të vënë në lëvizje organet ligj zbatuese, Shërbimin Informativ Shtetëror, Shërbimin Iformativ të Ushtrisë, Policinë e Shtetit, Prokurorinë, etj, për të hetuar personat që janë financuar vetëm në muajin Tetor me 1 Milon Euro, e imagjinoni me vite e vite me radhë sa miliona euro janë shpenzuar, por edhe arsyet, qëllimet dhe dëmi që i është shkaktuar Sigurisë Kombëtare dhe interesave sovrane të Shqipërisë.
A doni një shembull “par excellence” të manipulimit të kollajshëm të një pjese të opinionit publik Shqiptar?
Pikërisht rasti i djeshëm, ku portali anonim i një agjenti të Asfalisë Greke fabrikon një listë me emra. Ai përmend që e ka marrë lajmin nga një media greke “ https://www.elora.gr/portal/”, ku në fakt një lajm I tillë po të kërkosh, nuk egziston. Dhe asnjë se verifikon dhe sulen të gjithë në babëzië e marrëzisë, se na doli që ka marrë para dhe kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

Ej a jeni në vete, a mendoni pak? Unë kam marrë para që të luftoj bashkë me PDIU-në e Shoqatën “Çamëria” çdo ditë për të DREJTAT E SHQIPTARËVE TË ÇAMËRISË?!

Sipas jush jemi financuar nga Greqia, për çfarë???

-Për të folur çdo ditë për Çamërinë e për të trimëruar politikën shqiptare, që merr vrapin ose bie në gjunjë sapo dëgjon fjalën Greqi?
-Për të nxjerrëm e zbatuar Rezolutën e Parlamentit të Shqipërisë për Çamërinë?
-Për të bërë Varrezat Monumentale të Kllogjerit ku prehen 2900 pleq, gra e fëmjë?

-Për ta çuar Çështjen Çame në Bruksel e të kërkonte edhe komisineri Hahn përfshirjen e saj në bisedime me Greqinë?
-Për të bërë Amendamentet në ligjin e Censusit në vitin 2010, që i hoqën mundësinë Greqisë të nxirrte nja 300 mijë shqiptarë e ti bënte grekë në origjinë, siç bëri mijëra homogjenë e u ndërroi dhe emrat?
-Për të ndërhyrë në Reformën Teritoriale dhe për të lënë Bashkinë e Çamërisë (Konispol), Bashki e përjetshme shqiptare dhe barrierë ndaj shovinistëve të Vorio Epirit?
-Për të mbushur Bulevardin e Tiranës e Prishtinës me flamuj kombëtar e logon e Çamërisë?
-Për të bërë me qindra e mijëra aktivitete, për të ruajtur e mbajtur gjallë dashurinë për Çamërinë, e nevojën për drejtësi?
-Për të organizuar me qindra promovime librash, muzeumesh, kumtesa, aktivitete kulturore për Çështjen e Genocidit te Shqiptarëve të Çamërisë?
-Për ta mbajtur në këmbë Parlamentin Shqiptar për Çështjen Çame, ku për 8-vjet askush nuk pipëtiu kundër nesh sa ishim në atë sallë, e sot me 76 mijë vota shqiptarësh na sulmuan, na vodhën mandatet, e nuk jemi më në parlament?
-Për të gjitha këto më paguan grekët? Për të gjithë ata që e çuan në cep të mendjes kam vetëm një pyetje: A jeni në terezi të kokës o Shqiptarë, që u sulët si të marrë se gjetët “tradhëtarin”?

Çamëria është sa e imja aq edhe e çdo Shqiptari.

Çamëria pati fatin e keq që u sakrifikua se ishte në skajin më jugor të Shqipërisë, që të kemi këtë Shqipëri Politike të mbetur e gjymtuar sot… Ju garantoj vetëm për një gjë, që nuk do të rresht së punuari për Çamërinë, tani akoma dhe më me shumë forcë e inat! Ne nuk Harrojmë!!!/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8839,Camëri,116,Editorial,1936,Ekonomi,476,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1425,Iliridë,273,Kosovë,2544,Kulture,697,Luginë,58,Moti,2,Politik,1853,Reportazh,176,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,511,Video,549,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Shpëtim Idrizi: Unë i paguar nga grekët?! A jeni në terezi o Shqiptarë?
Shpëtim Idrizi: Unë i paguar nga grekët?! A jeni në terezi o Shqiptarë?
https://3.bp.blogspot.com/-JnvM-uLENl8/W9M1AZvk6-I/AAAAAAAAaEI/ePTpa6TiXQEvn6qmVyoDyF_dehMZQnqmwCLcBGAs/s640/festim-lato.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-JnvM-uLENl8/W9M1AZvk6-I/AAAAAAAAaEI/ePTpa6TiXQEvn6qmVyoDyF_dehMZQnqmwCLcBGAs/s72-c/festim-lato.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/10/shpetim-idrizi-une-i-paguar-nga-greket.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/10/shpetim-idrizi-une-i-paguar-nga-greket.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy