Shqipëria, e para në Europë dhe e pesta në botë për emigracion potencial

Ajo që shumica e shqiptarëve shpresojnë të arrijnë përmes largimit nga vendi i tyre është shkollimi dhe një perspektivë më e mirë e jetës.

Prof. Russel King, Drejtor i Qendrës Sussex për Kërkime mbi emigracionin, të njohur në mbarë botën, i tha “Deutsche Welle”-s se emigrimi i shqiptarëve vazhdon prej afro 30 vitesh, por natyra e tij po ndryshon: nuk është më një dukuri e mbështetur në arsye ekonomike apo politike, është kthyer në një dukuri që po prek të gjitha shtresat e shoqërisë, grupmoshat, klasat e ndryshme shoqërore për nga të ardhurat.

Emigrimi potencial është rritur në vitin 2018 në 52% nga 44% që ka qenë në 2007. Studimi tregon se tendenca më e fundit është ajo e ikjes së njerëzve që kanë mbaruar universitetin, i rinisë së kualifikuar në nivel të lartë, që ka dëshirë të madhe të emigrojë.

“57% e grupmoshës 18- 40 vjeç synojnë të emigrojnë. 46% e atyre që nuk kanë emigruar asnjëherë synojnë të emigrojnë. 72% e emigrantëve të kthyer, pra e atyre që kanë qenë njëherë në emigracion, dëshirojnë të ikin përsëri”, thotë King.

Është e qartë, thekson ai, se që prej 1991 numri i shqiptarëve që ikin është shumë më i madh se numri i atyre që kthehen. “Numri i përgjithshëm i popullsisë po bie, Shqipëria po tkurret”, vazhdon eksperti.

Sipas profesor King, një nga arsyet kryesore përse njerëzit duan të largohen nga vendi është se nuk shohin të ardhme për vete dhe fëmijët e tyre. Një tjetër shkak është kostoja në rritje e jetesës. Shtetet e preferuara për emigrim konsiderohen Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8868,Camëri,116,Editorial,1944,Ekonomi,478,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1430,Iliridë,275,Kosovë,2549,Kulture,699,Luginë,58,Moti,2,Politik,1853,Reportazh,177,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,515,Video,552,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Shqipëria, e para në Europë dhe e pesta në botë për emigracion potencial
Shqipëria, e para në Europë dhe e pesta në botë për emigracion potencial
https://4.bp.blogspot.com/-yRj5tD6kR2A/W9ngQnZ5hfI/AAAAAAAAaXw/JicFfvM4vD0iNMOzzN_U5MGPh81x1Qb4wCLcBGAs/s320/tirana.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-yRj5tD6kR2A/W9ngQnZ5hfI/AAAAAAAAaXw/JicFfvM4vD0iNMOzzN_U5MGPh81x1Qb4wCLcBGAs/s72-c/tirana.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/10/shqiperia-e-para-ne-europe-dhe-e-pesta.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/10/shqiperia-e-para-ne-europe-dhe-e-pesta.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy