Shqipëria merr pak frymë, kur të mbarojë dashuria PS-PD

Nga Ben Andoni

Paçka kundërshtimit të madh publik mesveti, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike nuk ekzistojnë dot pa njëra-tjetrën. Është e vërtetë, që tashmë nuk funksionon parlamenti shqiptar, është po aq e vërtetë se Partia Demokratike e kundërshton hapur çdo akt të Partisë Socialiste, por në thelb një gjë dihet qartë: të dy partitë nuk mund të ekzistojnë pa njëra-tjetrën dhe sidomos pa kinse sherrin mes tyre.

Gjithçka që ka nisur në vitin 2008 me ndryshimet e hidhura të Kushtetutës u tregoi shqiptarëve se paçka retorikave respektive, të dy partitë e kanë të nevojshme ekzistencën e njëra-tjetrës. Dhe, ndryshimet blic kushtetuese, që bëri zoti Berisha me atëherë kryetarin e ri të PS-së, Edi Rama, në vetëm pak orë (!) solli një frymë që ishte kundër asaj që premtonin dy politikanët e mëdhenj. Qysh atëherë, Shqipëria nuk ka më ekuilibër mes pushteteve, parimi i kontrollit dhe balancës ka marrë krejtësisht fund dhe mbi të gjitha shqiptarët iu nënshtruan përfundimisht gjykimit se Dy Elefantët e politikës shqiptare i hynin dhe mund ta ndryshonin kushtetutën kur të donin dhe si të donin.

Në të vërtetë, zhvillimi i një vendi kërkon që të modifikojë edhe kushtetutën, për t’iu përgjigjur nevojave aktuale, por që zakonisht në vendet me demokraci të zhvilluar ky ndryshim bëhet përmes një procesi të hapur këshillues me publikun, fakt që rrallëherë ka ndodhur tek ne.

Gjithsesi, vendi gjendet përballë ngërçit të radhës politik dhe këtë herë inincuar nga Partia Demokratike, që do të thotë se sërish Reforma Zgjedhor do të ketë dorën e vetëm një partie. Ndërkohë, kanë mbetur vetëm nëntë muaj nga zgjedhjet vendore dhe i gjithë ky bllokim tregon se në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore sërish do manovrohet që të mos luhet Kodi aktual Zgjedhor. Edhe pse duket se konflikti politik është në majat, në thelb ato sërish do kenë në dorë administrimin e zgjedhjeve. Edhe pse në vitet e fundit, ato kanë qenë përgjegjëset kryesore të kaosit në vend, lehtësisht kuptohet se edhe në të ardhmen e afërt, ato do arrijnë ta menaxhojnë situatën zgjedhore në dobi të formacioneve të tyre, kundër partive të vogla.

Për fat të keq, vendi nën presionin e tyre, nuk gjen dot formatin e duhur për një Kod të ri Zgjedhor, ku të garantohet identifikimi biometrik korrekte i zgjedhjeve, të realizohet numërimi elektronik, ndërkohë që politika shqiptare duhet t’i bëjë barrikadë personazheve që mund të bien në rrjetën e akuzave për krime ose të Vetting-ut së politikanëve në të ardhmen. Mbi të gjitha, Ligji dhe Kodi i ri nuk duhet t’i japë avantazh të pakushtëzuar PD-së ose PS-së mbi forcat e tjera politike.

Kuptohet se kjo nuk ndodh, pasi lidhja e PD-së dhe e PS-së është aq e fortë përballë interesit të monopolit të pushtetit dhe menaxhimit të zgjedhjeve saqë dihet çdo veprim në Kodin Zgjedhor sërish do të ketë monopolin e tyre. Edhe pse për vonesat dhe pengesat, të dy partitë akuzojnë ashpër njëra-tjetrën.

Që kur në nëntor të vitit 1998, Presidenti Meidani firmosi dekretin për të hyrë në fuqi Kushtetuta, miratuar me referendum popullor, dokumenti themeltar i vendit ka pësuar ndryshime, por gjithnjë në favor të dy partive të mëdha. I pari ndodhi në vitin 2007, kur u bë ndryshimi i numrit të anëtarëve të KQZ-së me 9 Anëtarë (ishte vetëm me 7 deri më atëherë) dhe u bë me një mandat prej katër vjetësh kryetari i pushtetit vendor. Ndryshimet pasuan edhe më 2008, pastaj ndodhën me 2012 me mandatet dhe me çfarë shihet, ai do të ndryshojë gjithnjë në favor të të mëdhenjve. Dhe, kjo do të vazhdojë përderisa një politikan mëndjehapur i njërës prej këtyre dy partive do të bëjë divorcin e aktit që u lidh më 2008. Por, kjo është idilike, pasi deri më atëherë nuk ka asnjë shpresë. Mbase, Shqipëria do marrë realisht frymë, kur të mbarojë dashuria e PS-së me PD-në. (Javanews)/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9404,Camëri,121,Editorial,2068,Ekonomi,520,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,82,Histori,1486,Iliridë,291,Kosovë,2754,Kulture,733,Luginë,62,Moti,2,Politik,1909,Reportazh,181,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,522,Video,569,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Shqipëria merr pak frymë, kur të mbarojë dashuria PS-PD
Shqipëria merr pak frymë, kur të mbarojë dashuria PS-PD
https://1.bp.blogspot.com/-T-jUqt0UOSc/W79z6a9GlEI/AAAAAAAAZc8/Vv-QLsy0gmk9c7e-XruAx8X_mWQQGGvkgCLcBGAs/s640/download-5.png
https://1.bp.blogspot.com/-T-jUqt0UOSc/W79z6a9GlEI/AAAAAAAAZc8/Vv-QLsy0gmk9c7e-XruAx8X_mWQQGGvkgCLcBGAs/s72-c/download-5.png
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/10/shqiperia-merr-pak-fryme-kur-te-mbaroje.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/10/shqiperia-merr-pak-fryme-kur-te-mbaroje.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy