Shqipëria portë hyrëse për mallrat e falsifikuara

Raporti është ndër të vetmit në llojin e tij dhe sqaron me detaje rrugën që ndjekin produktet e falsifikuara në sektorë të ndryshëm. Në disa prej tyre, Shqipëria është ndër portat kryesore hyrëse. Shqipëria, sipas këtij raporti, është nyja kryesore e transportit të mallrave të falsifikuara drejt Europës Qendrore, Ukraina bën lidhjen me vendet e ish-bashkimit sovjetik dhe Rusinë, Maroku dhe Egjipti me Italinë e Spanjën, ndërsa Panamaja me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të dhënat e raportit i referohen 2013-ës, viti i fundit ku ka shifra reale dhe flasin për një industri globale që vlen plot 460 miliardë dollarë, nga ku 85 miliardë dollarë vetëm në Europë.

Po të marrim parasysh faktin se, Shqipëria është një ndër 4 linjat kryesore të tranzitit të këtyre mallrave që vlejnë 85 miliardë dollarë, atëherë, pa frikë mund të themi se, kjo lloj kontrabande nga Shqipëria gjeneron miliarda euro.

Produktet farmaceutike dhe kozmetike

Shqipëria figuron në listën e dhjetë vendeve që janë burim i produkteve farmaceutike të falsifikuara dhe mban vendin e 7 në këtë listë globale, duke qënë e vetmja europiane. Sa i përket produkteve kozmetike dhe parfumeve të falsifikuara, Shqipëria është e gjashta në botë dhe e treta në Europë.


Në të dyja këto kategori, si për produktet farmaceutike dhe për ato kozmetike, Shqipëria nuk figuron në listën e eksportuesve më të mëdhenj në Europë, por vetëm atë të gjasave që këto lloj produktesh të jenë të pranishme brenda vendit, çka do të thotë se, një pjesë e mirë e këtyre produkteve mbeten në vendin tonë, ose kontrabandohen në vendet e rajonit. Sipas Bashkimit Europian, OECD dhe Europol, Turqia shfrytëzon Shqipërinë si portën kryesore hyrëse të produkteve të falsifikuara drejt vendeve të Bashkimit Europian. Për furnizimin e Europës me parfume dhe produkte kozmetike false, Shqipëria nuk njeh rivalë në kontinent. Rruga kryesore e transportit është tokësore. Sa i përket parfumeve dhe produkteve kozmetike të flasifikuara, pjesa dërrmuese e tyre imprtohen nga Kina, për të shkuar në Turqi, Shqipëri e më pas në vendet e Europës Perëndimore.

Tregu vendas ngopet me “falso”

Për produktet e lëkurës dhe çantat, Shqipëria është e treta në botë dhe e para në Europë, madje ia kalon edhe Hong Kongut, që është ndër prodhuesit dhe eksportuesit më të mëdhenj në botë të produketeve të falsifikuara.


Te e njëjta kategori, në tabelën e importeve, Shqipëria zbret në vendin e 9, çka do të thotë se, një pjesë e madhe e këtyre produkteve janë të destinuara për tregun e brendshëm. Shqipëria, Bosnja dhe Maroku janë ndër tre vendet kryesore të kontrabandës së këpucëve në Europë. E njëjta gjë vlen për syzet e diellit, pajisjet mjekësore, e sidomos për lojërat e fëmijëve dhe pajisjet sportive. Në thuajse çdo kategori të përmendur në këtë raport, Shqipëria jo vetëm që përmendet, por është një ndër vendet ku tre institucionet prestigjioze vënë theksin e tyre.

Ajo që shqetëson më së shumti nga ky raport, nuk është roli i Shqipërisë në tregun global të mallrave të falsfikuar, por fakti se, një pjesë e madhe e këtyre produkteve kanë për synim, në mënyrë të paramenduar, tregun vendas. Pra, jo rastësisht mbeten pa u kontrabanduar drejt vendeve të Bashkimit Europian. Këtë e thonë tre institucionet mjaft prestigjoze, si Bashkimi Europian, OECD dhe Europol.

Më shqetësuese, situata bëhet po të marrim parasysh se, pjesa më e madhe e këtyre produkteve ka ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin e njerëzve. Ilaçet dhe pajisjet mjekësore e vendosin Shqipërinë në krye të listës së vendeve më problematike në botë. Ndjekin produktet kozmetike dhe ato të higjienës personale, produkte që po ashtu kanë ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin e njerëzve. E njëjta gjë vlen edhe për lodrat e fëmijëve.


Përse Shqipëria?

Në raport nënvizohet edhe një e dhënë tjetër mjaft interesante. Në pjesën kryesore të kategorive, e veçanërisht në produktet kozmetike dhe veshjet, Turqia është partneri kryesor i vendit tonë në këtë “krim”, ose thënë ndryshe, Shqipëria është vendi i përzgjedhur nga Turqia, për shkak të një sërë karakteristikash për të bërë lëvizjen e fundit drejt Europës.

Shqipëria është vendi ideal për ta bërë këtë gjë, për shkak të pozitës gjeografike tepër të favorshme, daljes në det, e veçanërisht falë korrupsionit galopant, sidomos në dogana por edhe varfërisë së vendit. Niveli i lartë i varfërisë detyron jo vetëm një pjesë të ekonomisë që të operojë në paligjshmëri, por shtyn edhe një pjesë të madhe të njerëzve të blejnë mallra të lira, duke mos patur zgjidhje tjetër veç të bërit kompromis, madje edhe me shëndetin e tyre dhe të fëmijëve të tyre.


Shqipëria ka një specifikë krejt tjetër nga vendet e tjera të përmendura në këtë raport; kontrabanda nuk është qëllimi kryesor, por ngopja e tregut vendas. Në një tjetër kategori, atë të syzeve të diellit, mjeteve fotografike dhe pajisjeve mjekësore, Shqipëria është e dyta në botë sa i përket gjasave që, ekonomia jonë të jetë një burim produktesh të falsifikuara të këtyre kategorive. Shqipëria vjen në listë vetëm pas Pakistanit.

Sa i përket eksporteve drejt vendeve të Unionit, situata sërish ndryshon rrënjësisht, aq sa ndër 11 vende, raporti nuk e liston kurrkund Shqipërinë. Kjo do të thotë se, për syzet e diellit, pajisjet mjekësore dhe ato fotografike, tregu vendas është i tejmbushur dhe pjesa dërrmuese e konsumatorëve janë të ndërgjegjshëm për mallin që blejnë, origjinën e tyre e sidomos cilësinë. Tre kategoritë më problematike në vendin tonë, sa i përket tranzitimit të tyre drejt botës, janë lodrat për fëmijë, lojërat e ndryshme dhe pajisjet e sportit, bizhteritë, veshjet dhe tekstilet.

Raporti i Bashkimit Europian, Europol dhe OECD arrin në përfundimin se, Shqipëria, për parfumet dhe produktet e lëkurës gëzon një lloj pozite monopoli në tregun e produkteve të falsifikuara. I vetmi ngushëllim nga ky raport është fakti se, në kategorinë e ushqimeve të falsifikuara, Shqipëria nuk përmendet në asnjë rresht apo listë të vetme. Në terma të përgjithshëm raporti nënvizon se, në vitin 2013, produktet e falsifikuara përbënin 2.5% të tregtisë globale. Në Europë, kjo normë është dy herë më e lartë, në 5%, çka ilustron mjaft mirë rëndësinë e problemit dhe ngre alarmin për një zgjidhje sa më të shpejtë.

 

Rregullore e re për markat

Në maj të këtij viti, qeveria shqiptare miratoi një rregullore të re për markat. Ajo gjendet e botuar në Fletoren Zyrtare Nr.82 të datës 6 Qershor 2018 dhe ka hyrë në fuqi prej 7 qershor, 2018. Rregullorja synon të specifikojë procedurat dhe rregullat e parashikuara nga ndryshimet e fundit të Ligjit Nr.9947, datë 07.07.2018 “Për Pronësinë Industriale”.


Neni 22, pika 8 rregullores siguron një përkufizim të markave identike, përkufizim ky, që nuk limitohet tek kuptimi i drejtpërdrejtë i termit “identike.” Rregullorja përcakton shprehimisht: “Markat do të konsiderohen identike, kur në pamje të parë ato nuk dallojnë, ose ndryshojnë vetëm në aspekte të parëndësishme”. Më tej, sipas rregullores Drejtoria e patentave dhe markave (DPPI), mund të refuzojë një markë “ex-officio”, nëse ka një markë të mëparshme të regjistruar identike.

Neni 58, pika e rregullores specifikon se: “në rast të përcaktimit, nëse një markë është e mirënjohur apo jo, autoritetet shqiptare duhet të marrin parasysh Rekomandimet e Përbashkëta, në lidhje me Dispozitat për Mbrojtjen e Markave të Mirënjohura, të miratuara nga Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale. Megjithatë, rregullorja nuk arriti të përcaktojë procedurën për fitimin e statusit të një marke si të mirënjohur. Mbetet e paqartë, nëse duhet të vendoset në një procedurë të veçantë, ose së bashku me pretendime të tjera, në gjykatë, ose para DPPI-së.

Në vijim të ndryshimeve të fundit të Ligjit të Pronësisë Intelektuale, në mars 2017, rregullorja detajon rregulla për procedurat e mbrojtjes së të drejtave mbajtur pranë DPPI-së. Sipas ndryshimeve në ligj, DPPI-ja, jo vetëm që do të shqyrtojë kundërshtimet ndaj aplikimeve për markë dhe ankesat ndaj refuzimeve për shkaqe absolute, por gjithashtu do të shqyrtojë dhe kërkesat për çregjistrimin dhe zhvlerësimin e një marke; kërkesa këto, që para ndryshimeve të ligjit ngriheshin direkt në gjykatë. Ndryshimet parashikuan gjithashtu krijimin e dy shkallëve të gjykimit brenda DPPI-së, për shqyrtimin e procedurave të sipërpërmendura, që janë: Dhoma e Kundërshtimeve, për kundërshtime ndaj një marke të aplikuar; Dhoma e Pavlefshmërisë, për kundërshtime ndaj një marke tashmë të regjistruar dhe, shkalla e dytë; Bordi i Apelit.


Rregullorja siguron më shumë kohë për ankimuesin dhe aplikantin, që të plotësojë përkatësisht dosjen dhe t’i përgjigjet një kundërshtimi. Tani ky afat është dy muaj pas njoftimit të DPPI-së; rregullorja e mëparshme parashikonte një afat më të shkurtër kohor, prej vetëm një muaji. Ndërsa afatet për depozitimin e kundërshtimeve ndaj një aplikimi për markë, apo refuzimi në baza absolute nuk mund të zgjaten ose të rivendosen në afat, rregullorja u mundëson ankimuesve të veprojnë shpejt. /ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8305,Camëri,113,Editorial,1806,Ekonomi,444,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1353,Iliridë,258,Kosovë,2452,Kulture,656,Luginë,50,Moti,2,Politik,1810,Reportazh,162,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,498,Video,515,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Shqipëria portë hyrëse për mallrat e falsifikuara
Shqipëria portë hyrëse për mallrat e falsifikuara
https://4.bp.blogspot.com/-49TmqQYsi48/W7kMFo8na0I/AAAAAAAAZWU/7sIr9B2sg4IFwZj-tT8sc1AaTfPKsvZGACLcBGAs/s640/Fake-2.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-49TmqQYsi48/W7kMFo8na0I/AAAAAAAAZWU/7sIr9B2sg4IFwZj-tT8sc1AaTfPKsvZGACLcBGAs/s72-c/Fake-2.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/10/shqiperia-porte-hyrese-per-mallrat-e.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/10/shqiperia-porte-hyrese-per-mallrat-e.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy