Shqiptarët “dynden” për azil drejt Holandës

Gjatë muajve Gusht-Shtator, numri i shqiptarëve të cilët kanë kërkuar azil në Holandë është i njëjtë me të gjithë vitin e kaluar.

Të dhënat e Zyrës së Statistikave në Holandë flasin kështu për një tendencë të re të shqiptarëve, të cilët gjatë muajve të fundit janë dyndur në Holandë.

Gjatë tremujorit të tretë të vitit, numri i shqiptarëve azilkërkues në Holandë është pesëfishuar në krahasim me tremujorin paraardhës tregojnë të dhënat zyrtare. Kështu, vetëm gjatë tremujorit të dytë, në Holandë kanë aplikuar për herë të parë për azil 345 shqiptarë, nga 70 të tillë gjatë tremujorit paraardhës.

Muaji shtator mban rekordin, me rreth 200 shqiptarë. Të dhënat bëhen edhe më alarmante po të kemi parasysh faktin se, thuajse gjysma e azilkërkuesve janë nën 18 vjeç, ç`ka do të thotë se, në pjesën dërrmuese, shqiptarët azilkërkues janë familje, pra çifte me fëmijë. Ndër 345, 150 prej tyre janë djem dhe vajza, thonë të dhënat zyrtare të Zyrës së Statistikave në Holandë.

Paçka se, shifrat janë ende larg atyre të viteve 2015-2016, kur numri i shqiptarëve azilkërkues i kalonte 1 mijë, shifrat e dy muajve të fundit flasin për një tendencë të re të shqiptarëve nëpër Europë. Përgjatë të gjithë 2018-ës, numri ngjitet në 460, ndërsa shqiptarët vijojnë të jenë grupimi i 5-të më i madh i azilkërkuesve në vend.

Diçka duket se ka ndodhur me kanalet e kalimit të paligjshëm të kufijve, nga Shqipëria në Europë, dhe shqiptarët po e shfrytëzojnë këtë për t`u larguar drejt një prej vendeve me mirëqenien më të lartë në kontinentin e vjetër, siç është Holanda./scan/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9319,Camëri,121,Editorial,2042,Ekonomi,508,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1478,Iliridë,289,Kosovë,2699,Kulture,724,Luginë,62,Moti,2,Politik,1899,Reportazh,181,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,521,Video,568,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Shqiptarët “dynden” për azil drejt Holandës
Shqiptarët “dynden” për azil drejt Holandës
https://2.bp.blogspot.com/-p56iarcabBw/W9oT4jOLc7I/AAAAAAAAaYc/hAr5O14cxzcMi4J9vSz7Mau64pS82OodwCLcBGAs/s640/azilante-765x383_1540929616-4492139.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-p56iarcabBw/W9oT4jOLc7I/AAAAAAAAaYc/hAr5O14cxzcMi4J9vSz7Mau64pS82OodwCLcBGAs/s72-c/azilante-765x383_1540929616-4492139.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/10/shqiptaret-dynden-per-azil-drejt.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/10/shqiptaret-dynden-per-azil-drejt.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy